Miku
Dhënia e Lajmit të Mirë
Mars 2026


“Dhënia e Lajmit të Mirë”, Miku, mars 2026, f. 36–37.

Dhënia e Lajmit të Mirë

Një ngjarje e vërtetë nga Kenia.

Ilustrime të pemëve të mangos, të shtëpive me çati kashte dhe të një gruaje që i jep një djali të vogël një pjatë me pite

Një të diel Pashke me diell, Rajani u zgjua herët dhe vrapoi drejt kuzhinës. Ai mund të nuhaste aromën e kokosit dhe erëzat nga mahamri [petullat] që sapo kishte gatuar mami. Rajani hëngri një kafshatë nga një petull e ngrohtë, e fryrë në formë trekëndore. “Ma! Është Pashkë! A mund ta shohim sot filmin e Jezusit?”, – e pyeti ai me një buzëqeshje të madhe.

Mami e vështroi dhe buzëqeshi. “Patjetër!”

Vëllai i vogël i Rajanit, Liami, vrapoi jashtë ndërsa mami dhe Rajani u ulën për të parë filmin.

Ilustrimi i një gruaje dhe të një djali të ulur së bashku duke parë në televizor

Ata panë Jezu Krishtin të kryente mrekulli dhe t’u shërbente njerëzve. Pastaj, kur njerëzit e lënduan Jezusin, sytë e Rajanit u mbushën me lot.

“Mami, pse ia bënë këtë Jezusit?” – pyeti ai me trishtim.

“Ai zgjodhi të vuante për ne”, – tha mami. “Ai na do shumë, Rajan. Ai vdiq që ne të mund të jetojmë përsëri.”

Kur në film u shfaq pjesa e Ringjalljes së Jezu Krishtit, Rajani buzëqeshi. “Shikoje, mami! Ai është i gjallë përsëri!”

“Ashtu është”, – tha mami. “Ai u ringjall! Siç tha edhe engjëlli në Bibël.”

Më vonë, Rajani doli jashtë për të luajtur. Ai pa Liamin duke luajtur me shkopinj nën pemën e mangos.

Ilustrim i djalit që shkon drejt vëllait më të vogël, i cili është ulur nën një pemë mangoje

“Liam! Dua të të tregoj një histori të hatashme”, – tha Rajani.

Liami priti ndërsa Rajani u ul nën pemën e mangos. “A flet për makinat?”

“Jo. Akoma më mirë!” – tha Rajani. “Ajo flet për Jezusin. Ai vdiq, por më pas u kthye sërish në jetë.”

“Vërtet?” – pyeti Liami.

“Po! Një engjëll tha: ‘Ai nuk është këtu, sepse u ringjall!’ Kjo do të thotë që edhe ne mund të jetojmë përsëri.”

“Ua!” – tha Liami. “Jezusi qenka vërtet i fortë!”

Rajani pohoi me kokë. Ai mendoi se sa shumë e donte Jezu Krishti. Kjo ia mbushi zemrën plot gëzim. Ai ia kishte dhënë lajmin e mirë familjes dhe kjo e bëri Pashkën edhe më të veçantë.

Dy djem të ulur nën një pemë mangoje
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Margarida Esteves. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.