Jezu Krishti i Kupton Sfidat Tuaja

Askush nuk ka pse t’i kalojë sfidat e jetës i vetëm. Jezu Krishti e kupton përsosurisht atë që po kaloni, dhe do t’ju përkrahë.

Jezusi Ju Kupton

Kur Jezusi vuajti për të gjithë ne në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryq, Ai mori një kuptueshmëri të përsosur për çdo sprovë me të cilën ne përballemi. Ai e di se çfarë po ndieni dhe çfarë po kaloni dhe hiri i Tij do të sigurojë forcën që ju nevojitet për ta kapërcyer atë.

Te Libri i Mormonit na mësohet:
Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji; dhe kjo, që të plotësohet fjala që thotë se ai do të marrë përsipër dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij.
“Dhe ai do të marrë përsipër vdekjen që ai të mund të zgjidhë rripat e vdekjes, që e lidhin popullin e tij; dhe ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:11–12).

Ngaqë Perëndia ju do dhe dëshiron që ju të bëheni njeriu më i mirë që mundeni, Ai dërgoi Birin e Tij të përsosur në tokë që t’ju shëlbojë. Një pjesë e rëndësishme e misionit të Jezu Krishtit qe të ishte avokati ynë. Ai e mposhti vuajtjen dhe mundimin në mënyrë që të dinte si të na përkrahte. Ai ju njeh përsosurisht dhe e di si t’ju ndihmojë nëse i drejtoheni Perëndisë në lutje dhe kërkoni udhërrëfim.

Mund të Gjeni Paqe dhe Përkrahje në Kohë të Vështira

Teksa i drejtoheni Perëndisë dhe Jezu Krishtit, besimi juaj do të forcohet dhe do të veprojë si një spirancë në stuhitë e jetës. Ungjilli i Krishtit mund t’ju mësojë udhën drejt gëzimit afatgjatë dhe të vërtetat që jepen mësim në Kishën e Tij, mund të sjellin paqe dhe shpresë.

Miqtë dhe familja juaj mund të jenë një burim i mrekullueshëm përkrahjeje dhe lumturie, përfshirë miqësitë e krijuara në kishë. Në më të mirën e tyre, bashkësitë tona të kishës janë komunitete përkujdesëse ku i japim shërbesë njëri‑tjetrit në mënyra praktike dhe shpirtërore.
two women hugging
Përveç mënyrave se si anëtarët individualë të Kishës tregojnë dashuri dhe përkrahje, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka krijuar një sistem përkrahjeje më të strukturuar për disa nga sfidat e jetës. Bashkësia juaj vendore mund të japë më tepër informacion rreth mundësive që janë në dispozicion në zonën tuaj.

  • Pikëllimi dhe Humbja
  • Punësimi
  • Varësia
  • Prindërimi
  • Shëndeti Mendor
  • Arsimimi
  • Burime të Tjera