Perëndia u Flet Fëmijëve të Tij Nëpërmjet Profetëve
Në kohët biblike, Perëndia zgjodhi profetë që ta udhërrëfenin popullin e Tij. Ne vazhdojmë të marrim udhërrëfimin e Perëndisë nëpërmjet një profeti të gjallë sot.
Profetët Janë Lajmëtarë të Perëndisë
Perëndia e do secilin prej nesh dhe do që ne ta ndiejmë atë dashuri që të mund të përparojmë dhe të rritemi. Ai na siguron mënyra për të gjetur kuptim në jetën tonë dhe për të ndier një ndjesi paqeje dhe qartësie mes pështjellimit të botës. Ndihma që Perëndia na ka dhënë, përfshin fjalët e profetëve.
Ndërsa lidheni me Perëndinë nëpërmjet lutjes, mund të merrni udhërrëfim për vetë jetën tuaj. Por Perëndia u flet edhe kolektivisht fëmijëve të Tij nëpërmjet profetëve. Këta profetë dërgohen për të na mësuar ungjillin e Jezu Krishtit dhe për të dhënë udhërrëfim të posaçëm për kohën tonë nga Perëndia.

Historitë e lashta dhe mësimet e shenjta që shënohen në Bibël dhe në Librin e Mormonit, tregojnë që gjatë gjithë historisë, Perëndia ka zgjedhur profetë që të veprojnë në emrin e Tij për shpëtimin e fëmijëve të Tij.
Nganjëherë, njerëzit i besonin fjalët e profetëve dhe bënin jetë të drejtë. Herë të tjera ata i refuzonin mesazhet e Perëndisë të sjella nga profetët dhe largoheshin nga Perëndia, një gjendje e njohur si “braktisje”. Ato kohë braktisjeje përfundimisht i linin vendin një drejtësie të përtërirë teksa njerëzit pendoheshin dhe iu vinin veshin sërish profetëve të zgjedhur të Perëndisë.
Në Bibël, nga vargu tekAmos 3:7 na mësohet se Perëndia nuk do të bëjë asgjë nëse nuk ua zbulon atë “shërbëtorëve të tij, profetëve”. Zoti dërgoi profetë gjatë gjithë Dhiatës së Vjetër për t’i paralajmëruar njerëzit që të përgatiteshin për zitë e bukës, luftën ose katastrofa të tjera. Ata ua treguan vullnetin e Perëndisë njerëzve dhe dëshmuan për pasojat e mëkatit. Më e rëndësishmja, profetët sollën shpresë teksa profetizuan për lindjen e Jezu Krishtit dhe ungjillin e Tij jetëndryshues.
Profetët në Bibël dhe në Librin e Mormonit dhanë mësime dhe të vërteta që ende janë aktuale sot, rreth ndërtimit të besimit te Jezu Krishti dhe bërjes më shumë si Ai. Mund të gjeni forcë, shpresë dhe frymëzim po t’i lexoni fjalët e tyre.
Nganjëherë, njerëzit i besonin fjalët e profetëve dhe bënin jetë të drejtë. Herë të tjera ata i refuzonin mesazhet e Perëndisë të sjella nga profetët dhe largoheshin nga Perëndia, një gjendje e njohur si “braktisje”. Ato kohë braktisjeje përfundimisht i linin vendin një drejtësie të përtërirë teksa njerëzit pendoheshin dhe iu vinin veshin sërish profetëve të zgjedhur të Perëndisë.
Në Bibël, nga vargu tek
Profetët në Bibël dhe në Librin e Mormonit dhanë mësime dhe të vërteta që ende janë aktuale sot, rreth ndërtimit të besimit te Jezu Krishti dhe bërjes më shumë si Ai. Mund të gjeni forcë, shpresë dhe frymëzim po t’i lexoni fjalët e tyre.
Një Profet e Udhëheq Kishën e Rivendosur të Jezu Krishtit Sot
Kur Jezusi ishte në tokë, Ai thirri dymbëdhjetë Apostuj që të ndihmonin për të udhëhequr Kishën e Tij. Pasi Jezusi vdiq, Apostujt u përballën me kundërshtim dhe në disa raste u vranë. Me kalimin e kohës, të vërteta të rëndësishme të ungjillit dhe autoriteti i priftërisë nga Perëndia humbën teksa njerëzit nëpër botë ranë në braktisje.
Në vitin 1820, një djalë 14‑vjeçar që quhej Jozef Smith, u lut me zell duke kërkuar udhërrëfim rreth mirëqenies së shpirtit të tij dhe për të ditur se me cilën kishë duhej të bashkohej. Perëndia Ati dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozefit dhe i thanë atij se mëkatet e tij qenë falur dhe se ai nuk duhej të bashkohej me asnjërën nga kishat ekzistuese. Ai më vonë u bë profeti i zgjedhur për të rivendosur Kishën e Jezu Krishtit në tokë.

