Perëndia Ju Njeh dhe Ju Do

Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij, që do të thotë se Perëndia ju do edhe ju. Nëpërmjet lutjes, ju mund t’i afroheni më shumë Atit tuaj Qiellor dhe të mësoni ta dalloni udhërrëfimin e Tij të dashur në jetën tuaj.

Ju Jeni Fëmijë i Perëndisë

Një nga të vërtetat madhore në Bibël është se ne jemi të gjithë “pasardhës të Perëndisë” (Veprat e Apostujve 17:29), të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij. Si fëmijë i Perëndisë, ju keni potencial dhe vlerë të pafundme.

Perëndia Ju Njeh Personalisht

Jezu Krishti dha mësim se Perëndia është i vetëdijshëm për ne. Ai është në dijeni për çdo herë që një harabel bie në tokë dhe se për Të ne “vle[jmë] më tepër se shumë harabela” (Mateu 10:29–31). Gjatë çdo vështirësie me të cilën përballeni, nuk jeni kurrë vetëm. Perëndia ju njeh përsosurisht dhe e di se çfarë ju nevojitet për t’ju ndihmuar t’i duroni sfidat tuaja dhe të ndieni dashurinë e Tij.

Ju Mund të Flisni me Perëndinë Nëpërmjet Lutjes

A family in Brazil doing various activities including: walking, talking, reading, studying, hugging, visiting with each other, playing games, taking selfie photos, playing with a baby, praying etc.

Perëndia Mban Vesh si një Atë i Dashur

Si Ati ynë në Qiell, Perëndia dëshiron të na dëgjojë. Ai pret me padurim t’ju japë udhërrëfim dhe ju mund të bisedoni me Të nëpërmjet lutjes.

Perëndia Dëshiron të Bashkëbisedojë

Lutja është më shumë sesa thjesht një ritual ose një mënyrë për t’i thënë qiellit se çfarë duam. Ajo është një bashkëbisedim. Ju mund t’i flisni Perëndisë për gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e, shpresat dhe ëndrrat tuaja, shqetësimet tuaja dhe gjërat që ju nevojiten.

Perëndia Dëgjon dhe Përgjigjet

Perëndia i dëgjon dhe iu përgjigjet lutjeve tona. Përgjigjet për lutjen do të vijnë përherë, edhe kur duhet kohë ose nuk janë përgjigjet që prisnit ose shpresonit. Ne mund ta zbutim zemrën për të pranuar vullnetin e Tij për ne. Përgjigjet për lutjen mund të kenë forma të shumta, përfshirë forma si mendime dhe ndjenja, veprimet e dikujt përreth jush ose një shkrim i shenjtë që ju prek në zemër.
Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.

E Keni të Vështirë ta Ndieni Dashurinë e Perëndisë?

Nëse mundoheni nga dyshimet ose të ndierit i/e shkëputur nga Perëndia, mund të mësoni ta dalloni më mirë praninë e Tij në jetën tuaj.
  • Gjeni kohë çdo ditë për t’u shkëputur nga shpërqendrimet dhe për t’u lidhur me Perëndinë.
  • Lutuni rregullisht. Kërkoni ta ndieni dashurinë e Tij.
  • Studiojeni fjalën e Perëndisë në shkrimet e shenjta.
  • Mbani një ditar për të shënuar bekimet dhe mbresat shpirtërore.
  • Bisedoni me miq dhe familjarë të besuar rreth mënyrës se si e ndiejnë dashurinë e Perëndisë.
  • Ushtrojeni dashurinë e ngjashme me të Krishtit nëpërmjet shërbimit dhe faljes.

Forcojeni Besimin Tuaj te Perëndia

Besimi mund t’ju ndihmojë të gjeni paqe dhe forcë gjatë kohëve të vështira. Misionarët mund t’ju ndihmojnë që t’ju rritet besimi te Perëndia dhe të zhvilloni një marrëdhënie më të afërt me Të.