“Batanije Pashke”, Miku, mars 2026, f. 34–35.
Batanije Pashke
Fëmijët e Fillores në Përth të Australisë, përhapën ngrohtësinë e Jezusit duke u dhuruar batanije grave në moshë në lagjen e tyre. Në kohën e Pashkës në Australi, temperatura fillon të ftohet në vjeshtë para se të vijë dimri. Fëmijëve shpesh u dhurohen një palë pizhame të reja të ngrohta dimërore me vezë çokollate në mëngjesin e Pashkës. Pizhamet dhe batanijet e ngrohta mund të na kujtojnë ngrohtësinë e dashurisë së Jezu Krishtit.
1. Ata shkuan në dyqan së bashku për të zgjedhur batanijet.
2. Ata gjithashtu bënë punëdore me lule, ngjyen vezë Pashke prej druri dhe zbukuruan kartolina për t’i dhuruar me batanijet.
3. Pastaj ata dorëzuan batanijet. U kënaqën duke punuar së bashku për t’u sjellë të tjerëve dashurinë e Shpëtimtarit në kohën e Pashkës.
Ja letra që fëmijët e dërguan me batanijet!
Më pëlqeu që kisha mundësinë të bashkohesha dhe të bënim diçka së bashku. Dalja për blerje ishte çasti më i mirë dhe ne duhej të zgjidhnim ngjyrat e batanijeve. Ishte një përvojë argëtuese dhe e gëzueshme.
Robert D., 9 vjeç
Na pëlqeu që pamë fytyrat e buzëqeshura të grave në lagjen tonë kur iu dhuruam batanijet.
Mika dhe Hajrëm M., 10 dhe 8 vjeç
U argëtova shumë duke bërë diçka të bukur për njerëzit në moshë në lagjen tonë.
Majli N., 8 vjeçe
Ilustrimet nga Sophie Loren Moran. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.