Miku
Këndi i Punëdoreve të Pashkës
Mars 2026


“Këndi i Punëdoreve të Pashkës”, Miku, mars 2026, f. 38–39.

Këndi i Punëdoreve të Pashkës

Tulipanë Origami

Në shumë pjesë të botës, tulipanët janë disa nga lulet e para që lulëzojnë në stinën e pranverës. Për këtë arsye, ato janë një simbol i rilindjes dhe mund të na kujtojnë flijimin e Jezu Krishtit. Kur mëkatojmë, ne mund të pendohemi dhe të rilindim shpirtërisht!

  1. Palose një copë letre katrore në gjysmë, në formë diagonale, që të bësh një trekëndësh.

  2. Te pjesa e gjatë poshtë, palose kulmin e djathtë për lart, duke u siguruar që të mos mbivendoset me kulmin e sipërm.

  3. Palose anën e majtë në të njëjtën mënyrë si në hapin e dytë.

  4. Ktheje letrën tënde nga ana tjetër. Pjesa me të dyja kulmet që dalin së jashtmi, duhet të jetë me drejtim nga lart.

  5. Palose vetëm majën e trekëndëshit në secilën anë.

  6. Ktheje sërish në anën tjetër letrën për të parë tulipanin që bëre. Pastaj ngjite me zamkë te një copë letër.

Për të bërë kërcellin, prit letrën ngjyrë të gjelbër, gjej gjethe jashtë në natyrë, ngjiti me zamkë ose vizatoji vetë!

Skulptura me Brumë të Kripur

Sallatë me Vezë Pashke

A e dije se vezët mund të na kujtojnë për jetën e re? Bëje këtë recetë, sallatë me vezë, për të të ndihmuar që të kujtosh Ringjalljen e Jezu Krishtit.

  1. Me ndihmën e një të rrituri, ziej 6–8 vezë për 10 minuta.

  2. Lëri vezët që të ftohen, pastaj hiqja lëvozhgën dhe priti në copëza të vogla.

  3. Në një tas, përzieji vezët e prera me 1 lugë gjelle mustardë dhe 4 lugë gjelle majonezë. Hidhi kripë, piper dhe pluhur speci të kuq dhe përzieji sërish.

  4. Ngjyej bukën ose biskotat e kripura me të dhe shijoi!

Faqe në PDF me veprimtarinë e tulipanëve origami

Punimi artistik dhe fotografitë nga Anna Oldroyd. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.