Miku
Pashka në Mbarë Botën
Mars 2026


“Pashka në Mbarë Botën”, Miku, mars 2026, f. 28–29.

Pashka në Mbarë Botën

Mëso rreth traditave nga vende të ndryshme për të të ndihmuar të kujtosh Shpëtimtarin.

Armeni

Këtu, vezët e Pashkës ngjyhen me bojë të kuqe si gjaku i Jezu Krishtit. Për Pashkë, njerëzit thonë: “Krishti u ngrit nga vdekja! Bekuar qoftë Ringjallja e Krishtit!” Më pas, i thyejnë vezët e tyre së bashku.

Ganë

Shumë njerëz vishen me të bardha të dielën e Pashkës, si kremtim i Ringjalljes së Jezu Krishtit dhe fitores mbi vdekjen.

Guatemalë

Në kohë Pashke, njerëzit i mbulojnë rrugët me tapete shumëngjyrëshe të bëra me tallash të ngjyer me bojë dhe lule. Këto tapete kanë modele dhe stile të bukura. Disa përmbajnë figura të Shpëtimtarit.

Gjermani

E Premtja e Mirë është një “ditë feste e heshtur” me kufizime ligjore për zhurmën e fortë dhe ngjarjet publike. Kjo bën që njerëzit të jenë të qetë dhe të reflektojnë për ato që Jezu Krishti ka bërë për ta.

Peru

Shumë familje bëjnë një gosti me 12 gatime ushqimesh të enjten ose të premten përpara Pashkës. Ky vakt ushqimor përfaqëson Darkën e Fundit që Jezu Krishti hëngri me Dymbëdhjetë Apostujt.

Filipine

Të dielën e Palmave, njerëzit bëjnë thurje të bukura me gjethe palme. Kjo i ndihmon ata që të kujtojnë se si njerëzit në Jerusalem e mirëpritën Jezu Krishtin me gjethe palme gjatë Javës së Shenjtë.

Faqe në PDF me ilustrimin e një globi dhe simboleve të Pashkës nga mbarë bota

Ilustrimet nga Flavio Remontti. Kopjimi lejohet vetëm për përdorim nga Kisha.