Perëndia Është Burimi i Gjithë së Vërtetës
Mund të shohim te Perëndia; Biri i Tij, Jezu Krishti; dhe Shpirti i Shenjtë për të vërtetën.
Çfarë Është e Vërteta?
E vërteta është njohuri për gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Për shembull, është e vërtetë që Perëndia ju do dhe mund t’ju ndihmojë ta ndryshoni jetën tuaj. Perëndia na njeh personalisht dhe Ai e përdor Shpirtin e Shenjtë për të na ndihmuar që të dallojmë atë që është e vërtetë.
“Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.”
Jezusi është shembulli i përsosur i mënyrës se si duhet jetuar. Mësimet e Tij veprojnë si një dritë udhërrëfyese që mund të na drejtojë drejt paqes. Çdokush që kërkon ta ndjekë Jezu Krishtin, mund ta ketë këtë dritë; Ai premton se të gjithë ata që e kërkojnë Atë, do ta gjejnë Atë.
Shpirti i Shenjtë Na Ndihmon
Shpirti i Shenjtë, ose Fryma e Shenjtë, është lajmëtari i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ka disa mënyra se si Fryma e Shenjtë mund të ndihmojë për të na sjellë më pranë Perëndisë. Fryma e Shenjtë:
- Ngushëllon (shihni te
Gjoni 14:16–17, 26 ;Moroni 8:26 ;Doktrina e Besëlidhje 36:2 ). - Zbulon të vërtetën dhe dëshmon për të (shihni te
2 Nefi 32:4–5 ;Alma 5:46–47 ;Doktrina e Besëlidhje 8:2–3 ). - Jep dëshmi për Atin dhe Birin (shihni te
Gjoni 15:26 ;3 Nefi 11:32, 36 ). - Shenjtëron dhe pastron (shihni tek
Alma 13:10–12 ;3 Nefi 27:19–20 ;Moroni 6:4 ).
Si Mund ta Di se Çfarë Është e Vërtetë?
Lutjuni Atit Tuaj të Dashur Qiellor
Perëndia na do dhe dëshiron të na dëgjojë. Ai premton që, kur ne lutemi, Ai do të na japë përgjigje dhe udhërrëfim.Jezusi na mësoi si të lutemi në Bibël (
Jini Besnikë
Në Bibël mësojmë se “besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen” (Dallojeni Shpirtin e Shenjtë
Perëndia komunikon me ne nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë në një larmi mënyrash. Në Bibël shpesh përshkruhet si një “zë, një shushuritje e ëmbël” (shihni te- Ndjenja dashurie, gëzimi, paqeje dhe mirësie (
Galatasve 5:22–23 ) - Qartësi dhe udhërrëfim për jetën tuaj (
Doktrina e Besëlidhje 8:2–3 ) - Ide në mendjen tuaj dhe ndjenja në zemrën tuaj (
1 Korintasve 2:9–11 ) - Errësirë që po zëvendësohet nga drita (
Alma 19:6 )
Ndiqeni Shembullin e Shpëtimtarit
Jezusi dha shembullin më të epërm për ne të gjithë. Nëse duam të dimë atë që është e vërtetë, ne mund të ndjekim shembullin e Tij dhe të bëjmë atë që bëri Ai.Si shfaqet kjo?
- Tregojuni dashuri dhe dashuri hyjnore të tjerëve dhe Perëndisë.
- Kuptoni se si ju bëjnë të ndiheni ato veprime.
- Reflektoni mbi mënyrën se si jua ndryshojnë jetën ato veprime.