“27. Ordinancat e Tempullit për Të Gjallët”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2025).
“27. Ordinancat e Tempullit për Të Gjallët”, Manuali i Përgjithshëm.
27.
Ordinancat e Tempullit për Të Gjallët
27.0
Parathënia
Që nga kohët e lashta, sa herë që një popull besnik ka qenë në tokë, Perëndia e ka bekuar atë me besëlidhje dhe ordinanca tempulli. Nganjëherë, Ai ka lejuar që ordinancat e Tij të shenjta të administrohen jashtë tempujve kur nuk kishte një tempull të përkushtuar (shihni te Zanafilla 28:12–22; Eksodi 24; Eksodi 25:8–9; Ethëri 3). Por kurdoherë që Zoti e ka themeluar Kishën e Tij, Ai e ka urdhëruar popullin e Vet që të ndërtojë një shtëpi “për emrin [e Tij]”. Atje Ai zbulon ordinancat e Tij dhe lavditë e mbretërisë së Tij dhe jep mësim udhën e shpëtimit. (Shihni te 2 Kronikave 3–5; 2 Nefi 5:16; Doktrina e Besëlidhje 97:10–16; 124:29–39.)
Tempulli është shtëpia e Zotit. Ai na drejton për te Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Në tempuj, ne marrim pjesë në ordinanca të shenjta dhe bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor që na lidhin me Të dhe me Shpëtimtarin tonë. Këto besëlidhje dhe ordinanca na përgatitin që të kthehemi në praninë e Atit Qiellor dhe të lidhemi së bashku si familje për përjetësinë.
Në tempull gjithashtu bekime të mëdha vihen në dispozicion për fëmijët besnikë të Perëndisë në këtë jetë. Në besëlidhjet dhe ordinancat e tempullit “fuqia e perëndishmërisë manifestohet” (Doktrina e Besëlidhje 84:20). Tempulli është një vend i shenjtë ku anëtarët mund të adhurojnë, mësojnë dhe marrin udhërrëfim e ngushëllim (shihni te Doktrina e Besëlidhje 109:13–16). Ata që e frekuentojnë tempullin, mund të kenë të drejtën për ta përdorur fuqinë e Perëndisë që t’i ndihmojë ta përmbushin punën e Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 109:22–23; shihni edhe te 3.5 në këtë manual).
Besëlidhjet dhe ordinancat e tempullit janë të shenjta. Simbolet që lidhen me besëlidhjet e tempullit, nuk duhet të diskutohen jashtë tempullit. As nuk duhet ta diskutojmë informacionin e shenjtë për të cilin besëlidhim në tempull se nuk do ta zbulojmë. Gjithsesi, ne mund të diskutojmë qëllimet bazë dhe doktrinën e besëlidhjeve dhe ordinancave të tempullit, si dhe ndjenjat shpirtërore që kemi në tempull.
Udhëheqësit e lagjeve dhe të kunjeve e diskutojnë informacionin në këtë kapitull me anëtarët që po përgatiten për të kryer ordinancat e dhurimit ose të vulosjes.
27.1
Kryerja e Ordinancave të Tempullit
27.1.1
Përgatitja për të Kryer Ordinancat e Tempullit
Anëtarët duhet të përgatiten shpirtërisht për të kryer ordinancat e tempullit dhe për t’i bërë e nderuar besëlidhjet në tempull.
Prindërit kanë përgjegjësinë kryesore për t’i ndihmuar fëmijët e tyre që të përgatiten për të kryer ordinancat e tempullit. Udhëheqësit e kunjeve dhe të lagjeve, vëllezërit e motrat shërbestare dhe pjesëtarët e rrethit familjar i përkrahin prindërit në këtë rol.
Udhëheqësit e kunjeve dhe të lagjeve i nxitin anëtarët që të përgatiten për të kryer ordinancat e tyre të tempullit. Udhëheqësit gjithashtu theksojnë rëndësinë e nderimit të besëlidhjeve të tempullit dhe të qëndruarit të denjë për një rekomandim tempulli dhe të pasjes së një rekomandimi tempulli.
Burimet për t’i ndihmuar anëtarët që të përgatiten për të kryer ordinancat e tempullit janë në dispozicion tek temples.ChurchofJesusChrist.org.
