Jezu Krishti na Mësoi ta Duam Njëri-Tjetrin

Jezu Krishti është shembulli më i madh i dashurisë. Të ndjekësh Atë do të thotë ta duash Perëndinë dhe t’u shërbesh njerëzve përreth vetes.

Dy Urdhërimet e Mëdha

Jezu Krishti dha mësim se dy urdhërimet më të mëdha janë ta duam Perëndinë dhe t’i duam të tjerët.


“Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.

Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.

Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten’.”
Missionaries helping distribute food during a service project in Hong Kong.
Shpëtimtari e bëri të qartë se të duash të afërmin tënd është më shumë sesa thjesht të jesh i/e sjellshëm/me me njerëzit që jetojnë pranë jush. Pjesë e përgjegjësisë së ndjekësve të Tij është të tregojnë dashuri hyjnore, dashurinë e pastër të Krishtit, për gjithkënd, përfshirë ata që mund t’i konsiderojnë armiqtë e tyre.

Si e Tregon Kisha Jonë Dashurinë

Ne besojmë se puna së bashku për të treguar dashuri hyjnore si të Krishtit, është një nga gjërat më shëruese, më të gëzueshme dhe më përbashkuese që mund të bëjë një bashkësi. Ja tek janë disa mënyra se si ne japim shërbim dhe do të donim të na bashkoheshit!

Shërbimet e Mirëqenies

Në mbarë Kishën, anëtarët nxiten të agjërojnë çdo muaj, duke qëndruar pa ngrënë e pa pirë për afro 24 orë (nëse janë në gjendje fizike për ta bërë). Anëtarët e Kishës më pas i dhurojnë paratë që do të ishin përdorur për ato vakte, për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Me këto dhurime, udhëheqësit vendorë mund të sigurojnë ndihmë financiare për ushqim, strehim dhe transport. Udhëheqësit e Kishës gjithashtu i ndihmojnë individët që të marrin ndihmë për të bërë një plan që ta përmirësojnë situatën e tyre, shpesh duke përdorur burime shtesë si shërbimet e punësimit, këshillimin nëpërmjet Shërbimeve Familjare, kurseve për mbështetjen te vetja dhe të tjera.

Kjo ndihmë u lejon njerëzve në nevojë të ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit, si dhe dashurinë e komunitetit, veçanërisht kur kanë periudha të vështira.

Ndihma në Fatkeqësi

Kur ndodhin fatkeqësi natyrore, luftë dhe katastrofa të tjera, Kisha dhe anëtarët e saj mobilizohen për të siguruar ushqim, furnizime mjekësore, veshje dhe gjëra të tjera të domosdoshme.

Kisha bashkëpunon me organizata të besuara për të trajtuar nevojat unike që lindin nga çdo situatë, duke përdorur bashkësitë vendore për të bërë gjëra të tilla si mbledhja dhe sistemimi i dhurimeve, pastrimi i mbeturinave dhe sigurimi i ushqimit, veshjeve, strehimit dhe përkrahjes emocionale kur është e nevojshme.

Ndihma Humanitare

Kisha punon për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë anembanë botës nëpërmjet një larmie programesh dhe projektesh.

Kjo punë ndryshon në bazë të nevojave specifike të zonave të ndryshme. Kisha përqendrohet veçanërisht te përmirësimi i qasjes tek uji i pastër dhe higjiena publike, kujdesi për nënat dhe të porsalindurit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, siguria ushqimore dhe ndihma për refugjatët.

Bashkëpunimi me organizata të besuara për t’i vënë në zbatim këto nisma, e ndihmon Kishën që t’i rritë skajshëm përpjekjet për të shërbyer.

Dhënia e Shërbesës

Brenda bashkësive tona, anëtarët ndahen në dyshe dhe iu caktohen disa njerëz për t’iu “dhënë shërbesë”. Dhënia e shërbesës ka të bëjë me krijimin e miqësive të ngjashme me të Krishtit. Konsiderojeni atë si një sistem shokësh – vëllezërit e motrat tuaja shërbestare janë një sistem përkrahës i qenësishëm, me të cilët mund të shoqëroheni në kohë të mira dhe t’u drejtoheni në kohë nevoje.


Elizabeth Edwards On Church Community
Komuniteti Im i Kishës më Tregoi se Nuk Isha Vetëm

Si Mund ta Shfaqni Ju Dashurinë

Si është për ju personalisht dashuria për të afërmin tuaj? Ja tek janë disa ide rreth mënyrës se si ta doni të afërmin tuaj:
  • Kërkoni mundësi për të treguar dashamirësi gjatë gjithë ditës.
  • Punoni për t’i falur ata që ndieni se kanë gabuar ndaj jush.
  • Dilini kundër bullizmit, racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit.
  • Shpërndani mesazhe pozitive dhe jini dashamirës me të tjerët në mediat shoqërore.
  • Shihni si janë miqtë të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë.
  • Bëni një përgëzim të sinqertë.
  • Përkrahini përpjekjet dhe organizatat për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë.
Mund të gjeni gjithashtu projekte shërbimi në zonën tuaj ose mënyra për të shërbyer në largësi duke vizituar faqen JustServe.org.

Ejani dhe Shërbeni me Ne!

Nëse po kërkoni një komunitet me njerëz të dashur, të cilët duan ta bëjnë botën një vend më të mirë, do të donim shumë të na bashkoheshit! Mund të mësoni më shumë rreth Kishës sonë nga anëtarët që kanë dalë vullnetarë si misionarë në zonën tuaj.