Pyetje të Zakonshme rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Bindjet Fetare të Krishterëve
A janë të krishterë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
A janë të krishterë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
A besoni tek Triniteti?
A besoni tek Triniteti?
A besoni te Jezusi?
A besoni te Jezusi?
Ky varg nga Libri i Mormonit ndihmon për ta përçuar besimin tonë: “Dhe, ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krishtin, ne predikojmë për Krishtin, ne profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se cilit burim t’i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre” (2 Nefi 25:26).
Çfarë ndodh pasi vdesim?
Çfarë ndodh pasi vdesim?
Stili i jetesës
Përse nuk e quani veten mormonë?
Përse nuk e quani veten mormonë?
Ky theksim mbi përdorimin e emrit të plotë të Kishës na ndihmon të ndjekim urdhrin e Zotit dhënë Profetit Jozef Smith: “Sepse kështu do të quhet kisha ime në ditët e fundit, madje Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” (
“Shenjtorë të ditëve të mëvonshme” është një mënyrë e mirë për t’iu drejtuar miqve tuaj që janë anëtarë të besimit tonë.
Si është të jesh pjesë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Si është të jesh pjesë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Ne përjetojmë gëzime dhe sfida si të gjithë të tjerët, por ne besojmë se kur bëjmë më të mirën për ta ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, Perëndia na jep këndvështrim dhe forcë shtesë për t’ia dalë mbanë përmes sfidave të jetës. Ne kemi edhe një komunitet përkrahës të kishës tek i cili mbështetemi.
Ne përpiqemi ta mbajmë Jezusin dhe mësimet e Tij në qendër të jetës sonë. Bindjet tona rreth Shpëtimtarit dhe mësimet e Tij ndikojnë në vendimet tona të përditshme për mënyrën se si flasim, vishemi dhe veprojmë. Për shembull, ne përpiqemi të shmangim punën ose blerjet të dielave, me qëllim që ta mbajmë të shenjtë ditën e Shabatit, siç na mësohet në Bibël. Feja jonë është një fe që predikohet të dielën dhe, në mënyrë ideale, ushtrohet në përditshmëri.
Përse nuk e pini alkoolin apo kafen?
Përse nuk e pini alkoolin apo kafen?
Dy nga dhuratat më të mëdha që Perëndia i ka dhënë secilit prej nesh, janë trupat tanë fizikë dhe vullneti ynë i lirë. Zbatimi i Fjalës së Urtësisë na ndihmon t’i respektojmë trupat tanë dhe të kujdesemi për ta dhe ta mbajmë mendjen të kthjellët në mënyrë që të jemi më të hapur ndaj Shpirtit të Shenjtë. Ajo na ndihmon gjithashtu të shmangim varësitë, që mund ta dëmtojnë vullnetin tonë të lirë.
Shërbesat e Kishës
Kur janë shërbesat e kishës suaj?
Kur janë shërbesat e kishës suaj?
Si janë shërbesat në kishë?
Si janë shërbesat në kishë?
Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes së sakramentit është marrja e sakramentit, që ngjason me kungimin në fe të tjera të krishtera. Gjatë sakramentit, ne kujtojmë Jezu Krishtin dhe rizotohemi që ta ndjekim Atë ndërsa marrim një copëz bukë dhe pimë një gotë të vogël me ujë që simbolizojnë trupin dhe gjakun që Ai i flijoi për ne.
Krahas mbledhjes së sakramentit, njerëzit ftohen në një orë të dytë ku merret mësim në mjedise më të vogla, më ndërvepruese. Ka orë të ndryshme mësimore në dispozicion për personat në moshë madhore, adoleshentët dhe fëmijët ku studiojmë shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë dhe diskutojmë se si mund ta ndjekim Jezu Krishtin.
Çfarë duhet të vesh për në kishë?
Çfarë duhet të vesh për në kishë?
A do ta dijë kushdo që jam një vizitor/e?
A do ta dijë kushdo që jam një vizitor/e?
A do të më duhet të marr pjesë në kishë?
A do të më duhet të marr pjesë në kishë?
A do të më kërkohet të dhuroj para në kishë?
A do të më kërkohet të dhuroj para në kishë?
A mund t’i marr fëmijët me vete?
A mund t’i marr fëmijët me vete?
A do të ishte dikush si unë i/e mirëpritur në kishë?
A do të ishte dikush si unë i/e mirëpritur në kishë?
A mbajnë gratë pozicione udhëheqëse në Kishë?
A mbajnë gratë pozicione udhëheqëse në Kishë?