Për informacion rreth lëshimit të rekomandimeve të tempullit në këto rrethana, shihni te 26.1 dhe 26.3.3.
27.1.2
Verifikimi i Dokumenteve dhe Marrja e një Rekomandimi Tempulli për Ordinancat për të Gjallët
Anëtarët takohen me peshkopin e tyre kur po përgatiten që:
-
Të marrin ordinancën e tyre vetjake të dhurimit (shihni te 27.2).
-
Të vulosen me një bashkëshort/e (shihni te 27.3).
-
Të vulosen te prindërit e tyre (shihni te 27.4).
-
Fëmijët e tyre të vulosen tek ata (shihni te 27.4).
Peshkopi e ndihmon anëtarin të verifikojë informacione të rëndësishme si emrat, datat e lindjes, datat e ordinancave të mëparshme dhe datat e martesave. Kjo bëhet duke përdorur mjetin Përgatitja për Ordinancat në LCR.
Peshkopi dhe presidenti i kunjit e intervistojnë anëtarin për të lëshuar një rekomandim tempulli për ordinancat për të gjallët (shihni te 26.3.3).
27.1.3
Anëtarët që Kanë Aftësi të Kufizuara Fizike
Anëtarët e denjë që kanë aftësi të kufizuara fizike, mund t’i marrin të gjitha ordinancat e tempullit (shihni te 38.2.5). Këta anëtarë inkurajohen që ta frekuentojnë tempullin bashkë me familjarë apo miq të së njëjtës gjini që e kanë kryer ordinancën e dhurimit, të cilët mund t’i ndihmojnë. Ata që ndihmojnë duhet të kenë një rekomandim aktual tempulli. Nëse anëtarët nuk mund të frekuentojnë me një pjesëtar të familjes ose një mik, ata mund të marrin në telefon tempullin që më parë për të kuptuar se çfarë rregullimesh mund të bëhen. Shihni tek temples.ChurchofJesusChrist.org për informacion kontakti për secilin tempull.
Kafshë shërbimi dhe kafshë për mbështetje emocionale nuk lejohen në tempuj. Presidentët e kunjeve mund të vihen në kontakt me Sektorin e Tempullit tek TempleDepartment@ChurchofJesusChrist.org, në qoftë se kanë pyetje.
27.1.4
Ndihma për Përkthimin ose Interpretimin
Nëse anëtarët kanë nevojë për ndihmë lidhur me përkthimin ose interpretimin në tempull, ata duhet të vihen në kontakt me tempullin që më parë për të kuptuar nëse një ndihmë e tillë është në dispozicion. Shihni tek temples.ChurchofJesusChrist.org për informacion kontakti për secilin tempull.
27.1.5
Veshjet që Vishen në Tempull
Kur shkojnë në tempull, anëtarët duhet të veshin llojin e veshjeve që zakonisht veshin në mbledhjen e sakramentit. Ata duhet të shmangin veshjen e rrobave që janë joformale ose nuk i mbulojnë veshjet e brendshme të tempullit. Ata gjithashtu duhet të shmangin veshjen e rrobave që janë tepër formale, si smokingët. Ky udhëzim jepet mësim më së miri nga prindërit, vëllezërit e motrat shërbestare dhe udhëheqësit e lagjeve dhe të kunjeve teksa anëtarët përgatiten për të adhuruar në tempull.
Shihni te 27.3.2.6 për informacion rreth veshjeve që vishen për një vulosje në tempull.
Shihni te 38.5 për informacion rreth:
-
Veshjeve për t’u veshur gjatë ordinancave të dhurimit dhe vulosjes.
-
Marrjes, veshjes dhe përkujdesjes për veshjet ceremoniale dhe veshjet e brendshme të tempullit.
27.1.6
Kujdesi për Fëmijët
Fëmijët duhet të kenë mbikëqyrjen e një personi në moshë madhore, në qoftë se janë në mjedisin përreth tempullit. Punonjësit e tempullit janë në dispozicion për të mbikëqyrur fëmijët vetëm në rrethanat vijuese:
-
Nëse fëmijët po vulosen te prindërit
-
Nëse fëmijët po shohin vulosjen e vëllezërve dhe motrave të gjalla, të fëmijëve të njerkut/ës ose gjysmëvëllezërve e gjysmëmotrave të tyre te prindërit e tyre
27.1.7
Takimi me Anëtarët pasi i Kryejnë Ordinancat e Tempullit
Anëtarët shpesh kanë pyetje pasi kryejnë ordinancat e tempullit. Pjesëtarë të familjes që e kanë kryer ordinancën e dhurimit, peshkopi, udhëheqës të tjerë të lagjes dhe vëllezërit e motrat shërbestare mund të takohen me anëtarët për të diskutuar për përvojën e tyre në tempull.
