Libri i Mormonit dhe Bibla Janë Fjala e Perëndisë

Libri i Mormonit dhe Bibla na mësojnë rreth planit të Perëndisë dhe dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Libri i Mormonit Është Fjala e Perëndisë

Në Dhiatën e Re Apostulli Pal dha mësim: “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve” (2 Korintasve 13:1). Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e çmojnë Biblën si një nga ata dëshmitarë dhe Librin e Mormonit si një dëshmi tjetër të Jezu Krishtit.

Ashtu si Bibla, Libri i Mormonit është një anal i frymëzuar në mënyrë hyjnore, i përpiluar nga profetët e lashtë. Ai shënon fjalën e Perëndisë drejtuar fëmijëve të Tij në kontinentin amerikan. Ju mund të merrni frymëzim, pikëpamje dhe udhërrëfim qartësues nëpërmjet leximit të dy librave të shkrimit të shenjtë së bashku.
Përmbledhje e Shkurtër mbi Librin e Mormonit

Kisha e Krishtit Ekzistoi në Kontinentin Amerikan

Libri i Mormonit fillon me historinë e një profeti të quajtur Lehi, të cilin Perëndia e paralajmëroi rreth vitit 600 pr.K. që Jerusalemi do të shkatërrohej. Lehi dhe gruaja e tij, Saria, të udhëhequr nga Shpirti i Perëndisë, e çuan familjen e tyre përtej oqeanit, kur pasardhësit e tyre përfundimisht u shtuan duke u bërë dy kombe që u njohën si nefitët dhe lamanitët. Historitë e tyre të besimit te Perëndia dhe përgatitjes për ardhjen e Jezu Krishtit japin shembuj frymëzues për t’u ndjekur, ndërkohë që rrëfimet e tyre në Librin e Mormonit theksojnë mëshirën e Perëndisë për të gjithë fëmijët e Tij ose paralajmërojnë kundër mëkatit.

Ngjarja kulmore e Librit të Mormonit është vizita e Jezusit te ndjekësit e Tij në kontinentin amerikan pas vdekjes dhe Ringjalljes së Tij. Kjo vizitë përmbushi mësimin e Tij në Jerusalem:
Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim.
Pasi Jezusi e dha mësim doktrinën e Tij dhe e themeloi Kishën e Tij në kontinentin amerikan, njerëzit atje jetuan në paqe dhe drejtësi për disa breza.

Përfundimisht njerëzit ranë në luftë dhe ligësi dhe nefitët u shkatërruan. Një nga nefitët e fundit që mbijetuan, Mormoni, përpiloi analet e tyre në atë që në kohët moderne do të njihej si Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit.

Një Anal i Lashtë i Përkthyer në Kohën Tonë

Perëndia e zgjodhi Jozef Smithin si profet për të rivendosur Kishën e Tij në kohën tonë dhe përgatiti udhën që Jozefi t’i gjente analet e lashta të përpiluara nga Mormoni dhe t’i përkthente ato nëpërmjet zbulesës hyjnore. Qysh atëherë, Libri i Mormonit ka frymëzuar miliona njerëz nëpër botë të ndryshojnë për mirë dhe të bëhen ndjekës më të përkushtuar të Jezu Krishtit. Ai mund t’ju frymëzojë edhe ju.
Series of images of people studying in groups, individually, in families sitting in Congo

Bibla është Fjala e Perëndisë

Bibla është një libër i shenjtë me shkrime të shenjta që na e ka dhënë Perëndia neve, fëmijëve të Tij, për dobinë tonë. Mësimet e saj mund t’ju sigurojnë një burim force, frymëzimi dhe udhërrëfimi.