Duke ndjekur modelin që dha Jezusi në thirrjen e Dymbëdhjetë Apostujve të Tij dhe në dhënien atyre të çelësave të autoritetit të priftërisë nga Perëndia, sot vetëm burrat i mbajnë çelësat e priftërisë. Për këtë arsye, disa pozicione dhe detyra udhëheqëse në Kishë bëhen vetëm nga burrat. Por pozicione dhe detyra të tjera të rëndësishme mbahen dhe përmbushen vetëm nga gratë. Gratë shërbejnë, udhëheqin, dëshmojnë dhe japin shpesh mësim në mbledhjet e kishës. Nëse jeni i/e gatshëm/me për të dhënë ndihmesë në bashkësinë tuaj vendore, përherë do të ketë mundësi për ta bërë atë.
Përse kam nevojë për fe të organizuar?
Përse kam nevojë për fe të organizuar?
Përvojat shpirtërore dhe shërbimi ndaj të tjerëve gjatë çdo jave janë baza e një marrëdhënieje me Perëndinë. Por disa nga urdhërimet e Perëndisë, si të pagëzuarit dhe marrja e sakramentit të krijuar nga Jezu Krishti, kërkojnë autoritetin e priftërisë nga Perëndia. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme siguron strukturën dhe autoritetin e priftërisë të domosdoshëm për t’i përmbushur këto urdhërime. Ajo siguron edhe një mjedis të dashur e përkrahës ku mund të punoni për t’u bërë një person më i mirë dhe të dëgjoni pikëpamje që mund të mos i keni pikasur kur e keni studiuar më vete fjalën e Perëndisë. Një dobi tjetër e fesë së organizuar është mënyra si i inkurajon dhe i nxit mundësitë për shërbim.
Çfarë është konferenca e përgjithshme?
Çfarë është konferenca e përgjithshme?
Historia e Kishës
Si filloi Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Si filloi Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet”.
Shkrimi i shenjtë pati një ndikim të fuqishëm te Jozefi, duke e shtyrë të gjente një korije të qetë pemësh dhe të përpiqej për herë të parë në jetën e vet që të lutej me zë të lartë. Perëndia Ati dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, iu shfaqën Jozef Smithit atë ditë, duke i thënë se mëkatet i qenë falur dhe se ai nuk duhej t’i bashkohej asnjërës prej kishave për të cilat kishte mësuar.
Jozefi ishte zgjedhur si Profet i Perëndisë i cili, nën drejtimin e Jezu Krishtit, do të rivendoste Kishën e Tij në tokë. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u themelua zyrtarisht në vitin 1830.
Si mund ta lexoj atë që kanë thënë profetët dhe apostujt bashkëkohorë?
Si mund ta lexoj atë që kanë thënë profetët dhe apostujt bashkëkohorë?
Si zgjidhen udhëheqësit e Kishës?
Si zgjidhen udhëheqësit e Kishës?
Pozicionet e tjera me përgjegjësi në Kishë, atyre që u referohemi si “thirrje”, në rang krahinor dhe vendor zgjidhen gjithashtu duke kërkuar frymëzim nga Perëndia. Për shembull, peshkopi që udhëheq një bashkësi mund të lutet dhe të ndihet i frymëzuar t’i kërkojë një gruaje të caktuar të udhëheqë organizatën e grave që njihet si Shoqata e Ndihmës. Ajo, nga ana e saj, do të lutet për drejtim se kush duhet ta ndihmojë atë si këshilltare, si sekretare, si mësuese dhe në role të tjera.
Bibla dhe Libri i Mormonit
A besoni te Bibla?
A besoni te Bibla?
Përse më nevojitet Libri i Mormonit kur e kam tashmë Biblën?
Përse më nevojitet Libri i Mormonit kur e kam tashmë Biblën?
Së bashku, Libri i Mormonit dhe Bibla përmbajnë mijëra vite frymëzimi, udhërrëfimi dhe udhëzimi me vlerë. Duke i studiuar të dy librat, ju mund të merrni një kuptueshmëri më të mirë për atë se kush është Perëndia dhe çfarë dëshiron Ai për ju.
Kush e shkroi Librin e Mormonit?
Kush e shkroi Librin e Mormonit?
Në vitin 1823, Jozef Smithi u drejtua në vendin ku ishte fshehur anali i lashtë, dhe e përktheu atë me anë të fuqisë së Perëndisë.
Për çfarë flet Libri i Mormonit?
Për çfarë flet Libri i Mormonit?
Libri i Mormonit fillon me historinë e një familjeje. I ati i asaj familjeje, Lehi, është një profet në Jerusalemin e lashtë rreth vitit 600 pr.K. Perëndia e paralajmëron Lehin në një ëndërr që të marrë familjen e vet dhe të largohet nga Jerusalemi, sepse qyteti do të shkatërrohet së shpejti dhe shumë njerëz do të robërohen nga një komb tjetër. Ata kalojnë oqeanin për në kontinentin amerikan.