Udhëheqësit gjithashtu i nxitin anëtarët të kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre nëpërmjet frymëzimit nga Fryma e Shenjtë. Në tempull, Shpirti mund të japë përgjigje ndaj shumë prej pyetjeve që anëtarët mund t’i kenë rreth përvojës së tyre në tempull.
Burime për t’i ndihmuar që t’u japin përgjigje pyetjeve, janë në dispozicion tek temples.ChurchofJesusChrist.org.
27.2
Dhurimi
Fjala dhurim do të thotë dhënie e “një dhurate”. Ordinanca e dhurimit në tempull është në mënyrë të mirëfilltë një dhuratë nga Perëndia nëpërmjet së cilës Ai i bekon fëmijët e Tij. Ordinanca e dhurimit mund të kryhet vetëm në tempujt e shenjtë. Disa nga dhuratat që anëtarët i marrin nëpërmjet ordinancës së dhurimit në tempull, përfshijnë:
-
Njohuri më të madhe për qëllimet dhe mësimet e Zotit.
-
Fuqi për të bërë gjithçka që Ati Qiellor dëshiron që të bëjnë fëmijët e Tij.
-
Drejtim hyjnor kur u shërbejnë Zotit, familjeve të tyre dhe të tjerëve.
-
Shpresë, ngushëllim dhe paqe më të madhe.
Të gjitha bekimet e premtuara të ordinancës së dhurimit janë në fuqi si në këtë jetë ashtu edhe për përjetësinë. Përmbushja e këtyre bekimeve varet nga besnikëria ndaj ungjillit të Jezu Krishtit.
Dhurimi merret në dy pjesë. Në pjesën e parë, një person kryen ordinanca paraprake të quajtura nistorja. Ordinancat e nistores përfshijnë larjen dhe vajosjen simbolikisht, si edhe udhëzimet për veshjen e veshjeve të brendshme të tempullit (shihni tek Eksodi 29:4–9). Gjithashtu përfshin bekime të veçanta që lidhen me potencialin hyjnor të personit.
Gjatë nistores, anëtari/ja udhëzohet të veshë veshjet e brendshme të tempullit. Veshja e brendshme është një simbol i shenjtë për Jezu Krishtin. Është gjithashtu një kujtues i besëlidhjeve të tempullit. Ndërkohë që anëtarët i mbajnë besëlidhjet e tyre, përfshirë privilegjin e shenjtë për të veshur veshjen e brendshme të tempullit siç udhëzohen, ata do të kenë qasje më të madhe te mëshira, mbrojtja, forca dhe fuqia e Shpëtimtarit. Për më shumë informacion rreth veshjes së brendshme, shihni te 38.5.
Në pjesën e dytë të dhurimit, jepet mësim plani i shpëtimit, përfshirë Krijimin, Rënien e Adamit dhe të Evës dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit. Anëtarët gjithashtu marrin udhëzim lidhur me mënyrën se si të kthehen në praninë e Zotit.
Në ordinancën e dhurimit anëtarët ftohen të bëjnë besëlidhje të shenjta si vijon:
-
Të jetojnë ligjin e bindjes dhe të përpiqen fort që t’i zbatojnë urdhërimet e Atit Qiellor.
-
T’i binden ligjit të sakrificës, që do të thotë sakrifikimin për ta përkrahur veprën e Zotit dhe pendimin me një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar.
-
T’i binden ligjit të ungjillit të Jezu Krishtit, që do të thotë:
-
Ushtrimin e besimit te Jezu Krishti.
-
Të penduarit çdo ditë.
-
Bërjen e besëlidhjeve me Perëndinë nëpërmjet marrjes së ordinancave të shpëtimit dhe të ekzaltimit.
-
Durimin deri në fund duke i mbajtur besëlidhjet.
