Miku
Moisiu, Profeti
Mars 2026


“Moisiu, Profeti”, Miku, mars 2026, f. 46–48.

Eja, Më Ndiq

Moisiu, Profeti

Moisiu me rroba egjiptiane duke vërejtur se si një egjiptian keqtrajton një skllav izraelit

Moisiu ishte izraelit, mirëpo ai u rrit nga e bija e Faraonit në Egjipt. Moisiu ishte i trishtuar që egjiptianët silleshin keq me izraelitët dhe i bënë ata skllevërit e tyre.

Moisiu i ka hedhur krahun një skllavi izraelit për ta ndihmuar

Një ditë, Moisiu pa një egjiptian duke goditur një izraelit. Moisiu e mbrojti izraelitin.

Moisiu i vetëm në shkretëtirë

Kur Faraoni e zbuloi, ai donte ta vriste Moisiun, por Moisiu u arratis nga Egjipti.

Moisiu me bashkëshorten dhe fëmijët e tij

Moisiu vajti në një vend të quajtur Madian, ku takoi një grua të quajtur Sefora. Ata u martuan dhe patën fëmijë.

Moisiu duke e parë Zotin në një ferrishte nën flakë

Ndërsa jetonte në Madian, Moisiu pa një ferrishte që digjej, por zjarri nuk e dogji ferrishten. Zoti u shfaq në zjarr dhe i foli Moisiut.

Zoti duke folur me Moisiun

Zoti tha se Ai e dinte që izraelitët po vuanin në Egjipt. Ai e urdhëroi Moisiun të kthehej në Egjipt dhe t’i thoshte Faraonit që t’i linte izraelitët të iknin të lirë. Zoti tha se Ai do ta ndihmonte Moisiun që t’i çlironte izraelitët dhe t’i udhëhiqte për te një tokë e premtuar.