Përse Jemi Këtu në Tokë dhe Çfarë Ndodh Pasi Vdesim

Perëndia ka një plan të përjetshëm për ju. Për shkak të Jezu Krishtit, pas kësaj jete, ju mund të jeni me familjen tuaj përgjithmonë.
Perëndia, Ati ynë i dashur Qiellor, dëshiron që ne të ndiejmë lumturi dhe gëzim. Ai krijoi një plan që ne të vijmë në tokë, të rritemi dhe të kthehemi për të jetuar me Të përgjithmonë. Plani i Tij i jep kuptim dhe kontekst jetës sonë dhe u përgjigjet pyetjeve të mëdha: “Nga erdha?”, “Përse jam këtu?” dhe “Çfarë ndodh pasi vdes?”

Nga erdhët?

Historia juaj fillon përpara se të lindeshit. Në qiell, ju ekzistonit si shpirt me Perëndinë dhe pjesën tjetër të fëmijëve të Tij shpirtërorë. Ne të gjithë jemi pjesëtarë të familjes së Tij dhe, në jetën para lindjes, zgjodhëm të ndiqnim planin e Perëndisë. Kjo nënkuptonte ardhjen në tokë në mënyrë që të mund të hidhnim hapin e radhës drejt përparimit tonë të përjetshëm.

Krijimi

Nën drejtimin e Perëndisë, Jezu Krishti krijoi tokën dhe të gjitha gjërat e gjalla. Adami dhe Eva qenë fëmijët e parë shpirtërorë të Perëndisë që erdhën në tokë. Perëndia i krijoi trupat e tyre që t’i ngjanin trupit të Tij dhe i vendosi në Kopshtin e Edenit.

Rënia e Adamit dhe Evës

Ndërkohë që Adami dhe Eva ishin në kopsht, Perëndia i urdhëroi që të mos e hanin frutën nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.

Po t’i bindeshin këtij urdhërimi, ata mund të qëndronin në kopsht, por nuk do të ishin në gjendje të përparonin duke mësuar nga kundërshtimi dhe sfidat e jetës në vdekshmëri. Ata nuk do ta njihnin kurrë gëzimin, sepse nuk mund të përjetonin kurrë hidhërim e dhembje.

Satani i tundoi Adamin dhe Evën që ta hanin frutën e ndaluar. Eva zgjodhi ta hante frutën dhe i dha Adamit pak prej saj. Ai gjithashtu zgjodhi ta hante atë. Për shkak të kësaj zgjedhjeje, ata u dëbuan nga kopshti dhe u ndanë nga prania e Perëndisë. Kjo ngjarje quhet Rënie.

Rënia qe një hap përpara për njerëzimin dhe një bekim i madh për të gjithë ne. Rënia bëri të mundur që ne të lindeshim në tokë dhe të përparonim në planin e Atit Qiellor.

Rënia qe një hap përpara për njerëzimin dhe një bekim për të gjithë ne. Bekimet e Rënies përfshijnë:
  • Adami dhe Eva u bënë njerëz të vdekshëm.
  • Ata përjetuan zgjedhjen e lirë dhe mundën ta përdornin atë për të zgjedhur midis së mirës dhe së keqes.
  • Për shkak se Adami dhe Eva u përballën me kundërshtim, qenë në gjendje të mësonin dhe të përparonin.
  • Për shkak se përjetuan hidhërim, ata mundën të përjetonin edhe gëzim.
  • Rënia bëri të mundur që ne të gjithë të lindeshim në tokë dhe të përparonim në planin e Atit Qiellor.
Për shkak të Rënies, ne jemi bekuar me trupa fizikë, me të drejtën për të zgjedhur midis së mirës dhe së keqes, si edhe me mundësinë për të fituar jetë të përjetshme. Asnjëra prej këtyre gjërave nuk do të kishte qenë e mundur në qoftë se Adami dhe Eva do të kishin qëndruar në kopsht.

Adami dhe Eva shprehën mirënjohje për bekimet që erdhën si rrjedhojë e Rënies:

“Adami e bekoi Perëndinë dhe u mbush me Frymën e Shenjtë dhe filloi të profetizonte lidhur me tërë familjet e tokës, duke thënë: ‘Bekuar qoftë emri i Perëndisë, sepse për shkak të shkeljes sime sytë e mi u hapën dhe në këtë jetë unë do të kem gëzim e përsëri në mish do ta shoh Perëndinë’.

Dhe Eva, gruaja e tij, i dëgjoi të gjitha këto gjëra dhe u gëzua, duke thënë: ‘Po të mos ishte për shkeljen tonë, ne kurrë nuk do të kishim patur farë dhe kurrë nuk do të kishim njohur të mirën dhe të keqen, dhe gëzimin e shëlbimit tonë, dhe jetën e përjetshme që Perëndia ua jep gjithë të bindurve’.”

Adam and Eve standing together.  Eve is holding a baby.  They are both looking at the baby.

