Familjet Mund të Jenë Bashkë Përgjithmonë
Lidhjet familjare që krijoni në këtë jetë, mund të zgjatin përtej vdekjes. Forcimi i marrëdhënies suaj me Perëndinë mund të çojë në marrëdhënie më të forta me familjen tuaj.
Familjet Janë Qendrore në Planin e Perëndisë
Si Ati juaj i dashur në Qiell, Perëndia dëshiron që ju të mësoni dhe të rriteni në jetë. Familjet luajnë një rol vendimtar në atë rritje. Ne besojmë se:
- Familjet janë njësia qendrore që ndërton një shoqëri të fortë.
- Shtëpia mund të jetë një vend ku ndiejmë përkrahje, siguri dhe dashuri.
- Lidhja me Perëndinë ndihmon që të krijojmë familje të forta ku plotësohen nevojat shpirtërore, emocionale dhe fizike.
Ju Mund të Jeni me Familjen Tuaj Përgjithmonë
Nëse familja juaj është një burim i madh dashurie dhe gëzimi në jetën tuaj, mund të jetë e vështirë ta imagjinoni parajsën pa marrëdhëniet me ata njerëz. Pjesë e lajmeve të mira të ungjillit të Jezu Krishtit është që familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë.
Në Bibël, Jezusi u dha Dymbëdhjetë Apostujve autoritetin e priftërisë, duke premtuar që “[të] gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell” (Mateu 18:18 ). Po i njëjti autoritet nga Perëndia i bashkon, ose i vulos bashkëshortët dhe bashkëshortet dhe prindërit dhe fëmijët së bashku në përjetësi.
Në Bibël, Jezusi u dha Dymbëdhjetë Apostujve autoritetin e priftërisë, duke premtuar që “[të] gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell” (
Ceremonitë martesore kryhen në tempuj nga po ky autoritet me premtimin se martesat e atyre që janë besnikë ndaj Perëndisë dhe njëri‑tjetrit, mund të zgjatin në përjetësi në vend që të mbarojnë me vdekjen.
Ne i kryejmë të njëjtat ceremoni vulosëse në emër të paraardhësve tanë, të cilët besojmë se mund të zgjedhin t’i pranojnë ose refuzojnë vulosjet.
Marrëdhëniet dhe rrethanat familjare mund të jenë të ndërlikuara dhe nuk e dimë saktësisht se si do të funksionojë gjithçka në jetën tjetër. Por ne kemi besim në urtësinë dhe dashurinë e përsosur të Perëndisë dhe besojmë se parajsa do të jetë një vend gëzimi i paimagjinueshëm.
Ne i kryejmë të njëjtat ceremoni vulosëse në emër të paraardhësve tanë, të cilët besojmë se mund të zgjedhin t’i pranojnë ose refuzojnë vulosjet.
Marrëdhëniet dhe rrethanat familjare mund të jenë të ndërlikuara dhe nuk e dimë saktësisht se si do të funksionojë gjithçka në jetën tjetër. Por ne kemi besim në urtësinë dhe dashurinë e përsosur të Perëndisë dhe besojmë se parajsa do të jetë një vend gëzimi i paimagjinueshëm.
Marrëdhëniet familjare plot dashuri kanë më tepër gjasë të arrihen kur bazohen te parimet që dha mësim Jezu Krishti, të tilla si:
Për shkak se ne besojmë se familjet janë tejet të rëndësishme në këtë jetë dhe në tjetrën, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme punon fort për t’i përkrahur marrëdhëniet e shëndetshme familjare. Ja tek janë disa mënyra se si mund të gjeni përkrahje për familjen tuaj.
- Dashuria hyjnore
- Falja
- Ndershmëria
- Mirënjohja
- Lutja
- Adhurimi së bashku
Për shkak se ne besojmë se familjet janë tejet të rëndësishme në këtë jetë dhe në tjetrën, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme punon fort për t’i përkrahur marrëdhëniet e shëndetshme familjare. Ja tek janë disa mënyra se si mund të gjeni përkrahje për familjen tuaj.
