“Sepse Perëndia e Deshi Aq Botën”, Miku, mars 2026, f. 2–3.
Nga Presidenca e Fillores
Sepse Perëndia e Deshi Aq Botën
Ati Qiellor na do të gjithëve aq shumë saqë dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të na ndihmuar që të kthehemi tek Ai.
Jezusi e dinte se do të kishte raste në jetën tonë kur do të ndienim trishtim, dhembje dhe vetmi. Do të bënim gabime e madje do të kishim frikë nganjëherë. Në Kopshtin e Gjetsemanit, Jezu Krishti zgjodhi t’i ndiente të gjitha ato gjëra që Ai të mund të na kuptonte dhe ndihmonte përsosurisht. Ai gjithashtu pagoi për mëkatet tona që ne të mund të pendohemi. (Shih tek Alma 7:11–13.)
Jezusi e dinte gjithashtu se, kur të vijë koha, të gjithë ne do të vdesim. Vdekja është një pjesë e natyrshme dhe normale e jetës. Mirëpo, Perëndia nuk dëshironte që vdekja të ishte fundi i historisë sonë. Për shkak se Jezu Krishti dha jetën e Tij dhe u ringjall, të gjithë ne do të jetojmë përsëri gjithashtu. Për këtë arsye, Ai zgjodhi të vdiste për ne.
Ne e quajmë atë që bëri Shpëtimtari Shlyerja e Jezu Krishtit. Kjo dhuratë e shenjtë u bë për ne me dashuri. Kujto, Perëndia e deshi aq botën saqë Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin (shih te Gjoni 3:16). Dhe Jezusi na deshi aq shumë saqë Ai dha jetën e Tij që ne të mund të kthehemi për të jetuar përsëri me Perëndinë.
Pashka Ka të Bëjë me Dashurinë
Sa herë mund ta gjesh fjalën dashuri ose dashur/deshi/doni në këto vargje? Shkruaje numrin pranë secilit shkrim të shenjtë, pastaj zgjidhe problemën matematikore. Kur ta gjesh përgjigjen, përpiqu t’i bësh të gjitha ato gjëra për ta përhapur dashurinë e Jezusit tek të tjerët.
Gjoni 3:16
+
Gjoni 13:34
+
Efesianëve 5:2
-
Gjoni 15:13
-
Romakëve 8:35, 37
=