Përse jeni këtu?

Jeta në tokë është një pjesë thelbësore e planit të bukur të Perëndisë për secilin prej nesh. Përvojat që kemi këtu, na ndihmojnë të mësojmë, të rritemi dhe të përgatitemi për t’u kthyer tek Ati ynë në Qiell.

Shlyerja e Jezu Krishtit është në qendër të Planit të Perëndisë për Lumturinë

  • Për shkak të Rënies së Adamit dhe Evës, ne të gjithë i nënshtrohemi mëkatit dhe vdekjes.
  • Për shkak se Perëndia na do, Ai dërgoi në tokë Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të na shëlbuar nga mëkati dhe vdekja.
  • Për shkak të flijimit shlyes të Jezusit, ne mund të falemi e të pastrohemi nga mëkatet tona dhe zemra mund të na ndryshojë. Kjo bën të mundur që ne të kthehemi në praninë e Perëndisë dhe të kemi gëzim afatgjatë.
Jezu Krishti ofron ngushëllim, shpresë dhe shërim. Flijimi i Tij shlyes është shprehja më e lartë e dashurisë së Tij. Gjithçka që është e padrejtë në jetë, mund të ndreqet me anë të Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Because of Him—Easter Video

Çfarë ndodh pasi vdisni?

Ashtu sikurse jetuam para se të vinim në tokë, ne do të vazhdojmë të jetojmë pasi të vdesim. Njohuria për këtë fakt mund të japë ngushëllim dhe paqe kur ne ose njerëzit tanë të dashur përballemi me vdekjen. Ndërkohë që vajtojmë për ata që kemi humbur, ka shpresë për shkak të Jezu Krishtit; vdekja nuk është fundi (shihni te Gjoni 11:25–26).

Bota e Shpirtrave

Kur vdesim, shpirti dhe trupi ynë ndahen. Ndonëse trupi ynë vdes, shpirti, që është thelbi i asaj që jemi, vazhdon të jetojë. Shpirti ynë shkon në botën e shpirtrave, e cila është një periudhë pritjeje ku mësojmë dhe përgatitemi deri sa të marrim dhuratën e ringjalljes.

Ringjallja

Ringjallja është ribashkimi i trupit dhe shpirtit dhe është hapi i radhës në rritjen tonë të përjetshme.

Kur të ringjallemi, secili prej nesh do të ketë një trup të përsosur fizik, të çliruar nga dhembja dhe sëmundja. Ne do të jemi të pavdekshëm, të gjallë përgjithmonë.

Për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit, çdo njeri që ka ardhur ndonjëherë në jetë, do të ringjallet (Alma 11:42–44).

Shpëtimi Është i Mundur për Shkak të Jezu Krishtit

Për shkak se të gjithë do të ringjallemi, të gjithë do të shpëtohemi, ose do të marrim shpëtim, nga vdekja fizike. Por as Ringjallja, as shpëtimi nga mëkatet tona nuk do të ishin të mundur pa Jezu Krishtin.

Ai vuajti për mëkatet tona që, kur të lutemi për falje dhe të përpiqemi të ndryshojmë, të mund të jemi të pastër. Ai gjithashtu vdiq në kryq dhe u ngrit së vdekuri. Për shkak të Jezusit, vdekja nuk është fundi.

Gjykimi dhe Lavdia e Përjetshme

Në kohën e ringjalljes, secili prej nesh do të gjykohet individualisht nga Jezusi, Shpëtimtari ynë. Ky gjykim përfundimtar do të bazohet te dëshirat, veprimet dhe zgjedhjet tona.

Vetëm Perëndia dhe Jezusi i njohin në mënyrë të përsosur zemrat tona dhe rrethanat e jetës sonë, kështu që vetëm ata mund të na gjykojnë me përsosuri. Ky do të jetë një gjykim me dashuri, mëshirë, drejtësi dhe përgjegjshmëri (shihni tek 3 Nefi 27:14–15).

Christ, dressed in white, is portrayed as a shepherd. He is holding a dark colored lamb while many light colored sheep follow behind him.
Synimi përfundimtar i Perëndisë është t’i ndihmojë të gjithë fëmijët e Tij që të kthehen të jetojnë me Të në mbretërinë çelestiale.

Plani i Perëndisë për ne e bën të mundur jetën e përjetshme me Të dhe me familjet tona. Ndjekja e planit të Perëndisë për lumturinë përfshin:
  • Besimin te Jezu Krishti.
  • Pendimin për mëkatet tona.
  • Pagëzimin në emrin e Tij.
  • Marrjen e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë.
  • Zbatimin e urdhërimeve të Perëndisë.
  • Pendimin kur i shkelim urdhërimet.

Mësoni më Shumë rreth Planit të Perëndisë

Perëndia ka një plan për ju. Mësoni me misionarët rreth qëllimit të jetës në një bisedë nëpërmjet internetit ose me prani fizike.