-
Përpjekjen fort për t’i jetuar të dy urdhërimet e mëdha. Këto janë: “Duaje Zotin, Perëndinë tënde, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde” dhe “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (Mateu 22:37, 39).
-
-
Të mbajnë ligjin e dëlirësisë, që do të thotë të kemi marrëdhënie seksuale vetëm brenda një martese të ligjshme midis një burri dhe një gruaje, që është sipas ligjit të Perëndisë.
-
Ta mbajnë ligjin e përkushtimit, që do të thotë se anëtarët ia përkushtojnë kohën, talentet e tyre dhe gjithçka me të cilën Zoti i ka bekuar, ndërtimit të Kishës së Jezu Krishtit në tokë.
Si këmbim, Ati Qiellor premton se ata që u qëndrojnë besnikë besëlidhjeve të tyre të tempullit, do të dhurohen me “fuqi nga lart” (Doktrina e Besëlidhje 38:32, 38; shihni edhe te Lluka 24:49; Doktrina e Besëlidhje 43:16).
27.2.1
Kush Mund ta Kryejë Ordinancën e Dhurimit
Të gjithë anëtarët e përgjegjshëm në moshë madhore të Kishës ftohen të përgatiten për ordinancën e dhurimit për veten e tyre dhe ta kryejnë atë. Të gjitha ordinancat e kërkuara paraprakisht duhet të kryhen dhe regjistrohen përpara se anëtarët të mund të kryejnë ordinancën e dhurimit (shihni te 26.3.3). Shihni te 27.2.2 për informacion rreth vendimit se kur ta kryeni ordinancën e dhurimit.
27.2.1.1
Anëtarët e Sapopagëzuar
Anëtarët e rinj që janë në moshë madhore dhe të denjë, mund ta kryejnë ordinancën e dhurimit për veten e tyre të paktën pas një viti të plotë nga data e konfirmimit të tyre (shihni te 26.5.1).
27.2.1.2
Anëtarët që Kanë një Bashkëshort/e që Nuk e Ka Kryer Ordinancën e Dhurimit
Një anëtar/e i/e denjë bashkëshortja/i e/i të cilit nuk e ka kryer ordinancën e dhurimit, mund ta marrë dhurimin e vet kur plotësohen kushtet vijuese:
-
Bashkëshorti/ja që nuk e ka kryer ordinancën e dhurimit, e jep miratimin e vet.
-
Anëtari/ja, peshkopi dhe presidenti i kunjit kanë vetëbesim se përgjegjësia e marrë me besëlidhjet e tempullit nuk do të jetë një problem për martesën.
Këto kushte gjejnë zbatim qoftë nëse bashkëshorti/ja është anëtar/e i/e Kishës apo jo.
27.2.1.3
Anëtarët që Kanë Aftësi të Kufizuara Intelektuale
Anëtarët që kanë aftësi të kufizuara intelektuale, mund ta kryejnë ordinancën e dhurimit për veten e tyre në qoftë se:
-
Ata i kanë kryer të gjitha ordinancat e kërkuara paraprakisht (shihni te 18.1).
-
Ata kanë aftësinë intelektuale për t’i kuptuar, bërë dhe mbajtur besëlidhjet që lidhen me to.
Peshkopi këshillohet me anëtarin/en dhe, atje ku gjen zbatim, prindërit e tij ose të saj. Ai gjithashtu kërkon drejtimin e Shpirtit. Ai mund të këshillohet me presidentin e kunjit. Presidenti i kunjit mund t’i drejtojë pyetje Zyrës së Presidencës së Parë nëse është e nevojshme. Shihni te 38.2.4.
27.2.2
Vendimi se Kur të Kryhet Ordinanca e Dhurimit
Vendimi për të kryer ordinancën e dhurimit është vetjak dhe duhet të bëhet plot lutje. Dhurimi është një bekim fuqie dhe zbulese për të gjithë ata që përgatiten për ta kryer atë. Anëtarët mund të zgjedhin që të kryejnë ordinancën e dhurimit për veten e tyre, kur i plotësojnë të gjitha kushtet vijuese:
-
Janë të paktën 18 vjeç.
-
E kanë përfunduar ose nuk po vazhdojnë më një shkollë të mesme, një shkollë profesionale apo një të barasvlershme me to.
-
Një vit i plotë ka kaluar që nga konfirmimi i tyre.