Pasardhësit e Lehit dhe bashkëshortes së tij, Sarias, përfundimisht ndahen në dy kombe: nefitët dhe lamanitët. Gjatë disa shekujve pasues, këto kombe janë shpesh në luftë me njëri‑tjetrin dhe besimi i tyre te Perëndia dhe Jezu Krishti vihet vazhdimisht në provë. Këto përvoja i mbushin faqet e Librit të Mormonit në formën e mësimeve jetësore, predikimeve, profecive dhe historive të fuqishme.
Pasi Jezusi ringjallet në Jerusalem, Ai u shfaqet njerëzve në kontinentin amerikan. Ai u mëson atyre rreth pagëzimit dhe faljes. Ai ua shëron të sëmurët dhe ua bekon fëmijët. Ai themelon Kishën e Tij. Më pas, ata jetojnë në paqe për qindra vjet. Me kalimin e kohës, njerëzit e humbasin besimin e tyre dhe shumë njerëz vriten në betejë. Një profet i asaj kohe me emrin Moroni i gropos analet e tyre për t’i ruajtur për një kohë dhe popull të ardhshëm – për ne!
Tempujt dhe Martesa
Nga ndryshon një tempull nga një ndërtesë e zakonshme e kishës?
Nga ndryshon një tempull nga një ndërtesë e zakonshme e kishës?
Tempujt kanë një qëllim më specifik. Tempujt janë vende të veçuara posaçërisht për shërbim e ceremoni të shenjta. Ata janë projektuar nga Zoti dhe përkushtuar për qëllimet e Tij. Tempujt janë të vetmet vende ku autorizohet kryerja e disa ordinancave. Këto ceremoni të shenjta i lartësojnë dhe frymëzojnë pjesëmarrësit ndërsa ata zotohen për t’i ndjekur mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit.
Për tempujt tregohet një nderim i veçantë – nuk do të gjeni njerëz që në mënyrë të shkujdesur flasin rreth filmit më të fundit, përdorin telefonat e tyre celularë ose angazhohen në veprimtari të tjera të përditshmërisë. Në vend të kësaj, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që kanë punuar për t’u përgatitur për përvojën e shenjtë përqendrohen te pjesëmarrja në ordinancat dhe kërkimi i zbulesës vetjake nga Perëndia.
Tempujt ndërtohen për të plotësuar peizazhin, kulturën dhe nevojat e zonës, ndaj secili ka pamje paksa të ndryshme. Por shumica prej tyre ndërtohen me mermer të bardhë dhe kanë maja të drejtuara nga qielli. Jashtë një tempulli, mund të gjeni gjithnjë fjalët “Shenjtëri Zotit, Shtëpia e Zotit”.
A mund të hyj brenda në tempull?
A mund të hyj brenda në tempull?
Pasi tempulli përfundohet, ai përkushtohet për adhurim të shenjtë. Për shkak të natyrës së shenjtë të punës që bëjmë në tempuj, paskëtaj ai hapet vetëm për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të cilët janë përgatitur për atë përvojë. Ndërkohë që mund të mos jeni në gjendje të hyni në tempull pikërisht tani, të gjithë fëmijët e Perëndisë ftohen të mësojnë më shumë rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe të hyjnë në marrëdhëniet besëlidhëse që do t’ju lejojnë të merrni pjesë plotësisht në bekimet e tempullit.
Çfarë ndodh në tempuj?
Çfarë ndodh në tempuj?
Në tempull, ne zotohemi më plotësisht për ta ndjekur Jezu Krishtin. Ne i bëjmë premtime Perëndisë, të tilla si premtimin për zbatimin e urdhërimeve të Tij dhe për t’ia përkushtuar veten dhe gjithçka që kemi Atij. Bashkëshortët dhe bashkëshortet, prindërit dhe fëmijët bashkohen ose “vulosen” me njëri‑tjetrin në përjetësi. Ne bëjmë të njëjtën punë për paraardhësit tanë, duke u dhënë atyre mundësinë për t’i pranuar ato bekime në jetën tjetër, nëse e zgjedhin këtë.
Çfarë janë pagëzimet për të vdekurit?
Çfarë janë pagëzimet për të vdekurit?
