Afrojuni më Shumë Perëndisë. Takohuni me Misionarët përmes Internetit ose Fizikisht.
Thellojeni marrëdhënien tuaj me Perëndinë dhe mësojeni planin e Tij për ju ndërsa takoheni me misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Do të lutemi, do të lexojmë dhe do t’i diskutojmë mësimet e Jezu Krishtit me ju.
Çfarë të Prisni nga Takimi Juaj
Jemi të emocionuar që t’ju takojmë dhe ndihmojmë të ndieni paqen dhe sigurinë në jetë që vjen nga të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit. Ja si mund të jetë takimi juaj:
- Do të njihemi me njëri‑tjetrin.
- Do të lutemi së bashku.
- Do të mësojmë për ungjillin e Jezu Krishtit.
- Do t’ju ftojmë të vini në kishë me ne.
Kërkoni një Takim
Gjeni ngushëllim duke folur me misionarët. Ne mund të lexojmë shkrimet e shenjta me ju dhe t’ju ndihmojmë të gjeni paqe nëpërmjet lutjes. Jepni informacionin tuaj të kontaktit dhe misionarët në zonën tuaj do t’ju kontaktojnë për të caktuar një orar për t’u takuar përmes internetit ose fizikisht.
Dëshironi të Mësoni më Shumë?
Kush janë misionarët?
Kush janë misionarët?
Misionarët janë vullnetarë që kanë lënë mënjanë jetën e tyre normale deri në dy vjet për të ndihmuar të tjerët të vijnë më afër Jezu Krishtit. Përpara se të largoheshin për në mision, ata qenë studentë, punonjës, atletë, të dhënë pas librave, muzikantë dhe … epo, e krijuat një ide. Pas shërbimit të tyre, ata do të kthehen në shtëpi që të përfundojnë universitetin, të punojnë, të dalin në takime e të martohen dhe të jetojnë një jetë krejt normale.
Ata vijnë nga e gjithë bota. Nuk është diçka e pazakontë që misionarët të shërbejnë në një vend dhe të flasin një gjuhë tjetër nga gjuha e tyre. Misionarët shërbejnë si të rinj në moshë madhore ose në vitet e tyre të daljes në pension, vetëm ose në çift. Cilado qoftë mosha e tyre, motivimi i tyre është i sinqertë – ata largohen nga shtëpitë dhe familjet për një periudhë kohe për të bërë atë që Jezusi u mësoi Apostujve të Tij: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15).

A kushtojnë para takimet me misionarët?
A kushtojnë para takimet me misionarët?
Jo. Ungjilli i Jezu Krishtit është për këdo. Ai i fton të gjithë të vijnë tek Ai “pa para dhe pa paguar” (Isaia 55:1). Në fakt, misionarët paguajnë për t’ju takuar, duke i mbuluar shpenzimet e veta për të ardhur në një mision. As udhëheqësit vendorë të Kishës dhe mësuesit e klasave nuk paguhen.
Si janë shërbesat në Kishë?
Si janë shërbesat në Kishë?
Oraret e shërbesave në Kishë ndryshojnë nga bashkësia në bashkësi. Sidoqoftë, ju gjithmonë mund të keni pritshmërinë për një shërbesë kryesore adhurimi për të gjithë, që pasohet nga orët mësimore për fëmijët, të rinjtë dhe personat në moshë madhore.
Shërbesa për të gjithë quhet “mbledhja e sakramentit”. Kjo mbledhje përbëhet nga këngë, lutje dhe predikime (ose “biseda”) që bëhen nga anëtarë të ndryshëm të bashkësisë çdo javë. Por pjesa më e rëndësishme e mbledhjes është koha kur marrim sakramentin (që ngjason me kungimin) që të kujtojmë Shpëtimtarin.