Kisha e Jezu Krishtit Është Rivendosur
Gjithkush mund t’i gëzojë bekimet e Kishës së Jezu Krishtit në tokë sot.
Jezu Krishti Themelon Kishën e Tij
- Një pjesë kyç e shërbesës tokësore të Jezu Krishtit, ishte organizimi i Kishës së Tij.
- Ai thirri Dymbëdhjetë Apostuj për ta dhënë mësim ungjillin e Tij e për ta përhapur atë.
- Ai u dha Apostujve autoritetin të vepronin në emër të Perëndisë, që njihet si priftëria (shihni te
Mateu 10:1–10 ).
- Pasi Jezusin e kryqëzuan, Apostujt e Tij u përballën me mospajtime dhe përndjekje, duke shkaktuar vdekjen e tyre në disa raste.
- Disa njerëz e keqpërdorën fenë për t’u përpjekur ta rritnin pushtetin e tyre ose u ndanë në sekte të reja që i keqinterpretuan mësimet e Shpëtimtarit.
- Me kalimin e kohës, priftëria u mor nga toka dhe shumë të vërteta të rëndësishme humbën.
- Në vitet 1500, njerëz si Martin Luteri dhe Xhon Kalvini e dalluan gjendjen e paplotë të krishterimit dhe u përpoqën t’i reformonin kishat ekzistuese.
- U organizuan shumë fe të reja për të ndjekur sinqerisht Jezu Krishtin dhe mësimet e Tij autentike.
- Fatkeqësisht, këtyre feve prapëseprapë u mungonte autoriteti i priftërisë nga Perëndia për të kryer ordinanca të tilla si pagëzimi ose sakramenti i Darkës së Zotit.
Jozef Smithi u Thirr si Profet
Pavarësisht përpjekjeve që u bënë gjatë Reformës Protestante, nevojitej një rivendosje e plotë, e drejtuar nga një profet i zgjedhur nga Perëndia.
Koha për atë rivendosje erdhi në vitin 1820, kur një djalë 14‑vjeçar, i quajtur Jozef Smith, filloi të ndiente se shpirti i tij, (me fjalët e tij) “nuk gjente rehati” dhe kërkonte se me cilën kishë duhej të bashkohej (Joseph Smith – Historia 1:8 ).
Një ditë, ndërsa ai studionte Biblën, Jozefi lexoi: “Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet” (Jakob [Bibël] 1:5).
Ky shkrim i shenjtë pati një ndikim të fuqishëm te Jozefi, duke e nxitur atë të gjente një korije të qetë pemësh ku u lut me gjithë zemër për drejtim nga Perëndia. Ai shkroi këtë rrëfim për atë që ndodhi në vijim:
Koha për atë rivendosje erdhi në vitin 1820, kur një djalë 14‑vjeçar, i quajtur Jozef Smith, filloi të ndiente se shpirti i tij, (me fjalët e tij) “nuk gjente rehati” dhe kërkonte se me cilën kishë duhej të bashkohej (
Një ditë, ndërsa ai studionte Biblën, Jozefi lexoi: “Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet” (Jakob [Bibël] 1:5).
Ky shkrim i shenjtë pati një ndikim të fuqishëm te Jozefi, duke e nxitur atë të gjente një korije të qetë pemësh ku u lut me gjithë zemër për drejtim nga Perëndia. Ai shkroi këtë rrëfim për atë që ndodhi në vijim:
“Unë pashë një shtyllë drite tamam mbi kokën time, më e shkëlqyeshme se dielli, e cila zbriti gradualisht derisa ra mbi mua. … Kur drita pushoi mbi mua, unë pashë dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërcejnë të gjitha përshkrimet, duke qëndruar mbi mua në ajër. Një prej tyre më foli, duke më thirrur në emër dhe tha, duke treguar tjetrin: ‘Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!” (Joseph Smith – Historia 1:16–17 ).
Perëndia Ati dhe Biri i Tij Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit, duke i thënë atij se mëkatet e tij qenë falur dhe se ai nuk duhej t’i bashkohej asnjërës nga kishat. Përkundrazi, Jozefi ishte zgjedhur si profeti i Perëndisë i cili do të rivendoste Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit në tokë.
Kisha e Rivendosur
Nëpërmjet Jozef Smithit, Jezu Krishti rivendosi të njëjtën Kishë që Ai kishte themeluar në kohët e lashta, që nënkuptonte:
Kisha u rithemelua me njëprofet dhe Dymbëdhjetë Apostuj .
Librit të Mormonit , i cili është një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit. Ky libër me shkrime të shenjta u shkrua nga profetët në kontinentin e lashtë amerikan dhe Jozefi e përktheu librin nëpërmjet frymëzimit hyjnor.
Nëpërmjet Librit të Mormonit dhezbulesës së kohëve bashkëkohore nga Perëndia , u zbuluan të vërteta të rëndësishme rreth planit të Perëndisë për ne dhe qëllimin tonë në tokë. Këto zbulesa përfshijnë:
Kisha u rithemelua me një
- Dishepujt e Krishtit mund të pagëzoheshin në Kishën e Tij me autoritetin e duhur të priftërisë nga Perëndia dhe t’u jepej dhurata e Frymës së Shenjtë.
- Në tokë u rivendosën ceremoni fetare të rëndësishme, të njohura si ordinancat e priftërisë, përfshirë fuqinë për t’i bashkuar familjet së bashku për kohën dhe gjithë përjetësinë.
Nëpërmjet Librit të Mormonit dhe
- Një kuptueshmëri më të thellë për rolin e Jezu Krishtit.
- Njohurinë që ne jetuam me Perëndinë para se të vinim në tokë.
- Njohurinë se jemi këtu për t’u bërë më shumë si Ati ynë Qiellor dhe të kthehemi për të jetuar përsëri me Të.
- Sigurinë që mund të
jetojmë së bashku si familje përgjithmonë .
Sot, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme vazhdon të udhëhiqet nga një profet i gjallë dhe Apostuj. Mësimet e tyre për këto “ditë të mëvonshme” përfshijnë rritjen e përqendrimit tonë te Shpëtimtari, përkujdesjen për të varfrit, shuarjen e konflikteve vetjake në jetën tonë dhe forcimin e familjeve. Falë udhërrëfimit profetik dhe urtësisë së tyre, miliona njerëz në mbarë botën mund të përjetojnë bekimet e Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit.