Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
Vëllezër dhe motra, unë tani do të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për votën tuaj mbështetëse.
Ju lutemi ta shprehni përkrahjen tuaj në mënyrën e zakonshme. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjërin prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.
Propozohet që ne të mbështetim Dallin Harris Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta shfaqë.
Propozohet që të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: Dallin H. Ouks, Xhefri R. Holland, Henri B. Ajring, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong, Ulises Soares dhe Patrik Kirën.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.
Propozohet që ne të mbështetim anëtarët e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Kundër, nëse ka, me të njëjtën shenjë.
Vëmë në dukje se dy Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj u mbështetën gjatë mbledhjeve të konferencës së përgjithshme për udhëheqjen dhe janë njoftuar në këndin e internetit të Kishës. Ju ftojmë t’i mbështetni këta vëllezër në detyrat e tyre të reja.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.
Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.
Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.
Ju faleminderit, vëllezër dhe motra, për votën tuaj mbështetëse në emrin e udhëheqjes së Kishës.
Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:
Banu K. Hiranandani dhe Fernando Vivas.