Njihuni me Ne

Jezu Krishti luan një rol qendror në bindjet tona dhe në jetën tonë. Misioni ynë është t’i ftojmë të gjithë fëmijët e Perëndisë ta ndjekin Jezusin dhe të përjetojnë gëzimin që është i mundur për shkak të Tij.

Çfarë Besojmë Ne

Çfarë Besojmë Ne

Kuptojeni se ç’do të thotë të jeni fëmijë i Perëndisë dhe të mësoni ta dalloni udhërrëfimin e Tij në jetën tuaj.
Mësoni nga jeta dhe mësimet e Shpëtimtarit dhe përjetojeni gëzimin e ndjekjes së Tij.
Zbulojeni potencialin tuaj hyjnor dhe planin e Perëndisë për lumturinë tuaj.
Përjetojeni faktin se si dashuria për të tjerët dhe shërbimi ndaj tyre sikurse bëri Jezusi mund t’ia shtojë kuptimin jetës suaj.
Eksplorojini librat e shkrimeve të shenjta që mund t’ju afrojnë më shumë me Jezu Krishtin.
Zbuloni se si mund t’i forconi marrëdhëniet e çmuara, si tani, ashtu edhe pas vdekjes.
Kërkojeni ndihmën e Shpëtimtarit në kohë të vështira dhe lidhuni me burimet për t’ju mbështetur përgjatë sfidave të jetës.
Merrni frymëzim nga fjalët e profetëve të thirrur nga Perëndia për të qenë lajmëtarë për kohën tonë.
Zbuloni se si Krishti e themeloi Kishën e Tij dhe se si e udhëheq Ai Rivendosjen e Kishës sot.
Mësoni për premtimet e shenjta që bëjmë në tempujt e shenjtë të Perëndisë për të na lidhur me familjet tona dhe me Perëndinë.
Gjeni forcë teksa shihni te Perëndia, Biri i Tij Jezu Krishti dhe Shpirti i Shenjtë për të vërtetën. 
Kuptojeni planin e përjetshëm të Perëndisë për ju dhe mënyrën se si mund të jeni me familjen tuaj përgjithmonë për shkak të Jezu Krishtit.

Kush Jemi Ne

Themeluar në vitin 1830
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u krijua formalisht në vitin 1830 në Fajet të Nju‑Jorkut, me Jozef Smithin si Presidentin e parë të Kishës.
Një Komunitet Mbarëbotëror
Kisha është rritur nga fillesat e përulura në një komunitet global prej 17 milionë besimtarësh të bashkuar në ndjekjen e Jezu Krishtit.
Udhëhiqet me anë të Zbulesës
Ne jemi pjesë e Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit, e cila udhëhiqet nga Shpëtimtari nëpërmjet profetit të Tij të frymëzuar në mënyrë hyjnore.

Pyetje të Zakonshme

Po! Ne besojmë se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari i botës dhe ne përpiqemi fort ta ndjekim Atë. Ashtu si shumë besime të krishtera, veçantitë e bindjeve tona fetare ndryshojnë disi nga ato të fqinjëve tanë. Por ne jemi ndjekës të përkushtuar të Krishtit dhe të mësimeve të Tij. Pjesët e pashoqe dhe të bukura të teologjisë sonë ndihmojnë për ta thelluar kuptueshmërinë tonë për Jezusin dhe ungjillin e Tij.
Po! Ne besojmë se Bibla është fjala e Perëndisë. Ne e studiojmë atë rregullisht në shtëpitë tona dhe në kishë dhe përpiqemi të jetojmë sipas mësimeve të saj. Ne besojmë se Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re veprojnë bashkë me Librin e Mormonit, i cili është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit, për të funksionuar si dëshmi për Jezusin dhe për të na dhënë një kuptim më të plotë për planin e Perëndisë.
Tempujt ndryshojnë nga ndërtesat tona të zakonshme të kishave, ku zhvillojmë shërbesat e adhurimit të së dielës. Janë vendet tona më të shenjta, të caktuara për veprën më të shenjtë të Perëndisë. Gjërat që bëjmë në tempull, kanë si bosht premtimin se mund të jetojmë me Perëndinë dhe njerëzit tanë të dashur në përjetësi. Në tempull, ne zotohemi më plotësisht për ta ndjekur Jezu Krishtin. Ne i bëjmë premtime Perëndisë, të tilla si premtimin për zbatimin e urdhërimeve të Tij dhe për t’ia përkushtuar veten dhe gjithçka që kemi Atij. Bashkëshortët dhe bashkëshortet, prindërit dhe fëmijët bashkohen ose “vulosen” me njëri‑tjetrin në përjetësi. Ne bëjmë të njëjtën punë për paraardhësit tanë, duke u dhënë atyre mundësinë për t’i pranuar ato bekime në jetën tjetër, nëse e zgjedhin.
Sigurisht! Ne besojmë se jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë dhe bekimet e Tij të premtuara janë në dispozicion për të gjithë ne ndërsa përpiqemi fort të ndjekim fjalën e Tij pavarësisht nga karakteristikat tona apo e kaluara jonë. Kisha është një vend për gjithsecilin për të mësuar dhe për t’u rritur. Ju mund të keni një stereotip të caktuar në mendjen tuaj me të cilin nuk mendoni se përshtateni, por e vërteta është se anëtarët tanë vijnë nga të gjitha formimet e interesat, nga më të ndryshmet. Ejani për një vizitë dhe mund të befasoheni se kë do të gjeni të ulur në ndenjëset pranë vetes.

A Keni Pyetje të Tjera?

Anëtarët e Kishës sonë, të cilët e japin vullnetarisht kohën e tyre si misionarë, mund të bisedojnë me ju përmes internetit ose në prani fizike për t’ju dhënë një mesazh frymëzues dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja në mënyrë më personale.

Adhuroni me Ne

Ne të gjithë mund të bëhemi njerëz më të mirë nëpërmjet Jezusit ndërsa mësojmë dhe shërbejmë së bashku në Kishën e Tij. Ejani dhe shihni se çfarë bëhet te ne duke adhuruar me ne një të diel të ardhshme.