“Argëtim Javor me Shkrimet e Shenjta”, Miku, mars 2026, f. 41–43.
Eja, Më Ndiq
Argëtim Javor me Shkrimet e Shenjta
23 Shkurt – 1 Mars
Për kapitujt te Zanafilla 18–23
Durimi dhe Koha e Perëndisë
Kënga: “God’s Gracious Love” [“Dashuria e Hirshme e Perëndisë”] (Hymns—For Home and Church [Himne – Për Shtëpinë dhe Kishën], nr. 1013)
Shkrimi i shenjtë: Zanafilla 15:3–6; 21:1–3
Veprimtaria: Abrahami dhe Sara duhej të ishin të duruar dhe të pritnin një kohë të gjatë që Perëndia t’i bekonte me një fëmijë. Edhe ti mund të jesh i/e duruar. Mbështille një lodër ose një ëmbëlsirë me disa shtresa letre. Më pas hiqja shtresat një e nga një sa herë që të lexosh një varg nga shkrimi i shenjtë më lart rreth historisë së Abrahamit dhe Sarës. Kur të mbarosh, fol rreth asaj se si bekimet nganjëherë nuk vijnë menjëherë. Por ndërsa jemi të duruar dhe i mirëbesojmë Perëndisë, bekimet e Tij do të vijnë gjithmonë.
Bëje Lutjen:
Drejtoje Këngën:
Lexoje Shkrimin e Shenjtë:
Jepe Mësimin:
2–8 Mars
Zanafilla 24–33
Dashamirësia
Kënga: “To Love like Thee” [“Të Duash si Ti”] (Hymns—For Home and Church [Himne – Për Shtëpinë dhe Kishën], nr. 1019)
Shkrimi i shenjtë: Zanafilla 24:17–20
Veprimtaria: Rebeka ishte dashamirëse. Ajo i dha një të huaji dhe deveve të tij ujë për të pirë. Dil për të gjuajtur për dashamirësi! Ec nëpër shtëpi ose nëpër lagje dhe kërko mënyra se si mund të tregosh dashamirësi. Pastaj bëji!
Bëje Lutjen:
Drejtoje Këngën:
Lexoje Shkrimin e Shenjtë:
Jepe Mësimin:
9–15 Mars
Zanafilla 37–41
Zoti i Ndihmon Njerëzit e Tij
Kënga: “I Have Faith in the Lord Jesus Christ” [“Kam Besim te Zoti Jezu Krisht”] (Hymns—For Home and Church [Himne – Për Shtëpinë dhe Kishën], nr. 1024)
Shkrimi i shenjtë: Zanafilla 37:2–5, 18–21, 26–28; 39:20–23
Veprimtaria: Lexoje shkrimin e shenjtë rreth historisë së Jozefit ose shih materialin filmik nga Tregime nga Dhiata e Vjetër. Pastaj ngjyrose tunikën e tij në faqen tjetër. Për çdo katror, hidh një zar. Sido që të të bjerë numri, përdore atë ngjyrë për të ngjyrosur katrorin e radhës. Si e ndihmoi Zoti Jozefin? Si të ndihmon Ai ty?
Bëje Lutjen:
Drejtoje Këngën:
Lexoje Shkrimin e Shenjtë:
Jepe Mësimin:
Veprimtaria “Zoti i Ndihmon Njerëzit e Tij”
16–22 Mars
Për kapitujt te Zanafilla 42–50
Jezu Krishti më Shpëtoi
Kënga: “I Know That My Savior Loves Me” [“E Di, Shpëtimtari Më Do”] (Hymns—For Home and Church [Himne – Për Shtëpinë dhe Kishën], nr. 1021)
Shkrimet e shenjta: Zanafilla 47:12 dhe Gjoni 6:35
Veprimtaria: Jozefi e shpëtoi familjen e tij nga uria dhe i fali vëllezërit e tij. Historia e tij mund të na kujtojë se si Jezu Krishti na shpëton dhe na fal gjithashtu. Mëso se si na shpëtoi Jezusi duke lexuar mesazhin e Pashkës në faqen 2.
Bëje Lutjen:
Drejtoje Këngën:
Lexoje Shkrimin e Shenjtë:
Jepe Mësimin:
23–29 Mars
Eksodi 1–6
Zoti Është një Perëndi Mrekullish
Kënga: “I Can’t Count Them All” [“Nuk i Numëroj Dot të Gjitha”] (Hymns—For Home and Church [Himne – Për Shtëpinë dhe Kishën], nr. 1029)
Shkrimi i shenjtë: Eksodi 2:2–10
Veprimtaria: Nëna e Moisiut e vendosi Moisiun foshnjë në një shportë dhe e fshehu pranë një lumi që të mos e gjenin. Bëj një shportë të vogël duke përdorur materialet që ke në shtëpi. Mund të përdorësh shkopinj druri për punëdore, letër ose edhe fruta apo perime. Pastaj përpiqu që ta lëshosh shportën tënde në një sasi uji. Lexoji shkrimet e shenjta më lart dhe bisedo rreth asaj se si e ndihmoi Zoti Moisiun. Mrekullitë e Perëndisë e shpëtuan Moisiun!
Bëje Lutjen:
Drejtoje Këngën:
Lexoje Shkrimin e Shenjtë:
Jepe Mësimin:
Ilustrimet nga Audrey Day. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.