-
Ndiejnë dëshirë për t’i marrë dhe nderuar besëlidhjet e shenjta të tempullit gjatë gjithë jetës së tyre.
Përveç këtyre, një burrë duhet të mbajë Priftërinë Melkizedeke përpara se të kryejë ordinancën e dhurimit.
Anëtarët që kanë marrë një thirrje misioni ose po përgatiten për t’u vulosur në tempull, duhet ta kryejnë ordinancën e dhurimit. Peshkopi gjithashtu këshillohet me anëtarë të tjerë në moshë madhore që dëshirojnë ta kryejnë ordinancën e dhurimit.
Përpara se të lëshojnë një rekomandim tempulli për një anëtar që të kryejë ordinancën e dhurimit, peshkopi dhe presidenti i kunjit duhet të ndiejnë se personi po përgatitet për të kuptuar dhe mbajtur besëlidhje të shenjta tempulli. Ky kualifikim përcaktohet individualisht për secilin person. Udhëheqësit nuk përdorin kritere të përgjithësuara, të tilla si ato që renditen më poshtë, kur përcaktojnë nëse një person po përgatitet për të kryer ordinancën e dhurimit ngaqë po:
-
Arrin në një moshë të caktuar
-
Largohet nga shtëpia për në kolegj, për punësim ose shërbim ushtarak
-
Dëshiron të shikojë vulosjen në tempull të një pjesëtari të familjes ose një miku apo mikeje
27.2.3
Planifikimi dhe Caktimi i një Takimi për Ordinancën e Dhurimit
27.2.3.1
Marrja e një Rekomandimi për Ordinancat për të Gjallët
Për të hyrë në tempull dhe për të marrë dhurimin, një anëtar duhet të ketë sa vijon:
27.2.3.2
Vënia në Kontakt me Tempullin
Anëtarët që po planifikojnë të kryejnë ordinancën e dhurimit, duhet të vihen në kontakt me tempullin përpara se të caktojnë një takim për ordinancën. Ata mund ta bëjnë këtë gjë pasi të jenë takuar me peshkopin e tyre (shihni te 27.1.2). Tempulli do të japë udhëzime, përfshirë informacionet rreth veshjeve të tempullit, kur të caktohet takimi.
27.2.3.3
Shoqëruesit për Anëtarët që po Kryejnë Ordinancën e Dhurimit
Anëtarët që kryejnë ordinancën e dhurimit për veten e tyre, mund të ftojnë një anëtar të së njëjtës gjini që e ka kryer ordinancën e dhurimit, që të veprojë si shoqërues/e dhe t’i ndihmojë gjatë sesionit të ordinancës së dhurimit. Një shoqërues/e duhet të ketë një rekomandim aktual tempulli. Tempulli mund të sigurojë një shoqërues/e nëse nevojitet.
27.3
Vulosja e Bashkëshortit dhe Bashkëshortes
“Familja shugurohet nga Perëndia. Martesa midis burrit dhe gruas është thelbësore në planin e Tij të përjetshëm” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”). Një vulosje në tempull i lidh një bashkëshort e një bashkëshorte së bashku për kohën dhe gjithë përjetësinë. Mbi çiftin vuloset “ekzaltimi… dhe lavdia… në të gjitha gjërat” (Doktrina e Besëlidhje 132:19–20; shihni edhe te 1.1 në këtë manual). Ati Qiellor ua premton këto bekime dhe bekime të tjera çifteve që qëndrojnë besnikë ndaj besëlidhjeve të tempullit.
Në ordinancën e vulosjes, një burrë dhe një grua lidhen me njëri‑tjetrin për kohën dhe gjithë përjetësinë. Ata bëjnë një besëlidhje me Perëndinë dhe me njëri‑tjetrin se ata:
-
Do të kapen pas njëri‑tjetrit (shihni te Marku 10:7–9).
-
Do të këshillohen dhe do të punojnë së bashku me dashuri dhe drejtësi (shihni te Moisiu 5:1, 12).
-
Do të përmbushin rolet e tyre të caktuara në mënyrë hyjnore si bashkëshort e bashkëshorte, atë dhe nënë. Bashkëshortët premtojnë se ata do të kryesojnë me “mirësjellje e zemërbutësi dhe nëpërmjet dashurisë së pashtirur” (Doktrina e Besëlidhje 121:41).
