Anëtarët e Kishës besëlidhin të “mba[jnë] barr[ë]t e njëri‑tjetrit, … të vajto[jnë] me ata që vajtojnë …, dhe të ngushëllo[jnë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:8–9). Kujdesi për ata që kanë nevoja materiale, është pjesë e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Kjo përgjegjësi gjen zbatim për të gjithë anëtarët e Kishës teksa i japin shërbesë njëri‑tjetrit.