Miku
Sfida për Veprimtaritë e Pashkës
Mars 2026


“Sfida për Veprimtaritë e Pashkës”, Miku, mars 2026, f. 14–15.

Sfida për Veprimtaritë e Pashkës

Bëje njërën prej këtyre veprimtarive çdo ditë deri sa të vijë Pashka, duke filluar sa më shpejt të mundesh. Ngjyrosi figurat për çdo veprimtari që bën.

  • Lexoje mesazhin e Motrës Brauning në faqen 2.

  • Këndo një këngë rreth Pashkës.

  • Lexo te Gjoni 20:1–18.

  • Shkruaje, vizatoje ose jepe dëshminë tënde për Jezu Krishtin.

  • Lutu për dikë që ka nevojë për më tepër dashuri.

  • Lexoje historinë e Pashkës në faqet 4–7.

  • Kërko te revista për të mësuar se si e kremtojnë Pashkën të tjerët.

  • Kur të marrësh sakramentin, mendo rreth Jezu Krishtit.

  • Shiko një material filmik për Pashkën në faqen ChurchofJesusChrist.org.

  • Ngjyros faqet 24–25. A mësove ndonjë gjë të re?

  • Bëj një dramatizim të Pashkës duke përdorur faqet 18–23.

  • Mëso rreth Pashkës në mbarë botën në faqet 28–29.

  • Bëj një punëdore për Pashkën në faqet 38–39.

  • Përdori faqet 8–9 për të bërë një kopsht për Ringjalljen.

  • Shërbeji dikujt në familjen tënde.

Veprimtaria në PDF me figura për të ngjyrosur, me tema për Pashkën

Ilustrimet nga Simona Love. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.