2025
Kisha në Mongoli
Shtator 2025


“Kisha në Mongoli”, Liahona, shtator 2025.

Kisha në Mongoli

hartë që tregon tempullin në Mongoli
Sheshi Sukbatar

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është rritur në mënyrë të qëndrueshme në Mongoli që kur mbërritën për herë të parë çiftet e misionarëve në moshë, në vitin 1992. Të kthyerit e parë në besim në Mongoli u pagëzuan në vitin 1993 dhe dega e parë u organizua në po atë vit. Në vitin 1995 u krijua misioni i parë. Sot Kisha në Mongoli ka:

  • 12 400 anëtarë (përafërsisht)

  • 2 kunje, 24 lagje dhe degë, 1 mision

  • 1 tempull (që do të ndërtohet në Ulan‑Bator)

fotografi familjeje në një pyll

Bekimet Shpirtërore

Munk‑Od Altansuku (lart në të djathtë), nga Kunji Lindor i Ulan‑Batorit thotë: “Unë fitoj përvoja të paçmueshme shpirtërore nëpërmjet veprimeve të ndryshme si studimi i shkrimeve të shenjta, shërbimi ndaj të tjerëve dhe adhurimi në tempull. E di se gjërat e vogla dhe të thjeshta të ungjillit, të ushtruara rregullisht, do të na ndihmojnë që të përparojmë drejt ekzaltimit si një familje.”