Jeta Juaj Ka Qëllim dhe Kuptim

Jeta në tokë nuk ndodhi rastësisht. Ju jeni një fëmijë i Perëndisë dhe jeni këtu si pjesë e planit të Tij për lumturinë.
Find Answers Through Jesus
Cili Është Roli Im në Planin e Përgjithshëm të Lumturisë?

Ju Jeni Këtu për një Arsye

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse jeni këtu?

Ne besojmë që secili prej nesh ekzistoi përpara se të krijohej toka dhe që ne jetonim me Perëndinë si fëmijët e Tij në formë shpirtrash. Ati ynë Qiellor e dërgoi secilin prej nesh këtu në tokë që të mund të merrnim një trup, të mësonim dhe të rriteshim për t’u bërë më shumë si Ai. Kur e ndjekim planin e Perëndisë, ne mund të kthehemi për të jetuar në praninë e Tij.

Nëse keni ndier ndonjëherë se keni një qëllim më të madh sesa thjesht të ekzistoni, keni të drejtë. Ju mund ta gjeni qëllimin tuaj duke kërkuar Perëndinë.
A mother stands and comforts her son in their home

Perëndia Dëshiron që Ju të Jeni i/e Lumtur

Ungjilli i Jezu Krishtit u premton paqe, forcë dhe gëzim atyre që i ndjekin urdhërimet e Perëndisë dhe që pagëzohen në Kishën e Krishtit.
Por si mund të jetë gëzimi qëllimi ynë kur jeta është plot me kaq shumë vështirësi? Përgjigjja është Jezu Krishti.

Nëpërmjet Jezu Krishtit ne mund të gjejmë ngushëllim në hidhërimet tona dhe mund të forcohemi përgjatë vështirësive. Mund të ndiejmë mirënjohje për shumë gjëra të bukura që gjenden në këtë tokë për të na kënaqur. Mund të përmirësojmë marrëdhëniet me njerëzit që i duam duke jetuar parimet që Ai i dha mësim në Bibël: dhembshurinë, shërbimin, faljen dhe dashurinë.

Duke na dhënë një Shpëtimtar, Perëndia krijoi një shteg për të gjithë fëmijët e Tij që të gjejnë gëzim.
South Africa.  Braai (or barbecue).  Two women standing outside near a gate.

Jeta Është një Kohë për të Mësuar dhe për t’u Rritur

Kur kaloni kohë të vështira, mund të ndihmojë të kujtuarit se plani i Perëndisë për ju shtrihet përtej jetës suaj në vdekshmëri. Kur bëni gjithçka mundeni për ta ndjekur Atë, çdo gjë që përjetoni do të vihet në vendin e duhur një ditë nëpërmjet Jezu Krishtit. Bibla premton se “Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më, as brengë, as klithma, as mundim” (Zbulesa 21:4
Leaving Church Domain
You are about to leave our site. The new site has its own terms of use and privacy policy that differ from ChurchofJesusChrist.org
).
An elderly man stands outside in Brazil while his wife kisses his cheek.
Jeta ka përvoja të dhembshme sepse në planin e Perëndisë, sprovat me të cilat përballemi, mund të jenë për dobinë dhe rritjen tonë. Këto mundime mund të na ndihmojnë të fitojmë cilësi të tilla si:
  • Forca. Ashtu si ushtrimet fizike mund të na forcojnë fizikisht, kundërshtia me të cilën përballemi gjatë gjithë jetës sonë, mund të na forcojë shpirtërisht, mendërisht dhe emocionalisht. Kjo forcë mund të na ndihmojë t’i përballojmë stuhitë e jetës.
  • Ndjeshmëria. Kur kaloni sfida, rritet ndjeshmëria juaj. Dhe kur e përdorni përvojën tuaj për të ndihmuar njerëz të tjerë në rrethana të ngjashme, ju ndihmoni të bëhet puna e Perëndisë në tokë.
  • Durimi. Kur shumë gjëra janë jashtë kontrollit tonë, përfshirë veprimet e të tjerëve, ne mund të presim për Zotin (Psalmeve 27:14). Mund të besojmë se çfarëdo gjëje që e vuajmë padrejtësisht, përfundimisht do të vihet në vendin e duhur nëpërmjet Jezu Krishtit.

Ju Mund të Ndryshoni

Young women in Thailand pick berries off a bush.  They are laughing and enjoying themselves.
Perëndia gjithmonë e ka ditur se do të bëni gabime dhe do t’ju nevojitet ndihmë për të kapërcyer hidhërimin dhe mëkatin. Si pjesë e planit të Perëndisë, Ai siguroi një Shpëtimtar dhe Shëlbues, Jezu Krishtin, që të vuante dhe të vdiste për ju dhe për çdo njeri që ka jetuar ndonjëherë. Për shkak të flijimit të Jezu Krishtit, mund të gjeni falje dhe shërim.

Me ndihmën e Shpëtimtarit, mund t’i mposhtni mëkatin, dobësitë, zakonet e këqija dhe varësitë që ju kanë penguar të bëni përpara. Ju mund të bëheni më bamirës, më falës, më i përulur dhe më i duruar nga sa keni qenë më parë. Ndërkohë që bëheni më shumë si Krishti, do të keni një dëshirë më të madhe për të vazhduar në shtegun e kthimit për të jetuar me Perëndinë.

Mësoni më Shumë rreth Planit të Perëndisë

Perëndia ka një plan për ju. Mësoni me misionarët rreth qëllimit të jetës në një takim nëpërmjet internetit ose me prani fizike.