“Zoti e ka caktuar familjen që të jetë njësia bazë e Kishës dhe e shoqërisë.” Familjet mund të përbëhen nga një bashkëshort dhe një bashkëshorte me fëmijë dhe ato gjithashtu mund të jenë një person i vetëm, një prind i vetëm dhe fëmijët, ose një bashkëshort e bashkëshorte pa fëmijë. Nganjëherë këto familje mund të përfshijnë familjarë të tjerë. Cilido qoftë statusi ynë civil ose rrethanat tona vetjake, secili prej nesh i përket familjes së Perëndisë, secili është pjesëtar i një familjeje tokësore dhe secili po përgatitet që të jetë prind i përjetshëm.
Për mijëvjeçarë, profetët dhe apostujt kanë shpallur shenjtërinë e familjes dhe kanë paralajmëruar për fatkeqësitë që u bien individëve, kombeve dhe botës nëse familjet nuk ruhen dhe mbrohen. Këtu janë disa fjalë të frymëzuara nga profetët dhe apostujt lidhur me familjen dhe rëndësinë e proklamatës “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”.
Familja Është Qendra e Planit të Perëndisë
Presidenti Rasëll M. Nelson,
President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
“Thelbësore për planin e Perëndisë është familja. Në fakt, një qëllim i planit është të ekzaltojë familjen. Toka u krijua me qëllim që ne si fëmijë shpirtërorë të jetës para lindjes të Atit tonë në Qiell, të mund të vijmë në tokë dhe të marrim trupa fizikë. Ne jemi këtu që të provohemi dhe vihemi në provë [shihni tek Abraham 3:24–25 ]. Ne jemi këtu që ‘të zgjedhi[m] lirinë dhe jetën e përjetshme … ose të zgjedhi[m] robërinë dhe vdekjen’ [2 Nefi 2:27 ]. Dhe më e mira nga të gjitha, jemi të lejuar të biem në dashuri, të martohemi dhe të ftojmë fëmijë në familjet tona” (“Faith and Families ”, Ensign , mars 2007, f. 39).
Proklamata mbi Familjen Themelohet mbi Doktrinë të Përjetshme
Presidenti Dallin H. Ouks,
Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë
“Ata që nuk e kuptojnë tërësisht planin plot dashuri të Atit për fëmijët e Tij, mund ta konsiderojnë këtë proklamatë mbi familjen si diçka jo më shumë sesa një thënie të ndryshueshme të rregullores. Përkundrazi, ne pohojmë se proklamata mbi familjen, e hartuar mbi doktrinën e paanulueshme, përcakton llojin e marrëdhënieve familjare ku mund të ndodhë pjesa më e rëndësishme e zhvillimit tonë të përjetshëm” (“Dashuria Hyjnore në Planin e Atit ”, Liahona , maj 2022, f. 103).
Jeta Familjare në Vdekshmëri na Përgatit për Përjetësinë
Presidenti Henri B. Ajring,
Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë
“Njësia familjare është themelore jo vetëm për shoqërinë dhe Kishën por gjithashtu për shpresën tonë për jetë të përjetshme. Ne fillojmë të praktikojmë në familje, njësinë më të vogël, atë që do të përhapim në Kishë dhe në shoqërinë në të cilën jetojmë në këtë botë dhe që pastaj do të jetë ajo çfarë do të praktikojmë në familjet e lidhura përgjithmonë nga besëlidhjet dhe nga besnikëria” (“The Family ” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 5 nëntor 1995], f. 8, speeches.byu.edu).
Intimiteti Fizik Ruhet për Martesë
Presidenti Xhefri R. Holland,
Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
“Intimiteti njerëzor ruhet për një çift të martuar sepse ai është simboli përfundimtar i një bashkimi të plotë, një plotësi dhe një bashkim i shuguruar dhe i përcaktuar nga Perëndia. Që nga Kopshti i Edenit e më tej, martesa kishte për qëllim të nënkuptonte një shkrirje të plotë të një burri dhe një gruaje – të zemrave, shpresës, jetës, dashurisë, familjes, të ardhmes së tyre, të çdo gjëje. … Ky është një bashkim i një tërësie të tillë sa ne përdorim fjalën vulosje për të përçuar premtimin e tij të përjetshëm” (“Personal Purity ”, Ensign , nëntor 1998, f. 76; Liahona , janar 1999, f. 91).
