“Për Kohën Tonë”, Liahona, shtator 2025.
Për Kohën Tonë
Tridhjetë vjet pasi proklamata mbi familjen iu paraqit botës, parimet e saj hyjnore janë më profetike dhe më të vlefshme se kurrë.
Presidenti Gordon B. Hinkli duke i folur një bashkësie në Santiago të Kilit
Më 23 shtator 1995, Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) foli në një mbledhje të motrave të Shoqatës së Ndihmës dhe paraqiti dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”. Në vijim janë disa prej komenteve të tij për atë rast:
“Besoj se duhet të jetë bekimi i çdo fëmije që të lindë në një shtëpi ku ai fëmijë mirëpritet, edukohet, i falet dashuri dhe bekohet me prindër, një baba dhe një nënë, të cilët jetojnë me besnikëri ndaj njëri‑tjetrit dhe ndaj fëmijëve të tyre. …
Me sa më shumë siguri t’i rritni fëmijët tuaj sipas mënyrave të ungjillit të Jezu Krishtit, me dashuri dhe pritshmëri të larta, aq më shumë gjasë ka që do të ketë paqe në jetën e tyre. …
Me kaq shumë sofizëm që jepet si e vërtetë, me kaq shumë mashtrime lidhur me standardet e vlerat, me kaq shumë joshje dhe tërheqje për të marrë ndotjen e ngadaltë të botës, ne e kemi ndier që të lajmërojmë dhe paralajmërojmë. Në mbështetje të kësaj, ne të Presidencës së Parë dhe të Këshillit të Dymbëdhjetë Apostujve tani i shpallim një proklamatë Kishës dhe botës si një deklarim dhe ripohim të standardeve, doktrinave dhe praktikave që lidhen me familjen, të cilat profetët, shikuesit dhe zbuluesit e kësaj kishe i kanë përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë historisë së saj. …
Ne iu rekomandojmë të gjithëve një lexim të kujdesshëm, plot mendim e lutje të kësaj proklamate. Forca e çdo kombi i ka rrënjët brenda mureve të shtëpive të tij. Ne i nxitim njerëzit tanë kudo që t’i forcojnë familjet e tyre në përputhje me këto vlera të respektuara prej kohësh.”