Në Dhiatën e Vjetër, ju mund:
  • Të mësoni më shumë rreth Perëndisë dhe qëllimit të jetës duke lexuar për Krijimin e tokës dhe ardhjen e një Shpëtimtari që iu zbulua profetëve të lashtë të tillë si Isaia.
  • Të gjeni shembuj të fuqishëm besimi, si mbretëresha Ester.
  • Të merrni ngushëllim nga poezia e bukur te libri i Psalmeve dhe Fjalët e Urta.
Në Dhiatën e Re, ju mund:
  • Të mësoni më shumë rreth Shpëtimtarit tuaj, Jezu Krishtit, ndërsa mësoni rreth shërbesës së Tij në vdekshmëri. Do të lexoni rreth jetës, mrekullive dhe shembullit të Tij të përsosur.
  • Të gjeni shtegun, nëpërmjet mësimeve të Jezusit, drejt një jete më kuptimplotë dhe më të paqtë dhe drejt shpëtimit të përjetshëm.
  • Të mësoni, më e rëndësishmja, rreth flijimit të Jezusit për ju dhe Ringjalljes së Tij. Për shkak të Tij, ju mund të rriteni për të arritur potencialin tuaj hyjnor si një fëmijë i Perëndisë dhe të përgatiteni për të jetuar me Perëndinë dhe njerëzit tuaj të dashur përgjithmonë.
    Photograph of a person reading scripture. We can see the words “Philemon” from the new testament on the page.

Libri i Mormonit dhe Bibla Dëshmojnë për Krishtin

Libri i Mormonit dhe Bibla dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe na mësojnë planin e Perëndisë për lumturinë tonë. Asnjëri nuk e zëvendëson tjetrin, por përkundrazi, ata plotësojnë mësimet e njëri‑tjetrit, në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si librat Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni në Dhiatën e Re japin këndvështrime të ndryshme për të formuar një tablo më të plotë për të njëjtën doktrinë ose ndodhi.


Duke i studiuar Librin e Mormonit dhe Biblën së bashku, ju mund të merrni një kuptueshmëri më të madhe për Perëndinë dhe marrëdhënien tuaj me Të. Për t’ia nisur, mund të shihni se çfarë thonë të dy librat rreth këtyre temave:
“I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar” (Isaia 53:3–5 [Bibla]).

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji; dhe kjo, që të plotësohet fjala që thotë se ai do të marrë përsipër dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij.

Dhe ai do të marrë përsipër vdekjen që ai të mund të zgjidhë rripat e vdekjes, që e lidhin popullin e tij; dhe ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:11–12 [Libri i Mormonit]).
“Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen” (Mateu 6:33 [Bibla]).

“Pasi vini re, kjo jetë është koha për njerëzit që të përgatiten të takohen me Perëndinë; po, vini re, dita e kësaj jete është dita për njerëzit që të kryejnë punët e tyre.

… Si rrjedhim, ju lutem shumë që të mos e shtyni ditën e pendimit tuaj deri në fund; pasi pas kësaj dite të jetës që na është dhënë për t’u përgatitur për përjetësi, vini re, në qoftë se ne nuk e përdorim më mirë kohën tonë ndërsa jemi në këtë jetë, atëherë vjen nata e errësirës, gjatë së cilës nuk mund të kryhet asnjë punë” (Alma 34:32–33 [Libri i Mormonit]).
“Jezusi i tha: ‘Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.

Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë’” (Gjoni 11:25–26 [Bibla]).

“Dhe atëherë do të ndodhë që shpirtrat e atyre që janë të drejtë pranohen në një gjendje lumturie që quhet parajsë, një gjendje e pushimit, një gjendje e paqes, ku ata do të prehen nga të gjitha trazirat e tyre dhe nga të gjitha vuajtjet dhe brengat.…

Shpirti do t’i rivendoset trupit dhe trupi shpirtit; po, dhe çdo gjymtyrë dhe nyjë do t’i rivendoset trupit të vet; po, madje asnjë fije floku i kokës nuk do të humbasë; por, të gjitha gjërat do të rikthehen në formën e tyre të përshtatshme dhe të përkryer.…

Dhe atëherë të drejtët do të shkëlqejnë në mbretërinë e Perëndisë” (Alma 40:12, 23, 25 [Libri i Mormonit]).
“Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: ‘Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua’” (Mateu 25:40 [Bibla]).

“Dhe vini re, unë jua them këto gjëra që ju të mund të mësoni urtësi; që ju të mund të mësoni se kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17 [Libri i Mormonit]).

Shikojeni Historinë e Plotë

Libri i Mormonit dhe Bibla mund të jenë libra të ndarë, por ata janë pjesë e së njëjtës histori. Njihuni me Librin e Mormonit dhe studiojini të dy librat e shkrimit të shenjtë me misionarët.