“Dashuria e një prindi për një fëmijë është një nga forcat më të fuqishme në gjithësinë. Është një nga gjërat e pakta në këtë tokë që vërtet mund të jetë e përjetshme.
Tani, ndoshta ju ndieni se marrëdhënia juaj me fëmijën tuaj nuk është ideale. Këtu hyn në funksionim fuqia e Shpëtimtarit. Ai e shëron të sëmurin dhe Ai mund t’i shërojë marrëdhëniet. Ai i shumëfishon bukën dhe peshqit dhe Ai mund ta shumëfishojë dashurinë dhe gëzimin në shtëpinë tuaj” (“Jezu Krishti Është Forca e Prindërve ”, Liahona , maj 2023, f. 56).
Forcojini Lidhjet Familjare, Edhe Kur Disa Mund të Jenë Thyer
Plaku Dejvid A. Bednar,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
“Juve [të rinj e të reja në moshë madhore] që keni përjetuar pikëllimin e një divorci në familjen tuaj apo keni ndier ankthin e një mirëbesimi të dhunuar, ju lutem mbajeni mend se ajo fillon sërish me ju! Një lidhje në zinxhirin e brezave tuaj mund të jetë thyer, por lidhjet e tjera të drejta dhe ajo që mbetet nga zinxhiri, janë gjithsesi përjetësisht të rëndësishme. Ju mund t’i shtoni forcë zinxhirit tuaj e ndoshta edhe të ndihmoni për t’i rivendosur lidhjet e thyera. Ajo punë do të kryhet një e nga një” (“Një Lidhje Bashkëngjitëse ” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 10 shtator 2017], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
“Burrat dhe gratë kanë role të pashoqe siç përvijohen te dokumenti ‘Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës’ por kujdestaritë e tyre janë të barabarta në vlerë dhe rëndësi. Ata kanë fuqi të barabartë për të marrë zbulesë për familjen e tyre. Kur punojnë së bashku me dashuri e drejtësi, vendimet e tyre bekohen nga qielli” (“Dashuri të Madhe për Fëmijët e Atit Tonë ”, Liahona , maj 2019, f. 79).
Prindërit Duhet t’i Udhëheqin Fëmijët drejt Shpresës te Krishti
Plaku D. Tod Kristoferson,
i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve
“Perëndia shuguroi që burrat e gratë duhej të martoheshin dhe të lindnin fëmijë, duke krijuar në këtë mënyrë, në bashkëpunim me Perëndinë, trupat fizikë që janë kyç për provën e vdekshmërisë dhe që janë thelbësorë për lavdinë e përjetshme me Të. Ai gjithashtu shuguroi që prindërit duhej të krijonin familje dhe t’i rritnin fëmijët e tyre në dritë e të vërtetë [shihni te Doktrina e Besëlidhje 93:36–40 ], duke i udhëhequr ata drejt një shprese në Krishtin” (“Përse Martesa, Përse Familja ”, Liahona , maj 2015, f. 51).
“Nëse i përzgjedhim pjesët që duam t’i pranojmë nga proklamata, ne e mjegullojmë pikëpamjen tonë të përjetshme, duke i vënë shumë rëndësi përvojës sonë këtu dhe tani. Duke e përsiatur plot lutje proklamatën nëpërmjet syrit të besimit, ne e kuptojmë më mirë se sa bukur lidhen parimet, duke e përkrahur njëri‑tjetrin, duke zbuluar planin e Atit tonë për fëmijët e Tij” (“Syri i Besimit ”, Liahona , maj 2019, f. 36).