Nga ajo kohë, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është udhëhequr nga një profet i gjallë, i përkrahur nga dymbëdhjetë Apostuj dhe udhëheqës të tjerë, duke ndjekur modelin e Kishës së lashtë të Krishtit.
Profeti dhe apostujt e sotëm ecin në gjurmët e profetëve që gjenden në shkrimet e shenjta. Ata na mësojnë të vërtetat e përjetshme, dëshmojnë për Jezu Krishtin, na paralajmërojnë për rrezikun, na japin arsye për të shpresuar dhe na japin udhërrëfim nga Perëndia posaçërisht për kohën tonë.

Ndjekja e fjalëve të një profeti të gjallë mund t’ju sjellë më pranë Jezu Krishtit dhe t’ju ndihmojnë të gjeni shpresë dhe gëzim. Vitet e fundit, një pjesë e udhërrëfimit që ka dhënë Presidenti Rasëll M. Nelson, profeti dhe Presidenti i Kishës, përfshin:
Pyetje të Zakonshme
Si mund ta lexoj atë që kanë thënë profetët dhe apostujt bashkëkohorë?
Si mund ta lexoj atë që kanë thënë profetët dhe apostujt bashkëkohorë?
Predikimet e dhëna nga profeti, apostujt dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës në konferencën e përgjithshme mund të gjenden duke shfletuar në arkivat e konferencave të përgjithshme këtu . Mund të qëndroni të përditësuar për ato që po thonë udhëheqësit e Kishës jashtë konferencës së përgjithshme, të tilla si përkushtimet e tempujve ose konferencat mes besimeve të ndryshme duke vizituar faqen Redaksia e Kishës . Mund edhe të përdorni funksionin e kërkimit në ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar bisedat nga konferencat e përgjithshme, artikujt e revistave dhe burime të tjera sipas temës.
Çfarë është konferenca e përgjithshme?
Çfarë është konferenca e përgjithshme?
Konferenca e përgjithshme është një mbledhje mbarëbotërore e besimtarëve. Dy herë në vit, ne e kalojmë fundjavën duke dëgjuar profetët dhe apostujt e Zotit dhe udhëheqës të tjerë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që japin mesazhin e Perëndisë për kohën tonë. Mijëra njerëz marrin pjesë nga afër në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBA ndërkohë që miliona të tjerë e shohin nga larg ose i studiojnë mesazhet në mënyrë të pavarur në një datë të mëvonshme.
Si zgjidhen udhëheqësit e Kishës?
Si zgjidhen udhëheqësit e Kishës?
Kur profeti dhe Presidenti i Kishës ndërron jetë, Apostulli me më shumë kohë në detyrë (nga kohëzgjatja e shërbimit, jo mosha) bëhet profeti i ri. Kur ka një vend bosh në Kuorumin e Dymbëdhjetëve Apostujve, profeti zgjedh një person të ri që të shërbejë, nëpërmjet frymëzimit nga Perëndia.
Pozicionet e tjera me përgjegjësi në Kishë, atyre që u referohemi si “thirrje”, në rang krahinor dhe vendor, zgjidhen gjithashtu duke kërkuar frymëzim nga Perëndia. Për shembull, peshkopi që e udhëheq një bashkësi, mund të lutet dhe të ndihet i frymëzuar t’i kërkojë një gruaje të caktuar të udhëheqë organizatën e grave që njihet si Shoqata e Ndihmës. Ajo, nga ana e saj, do të lutet për të ditur se kujt t’i kërkojë ta ndihmojë atë si këshilltare, sekretare dhe mësuese dhe në role të tjera.