Jezu Krishti Është Shpëtimtari Juaj

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë – Shpëtimtari dhe Shëlbuesi juaj, që u dërgua për të na shpëtuar të gjithëve. Për shkak të Tij, mund të gjeni gëzim nga njohuria se mund të jetoni me Perëndinë dhe njerëzit tuaj të dashur në përjetësi.

Misioni Hyjnor i Jezusit

Kur Perëndia na dërgoi këtu në tokë për të mësuar e për t’u rritur, Ai e dinte se do të bënim gabime. Kështu që Ai na dërgoi një Shpëtimtar, Jezu Krishtin, që të përgatiste një udhë që ne të pendohemi dhe të shpëtohemi nga vdekja fizike.
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Ne besojmë në natyrën hyjnore të Jezu Krishtit si Biri i mirëfilltë i Perëndisë dhe një anëtar i veçantë i Kreut‑Perëndi së bashku me Perëndinë Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Jezusi erdhi në tokë për të përjetuar sprovat e një jete në vdekshmëri, për të dhënë mësim dhe dëshmuar për Perëndinë, për të kryer mrekulli të fuqishme dhe për të përfunduar flijimin e Tij shlyes, i cili do të na lejonte të pastroheshim nga mëkati dhe të ringjalleshim.

Ai e bëri të gjithën këtë për ne, për ju.

Shërbesa e Tij na Dha Shembullin e Përsosur

An elderly man sitting down by the pool of Bethesda while Christ stretches out His hand to heal him.
Shembulli i Jezusit është një shembull i dashurisë së pastër. Ai na tregoi si ta duam Perëndinë duke u përpjekur fort të bëjmë vullnetin e Tij mbi gjithçka tjetër. Ai me dhembshuri i shëroi të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara, ushqeu të uriturit, ngriti të vdekurit, u kujdes për të varfrit, mirëpriti të dëbuarit nga shoqëria dhe u dha shërbesë të gjithë atyre që e kërkuan Atë me besnikëri.

Ju mund të keni besim se Shpëtimtari ju jep të njëjtën dashuri dhe dhembshuri juve.

Si të krishterë, ne përpiqemi të jemi si Jezusi dhe të pasqyrojmë dashurinë e Tij.

Mësimet e Tij na Tregojnë Udhën drejt Shpëtimit

Portrays Jesus in the Kitchen of Mary and Martha. Mary is sitting, listening to the Savior, who is seen in profile. Martha is to the left rear, working at a table, pouring water. The scene is lit by the flame of a single lamp. The painting is signed "Walter Rane" on the lower right.
Jezusi ishte mësuesi mjeshtër. Në moshën 12‑vjeçare, Ai u ul me mësues të nderuar fetarë në tempullin e Jerusalemit dhe “të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij” (Lluka 2:47).

Më vonë, mijëra njerëz u grumbulluan për të dëgjuar predikimet e Tij, predikime që ende i frymëzojnë njerëzit në mbarë botën për të bërë një jetë më të mirë sot. Bibla tregon se Jezusi gjithashtu gjeti kohë për t’iu drejtuar njerëzve individualisht me mësimet që kishin nevojë të dëgjonin personalisht. Libri i Mormonit i shton njohuritë tona për Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij.

Mund të gjeni paqe dhe lumturi më të madhe duke i jetuar vetë mësimet e Jezusit. Bashkësia juaj vendore e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një vend i shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth mësimeve të Tij dhe mënyrës se si ato gjejnë zbatim për ju.

Flijimi i Tij Nënkupton që Ju Mund të Jetoni me Perëndinë

Ndonëse Jezusi jetoi një jetë të përsosur, shumë njerëz u ndien të kërcënuar nga ndikimi i Tij ose u zemëruan teksa Ai u vuri në dukje hipokrizinë e tyre. Ata komplotuan për ta vrarë Jezusin.

Natën para se ta kryqëzonin, Jezusi ndaloi në Kopshtin e Gjetsemanit për t’u lutur. Atje Ai vuajti dhembjet e secilit prej fëmijëve të Perëndisë, përfshirë dhembjen tuaj. Atë më pas e tradhtuan, e arrestuan, e rrahën, e përqeshën dhe e varën në një kryq që të vdiste. Gjithë gjërat që Jezu Krishti përjetoi gjatë gjithë jetës së Tij dhe flijimit shlyes, bënë të mundur që Ai ta kuptojë secilin prej nesh përsosurisht në çdo rrethanë.

Christ stands in a field and watches over the sheep.

Jezusi e Bëri të Mundur Faljen

Për shkak të flijimit të Jezusit për ju, ju mund të pendoheni dhe të faleni plotësisht. Përveç kësaj, çdo grimë padrejtësie që keni duruar, do të vihet në vend një ditë nëpërmjet Jezu Krishtit.

Për Shkak të Jezusit Ne do të Jetojmë Sërish një Ditë

Ne mund ta kapërcejmë jo vetëm vdekjen shpirtërore prej mëkatit, por edhe vdekjen fizike nëpërmjet Jezusit. Për shkak se Ai u ngrit së vdekuri ditën e tretë pas kryqëzimit të Tij, edhe ju një ditë mund të ringjalleni dhe të jetoni me Perëndinë dhe njerëzit tuaj të dashur me një trup të përsosur, të çliruar nga sëmundjet dhe dhembjet.

Ju Mund ta Ndiqni Jezusin

Jezusi ju kupton. Ai e ka ndier peshën e të gjitha sprovave tuaja më të vështira dhe ka vuajtur për mëkatet tuaja. Ai ju fton ta ndiqni Atë dhe të gjeni paqe.
“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.

Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.”

Njihuni me Jezu Krishtin

Ju mund të keni një marrëdhënie vetjake me Shpëtimtarin tuaj. Niseni duke biseduar me misionarët nëpërmjet internetit ose në prani fizike rreth mënyrës se si mund ta ndiqni Jezu Krishtin.