Burimet e Kishës për Familjet
Programe studimi të përqendruara te shtëpia
Programe studimi të përqendruara te shtëpia
Kisha ofron burime që t’i përdorin individët dhe familjet ndërkohë që studiojnë ungjillin e Jezu Krishtit. Këto burime për studim ju sigurojnë mundësi që ta vini në zbatim atë që mësoni, dhe e rritin besimin tuaj. Parimet përforcohen çdo javë në kishë.
Hyni te planet e studimit, të quajtura Eja, Më Ndiq.
Programet për Rininë
Programet për Rininë
Programet e Kishës për rininë i përkrahin prindërit që t’u mësojnë vlera si të Krishtit fëmijëve të tyre dhe u lejojnë adoleshentëve të lidhen me të tjerë që kanë vlera të ngjashme me ta. Disa nga mundësitë për rininë përfshijnë:
- Orë mësimore fetare
- Veprimtari të përjavshme në grup për rininë
- Projekte shërbimi
- Vallëzime
- Kampe verore
- Konferenca
Mbrëmja e Shtëpisë
Mbrëmja e Shtëpisë
Mbrëmja e shtëpisë është një traditë ku familjet nxiten t’i kushtojnë një natë në javë shpenzimit të kohës me njëri‑tjetrin. Kjo mund të nënkuptojë studimin e ungjillit, bërjen e lojërave, shijimin e ushqimeve dhe pjesëmarrjen në veprimtari të tjera që krijojnë unitet. Çfarëdo të funksionojë më së miri për familjen tuaj është në rregull! E rëndësishme është ta bëni përparësi kohën cilësore si familje. Kjo mund të jetë edhe koha për t’u mbledhur me miq, të afërm dhe anëtarë të bashkësisë suaj.
Dhënia e Shërbesës
Dhënia e Shërbesës
Anëtarët e Kishës caktohen t’u japin shërbesë disa njerëzve brenda bashkësive të tyre. Kur u japim shërbesë të tjerëve, ne përpiqemi t’u shërbejmë atyre ashtu siç do të bënte Shpëtimtari. Kjo e bën të sigurt që të gjithë anëtarët e bashkësisë të kenë dikë që kujdeset për ta dhe dikë të cilit mund t’i drejtohen nëse ka nevojë për diçka. Për shembull, një vëlla ose motër shërbestare mund të ofrojë transport për në kishë, të organizojë dërgimin e vakteve të gatuara kur një familje bëhet me një foshnjë të re ose thjesht të jetë një fytyrë miqësore mes stolave.
Mbështetja te Vetja
Mbështetja te Vetja
Nëse familjet ose individët po hasin vështirësi për të siguruar për nevojat e tyre, programi i Kishës për mirëqenien mund të ndihmojë me burime të tilla si ushqimet. Shërbimet e Kishës për punësimin mund t’iu vijnë në ndihmë njerëzve që të gjejnë një vend pune të ri ose të përmirësojnë zotësitë e gjetjes së një vendi pune. Ne ofrojmë orë mësimore të financuara nga Kisha, të cilat janë të hapura për të gjithë lidhur me financat vetjake, ripërtëritjen emocionale dhe nisjen e një sipërmarrjeje.
Krijimi i Komunitetit për Personat në Moshë Madhore Beqarë
Krijimi i Komunitetit për Personat në Moshë Madhore Beqarë
Çdo individ është pjesë e familjes së prindërve tanë qiellorë. Jo të gjithë ata që shkojnë në kishë, jetojnë me familjarë, por gjithkush mund të gjejë përkrahje shpirtërore dhe një komunitet në kishë. Personat në moshë madhore beqarë mund të zgjedhin të adhurojnë në një bashkësi që përfshin familje dhe fëmijët ose, në disa zona të botës, mund të frekuentojnë një bashkësi posaçërisht për personat në moshë madhore beqarë të grupmoshës së tyre. Frekuentimi i orëve mësimore fetare dhe i veprimtarive shoqërore të posaçme për personat në moshë madhore beqarë mund të sigurojnë mundësi të pashoqe për miqësi dhe zhvillim shpirtëror.