Fatmirësisht, Perëndia ka siguruar një mënyrë për cilindo që t’i marrë të gjitha bekimet e Tij – madje edhe pas vdekjes. Në tempull bëhen pagëzime për ata që kanë vdekur pa pasur mundësinë të pagëzohen në këtë jetë. Apostulli Pal foli për pagëzimin për të vdekurit në Bibël (shihni te
Ja se si funksionon: Shenjtorët e ditëve të mëvonshme e studiojnë historinë familjare dhe zbulojnë emrat e pjesëtarëve të familjes që kanë vdekur pa u pagëzuar. Më pas ata pagëzohen për ata paraardhës në tempull. Ky shërbim për të tjerët jepet me dashuri – dhe, për shkak se jeta vazhdon pas vdekjes, ata që kanë vdekur, janë të vetëdijshëm për ordinancat dhe mund të zgjedhin a do t’i pranojnë ato.
Si janë martesat në tempull?
Si janë martesat në tempull?
Çiftet që martohen në tempull shpesh festojnë me një grup më të madh familjarësh dhe miqsh paskëtaj me një pritje dasmore ose traditë tjetër kulturore. Çiftet që ishin martuar më parë në ceremoni civile jashtë tempullit (si p.sh. ata që iu bashkuan Kishës pasi qenë martuar tashmë), mund t’i përjetojnë gjithashtu bekimet e vulosjes në tempull.
Përse mbani veshje të brendshme të veçanta?
Përse mbani veshje të brendshme të veçanta?
A mund të martohen shenjtorët e ditëve të mëvonshme me njerëz të feve të tjera?

Misionarët
Çfarë bëjnë misionarët?
Çfarë bëjnë misionarët?
Misionet janë paksa të ndryshme në varësi të vendndodhjes. Për shembull, disa misionarë ecin ose ngasin biçikleta, ndërsa të tjerë ngasin makina. Disa caktohen në zona periferike, të tjerë në qytete të mëdha. Ndonjëherë puna misionare është të lidhesh me njerëzit nëpërmjet mjeteve shoqërore; herë të tjera ajo përfshin trokitjen në dyer ose ofrimin e vizitave turistike për njerëzit në vendet historike të Kishës.
Një gjë që të gjithë misionarët e kanë të përbashkët është se ata dëshirojnë t’i ndihmojnë të tjerët të arrijnë ta njohin Jezusin dhe të zhvillojnë një marrëdhënie me Të. Nëse keni pyetje që lidhen me besimin, jeni në kërkim të dikujt me të cilin të luteni ose dëshironi të shkoni në kishë me dikë, na bëni me dije! Misionarët janë të lumtur të flasin me ju!
A është e detyrueshme që kushdo të shkojë në një mision?
A është e detyrueshme që kushdo të shkojë në një mision?
Përse i thërrisni njerëzit me tituj si Plaku, Motra ose Vëllai?
Përse i thërrisni njerëzit me tituj si Plaku, Motra ose Vëllai?
Pagëzimi
A më duhet të pagëzohem?
A më duhet të pagëzohem?
A është nevoja të pagëzohem sërish nëse jam pagëzuar tashmë në një kishë tjetër?
A është nevoja të pagëzohem sërish nëse jam pagëzuar tashmë në një kishë tjetër?
Ne besojmë se kur bëhet fjalë për ordinanca ose vepra të shenjta që janë thelbësore për shpëtimin tonë të përjetshëm, ne duhet të ndjekim modelin e vendosur nga Jezu Krishti. Kjo do të thotë se pagëzimet duhet të kryhen me anë të autoritetit të priftërisë nga Perëndia dhe në një mënyrë që përputhet me mënyrën si u pagëzua Jezusi (me anë të zhytjes).
Pagëzimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, pasuar nga marrja e dhuratës së Frymës së Shenjtë nga dikush që ka autoritetin nga Jezusi, është mënyra e treguar nga Shpëtimtari për t’u bërë anëtar i Kishës së Tij.
Si t’i bashkohem Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Si t’i bashkohem Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Hapi i parë për t’iu bashkuar Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është të mësoni më shumë rreth Jezu Krishtit dhe premtimeve e zotimeve që bëni kur pagëzoheni në Kishën e Jezu Krishtit.
Ungjilli i Jezu Krishtit i bekon njerëzit me shpresë, gëzim dhe një kuptueshmëri më të madhe për qëllimin e jetës. Kur të jeni gati për të parë se si të qenit një anëtar i Kishës së Shpëtimtarit mund t’ju bekojë, mund të filloni të [merrni] mësimet me misionarët të cilët mund të ndihmojnë për t’ju njohur me bindjet tona fetare dhe bashkësinë tuaj vendore.
Merrni më Shumë Përgjigje
A keni ende pyetje të tjera për ne? Misionarët në zonën tuaj mund t’ju vizitojnë përmes internetit ose nga afër për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të dhënë një mesazh frymëzues.