Miku
Udhëtim Gjatë Javës së Shenjtë
Mars 2026


“Udhëtim Gjatë Javës së Shenjtë”, Miku, mars 2026, f. 14–15.

Udhëtim Gjatë Javës së Shenjtë

Jerusalemi

Vizatim me ilustrimin e Jezu Krishtit duke ecur mbi një gomar në Jerusalem

Të dielën e Palmave, njerëzit e përshëndetën Jezu Krishtin kur Ai erdhi në Jerusalem. Ata thirrën “Hosana” për të kremtuar. Hosana është një fjalë në hebraisht që do të thotë “të lutem na shpëto”.

Vizatim me ilustrimin e Jezu Krishtit duke larë këmbët e dishepujve

Mbrëmjen e Darkës së Fundit, Jezusi lau këmbët e dishepujve të Tij. Ai vendosi një shembull për shërbimin e përulur që ne ta ndjekim.

Kopshti i Gjetsemanit

Vizatim me ilustrimin e Jezu Krishtit duke u lutur në Gjetseman

Në Kopshtin e Gjetsemanit, Jezu Krishti u lut dhe ndjeu dhembjet dhe shqetësimet e çdo personi pa përjashtim. Ai vuajti për mëkatet tona.

Varri

Vizatim me ilustrimin e njerëzve në varr

Jozefi nga Arimatea bëri pyetjen a mund të kujdesej ai për trupin e Jezu Krishtit pas vdekjes. Jozefi ofroi varrin e tij që Jezusi të kishte një vend të mirë për t’u prehur.

Vizatim me ilustrimin e Shpëtimtarit të ringjallur tek i shfaqet Marisë

Maria Magdalena ishte e para që e pa Shpëtimtarin pas Ringjalljes së Tij. Ajo vrapoi t’u tregonte Apostujve lajmin e mirë!

Kontinenti Amerikan

Vizatim me ilustrimin e Jezu Krishtit me fëmijët

Pas vdekjes së Tij, Jezu Krishti vizitoi “dele[t e Tij] të tjera” anekënd botës. Një nga vendet që Ai vizitoi, ishte kontinenti amerikan. Ata ndien plagët në duart e këmbët e Tij dhe e dinin se Ai ishte Shpëtimtari i ringjallur.

Faqe në PDF

Ilustrimi nga Dave Klüg. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.