Miku
Margoja dhe Paolo
Mars 2026


“Margoja dhe Paolo”, Miku, mars 2026, f. 26–27.

Margoja dhe Paolo

Tradita të Reja

Margoja, Paolo, gjyshja dhe vogëlushi Lukas në dyqan ushqimor. Vezë çokollate të mbështjella varen nga tavani.

Urra! Ja më në fund, paskan vezë Pashke! A mund të marr një? Të luuuuuutem?

Jo sot. Do ta marrësh për Pashkë.

Paolo dhe gjyshja zgjedhin fruta ndërsa Margoja var buzët në sfond

Dua të provoj ca tradita të reja Pashke këtë vit.

O? Çfarë për shembull?

Paolo mban në dorë një portokall. Në sfond, Margoja përpiqet të kërcejë lart dhe të kapë një vezë çokollate që varet.

Shoqja jonë, Xhulia, tha se përpara Pashkës, ajo agjëron për 40 ditë, si Jezusi.

Margoja e vështron gjyshen e tronditur, me sy të zgurdulluar

Nuk ha për 40 DITË?

Margoja duket e tmerruar ndërsa gjyshja i shpjegon

Ndoshta ajo heq dorë nga diçka që i pëlqen, si për shembull lojërat kompjuterike ose çokollatat.

Çfarë? Asnjë çikë ÇOKOLLATË?

Portret nga afër i gjyshes

Disa njerëz bëjnë një sakrificë si kjo për ta kujtuar Jezusin për Pashkë.

Margoja duket e shqetësuar ndërsa gjyshja ecën duke shtyrë karrocën e pazarit. Vogëlushi Lukas zgjatet të marrë diçka në raft.

Edhe mua më duhet të heq dorë nga çokollatat?

Ka plot mënyra të tjera se si ta kujtojmë Shpëtimtarin në periudhën e Pashkës.

Paolo ngre gishtin a thua se ka ndonjë ide. Ai dhe Margoja që të dy duken të emocionuar.

Oo! A e mban mend Pashkën që kaluam në Holandë?

O, po. Ai zjarri bubulak na kujtoi se drita e Jezu Krishtit e mposht errësirën.

Portret nga afër i Paolos. Në sfond, Margoja vrapon drejt një rafti vezësh çokollate.

Vë bast se miqtë tanë anembanë botës kanë shumë tradita të bukura. Le t’u shkruajmë!

Margoja buzagaz me krahët e mbushur plot me vezë çokollate gjigante

Ndoshta duhet t’u dërgojmë edhe atyre ca çokollata!

Margoja i hedh çokollatat te karroca e pazarit të gjyshes

Këto janë shumë të mëdha për t’i dërguar.

Ou! Sa keq, do t’i hamë për vete atëherë!

Gjyshja ngre një vezë çokollate ndërsa Margoja buzëqesh pak në siklet

Margo …

Mund të hash një.

Faqe në PDF

Ilustrimet nga Katie McDee. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.