Ejani më Pranë Jezu Krishtit nëpërmjet Studimit të Librit të Mormonit
Ashtu si Bibla, Libri i Mormonit është një anal i lashtë që na mëson për Jezu Krishtin. Ai u përgjigjet pyetjeve thelbësore që kemi të gjithë: a ka jetë pas vdekjes, cili është qëllimi i jetës dhe si mund të gjej lumturi e paqe tani? Njerëz nga e gjithë bota dhe nga të gjitha sferat e jetës, po mësojnë se Libri i Mormonit mund të na ndihmojë të bëhemi njerëz më të mirë dhe të ndihemi më pranë Perëndisë.
Pyetje të Zakonshme Rreth Librit të Mormonit
Çfarë është Libri i Mormonit?
Çfarë është Libri i Mormonit?
Libri i Mormonit është një libër me shkrime të shenjta të frymëzuara që ekziston për të na dhënë drejtim në jetë dhe për të na lidhur me Jezusin. Nga vjen emri? Qindra vjet më parë në kontinentin e lashtë amerikan, një profet me emrin Mormoni, përpiloi një anal të popullit të tij. Ata u përballën me shumë nga po ato sfida me të cilat përballemi edhe ne. Ashtu si ne, ata gjetën forcë kur iu drejtuan Jezu Krishtit.
Libri i Mormonit ka si synim të lexohet krahas Biblës si një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit dhe misionit të Tij hyjnor si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës. Së bashku, Bibla dhe Libri i Mormonit e bëjnë më të kuptueshme dashurinë e madhe të Perëndisë për të gjithë ne dhe mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Tij.

Përse Libri i Mormonit është i rëndësishëm?
Përse Libri i Mormonit është i rëndësishëm?
Parimet e shënuara në Librin e Mormonit – besimi te Jezu Krishti, pendimi, pagëzimi, gëzimi, shpëtimi – i ndryshuan jetën një populli të lashtë. Në kohën tonë, Libri i Mormonit ndikon në jetën e miliona njerëzve anembanë botës duke i sjellë ata më pranë Jezu Krishtit.
Si mund t’i sjellë dobi jetës sime Libri i Mormonit?
Si mund t’i sjellë dobi jetës sime Libri i Mormonit?
Shkrimet e shenjta janë më shumë se fjalë dhe rrëfenja të vjetra. Ato janë mesazhe domethënëse dhe aktuale për problemet me të cilat përballemi. Kur i qaseni leximit të Librit të Mormonit duke e pyetur shpesh veten: “Çfarë po thotë në të vërtetë kjo?”, ju do të zbuloni se ka shumë mesazhe domethënëse për ju sot. Libri u shkrua për t’i frymëzuar lexuesit që të marrin vendime të cilat ua përmirësojnë jetën dhe i sjellin ata më pranë Perëndisë. Ishte shpresa e autorëve që fjalët e tyre do t’i prinin njerëzit te Jezu Krishtit dhe do të ndryshonin sjelljet; do të largonin trishtimin, pasigurinë dhe frikën e jetës; do të ofronin qëllim dhe drejtim për këndvështrimin e njerëzve mbi jetën dhe do t’u jepnin njerëzve prova se Perëndia është ende “një Perëndi mrekullish” (Mormoni 9:11).
Rëndësia e Librit të Mormonit në botë mund të matet nga numri i kopjeve të shpërndara ose nga rritja e numrit të njerëzve që zgjedhin ta ndjekin Jezu Krishtin pas leximit të librit. Megjithatë, efekti më i rëndësishëm, është vetjak. Libri i Mormonit u përgjigjet pyetjeve, jep shpresë dhe e përforcon forcën shpirtërore te njerëzit, një nga një.
Libri i Mormonit mund t’ua ndryshojë jetën njerëzve kur ata janë mëkatarë ose besnikë, të pashpresë ose të lumtur. Shumë njerëz gjejnë kuptim në Librin e Mormonit, njerëz që mund të jenë të shkolluar apo të paarsimuar, të vetëm apo të rrethuar nga miq e familjarë, të pasur apo të varfër. Një karakteristikë e përbashkët e njerëzve të prekur nga ky libër, është dëshira e thjeshtë për ta ditur dhe kuptuar të vërtetën e tij.

Mënyrat për ta Lexuar Librin e Mormonit
Merreni një Libër të Mormonit nga Misionarët
Misionarët tanë do t’jua japin Librin e Mormonit pa pagesë. Përveç kësaj, ata mund t’ju japin një njohuri të përgjithshme për librin nga afër dhe mund të ndihmojnë për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni në lidhje me të. Na njoftoni se ku ta dërgojmë dhe do t’jua nisim.Kërkoni një Takim
Gjeni ngushëllim duke folur me misionarët. Ne mund të lexojmë shkrimet e shenjta me ju dhe t’ju ndihmojmë të gjeni paqe nëpërmjet lutjes. Jepni informacionin tuaj të kontaktit dhe misionarët në zonën tuaj do t’ju kontaktojnë për të caktuar një orar për t’u takuar përmes internetit ose fizikisht.
Digital Options
The Book of Mormon is available digitally through mobile applications or on the web.