“Gëzuar Pashkën!”, Miku, mars 2026, f. 30–31.
Gëzuar Pashkën!
Një ngjarje e vërtetë nga Kamboxha.
Sot ishte Pashkë! Familja e Gloriës do të pikturonte vezë Pashke dhe të hante makarona aziatike me salcë kërri.
Babi kapi një vezë të nxehtë. “Kujdes, ba!” – qeshi Gloria.
Gloria e pikturoi me ngjyrën vjollcë vezën e saj.
“A e di ti pse e kremtojmë Pashkën?” – pyeti babi.
“Për shkak se Jezusi vdiq për ne dhe u ngjall përsëri”, – tha Gloria.
“Po!” – tha mami. “Për shkak të Jezusit, ne mund të jetojmë së bashku përgjithmonë me Të një ditë!”
“Mendoj se Jezusi na do ashtu siç e duam ne njëri-tjetrin”, – tha Gloria.
“Prandaj, Ai dëshiron që ne të jetojmë përgjithmonë me Të!”
Ilustrimet nga Gillian Reid. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.