-
Do t’i mbajnë të gjitha ligjet e besëlidhjes së re dhe të përjetshme (Doktrina e Besëlidhje 66:2; 132:6–7, 21).
Udhëheqësit e Kishës i nxitin anëtarët që të përgatiten për t’u martuar dhe vulosur në tempull. Atje ku martesat në tempull nuk njihen ligjërisht, udhëheqësit e autorizuar të Kishës ose të tjerë mund të kryejnë martesa civile, të cilat pasohen nga një vulosje në tempull (shihni te 38.3). Ky model mund të ndiqet edhe kur një martesë në tempull mund të bënte që prindërit ose pjesëtarët e afërt të familjes të ndihen të lënë jashtë ngaqë nuk mund të frekuentojnë ceremoninë e tempullit.
Për informacion rreth vulosjes së fëmijëve të gjallë te prindërit, shihni te 27.4.
27.3.1
Kush Mund të Vuloset në Tempull
Të gjithë anëtarët e përgjegjshëm, të pamartuar të Kishës ftohen të përgatiten për një vulosje në tempull. Ata që janë të martuar me martesë civile, nxiten që të vulosen për kohën dhe përjetësinë në tempull sapo të përgatiten. Anëtarët duhet ta kenë kryer ordinancën e dhurimit përpara se të mund të vulosen (shihni te 27.2).
Çiftet që po vulosen në tempull, duhet të jenë ose 1) të martuar me martesë civile përpara se të vulosen, ose 2) të martohen dhe vulosen në të njëjtën ceremoni në tempull. Shihni te 27.3.2.
27.3.1.1
Anëtarët që Ishin Vulosur me një Bashkëshort/e të Mëparshëm/e
Shihni te 38.4.1.
27.3.1.2
Anëtarët që Kanë Aftësi të Kufizuara Intelektuale
Anëtarët që kanë aftësi të kufizuara intelektuale, mund të vulosen me bashkëshortin/en ose të fejuarin/ën e tyre, në qoftë se:
-
Ata i kanë kryer të gjitha ordinancat e kërkuara paraprakisht përfshirë dhurimin (shihni te 27.2.1.3).
-
Ata kanë aftësinë intelektuale për t’i kuptuar, bërë dhe mbajtur besëlidhjet që lidhen me to.
Peshkopi këshillohet me anëtarin/en dhe bashkëshorten/in ose të fejuarin/ën e vet. Ai gjithashtu kërkon drejtimin e Shpirtit. Ai mund të këshillohet me presidentin e kunjit. Presidenti i kunjit mund t’i drejtojë pyetje Zyrës së Presidencës së Parë nëse është e nevojshme. Shihni te 38.2.4.
27.3.2
Planifikimi dhe Caktimi i një Takimi për një Vulosje në Tempull
27.3.2.1
Marrja e një Rekomandimi për Ordinancat për të Gjallët për Vulosjen e një Bashkëshorti dhe Bashkëshorteje
Që të vulosen me një bashkëshort/e, anëtarët duhet ta kenë kryer ordinancën e dhurimit. Ata gjithashtu duhet të kenë sa vijojnë:
27.3.2.2
Vënia në Kontakt me Tempullin
Anëtarët që po planifikojnë të vulosen me një bashkëshort/e, duhet të vihen në kontakt me tempullin përpara se të caktojnë një takim për ordinancën. Ata mund ta bëjnë këtë gjë pasi të jenë takuar me peshkopin e tyre (shihni te 27.1.2). Tempulli do të japë udhëzime kur të caktohet takimi.
27.3.2.3
Marrja e një Lejeje për Martesë
Atje ku e lejojnë ligjet vendore, anëtarët mund të martohen dhe vulosen në të njëjtën ceremoni në tempull. Përpara se të martohet në tempull, një çift duhet të marrë një leje të ligjshme për martesën, që është e vlefshme në vendin ku do të kryhet martesa. Leja shqyrtohet kur verifikohet informacioni nëpërmjet mjetit Përgatitja për Ordinancat [në LCR] (shihni te 27.1.2). Çifti gjithashtu duhet ta sjellë lejen për martesë në tempull.
Çiftet që po vulosen pas një martese civile, nuk nevojitet që të sjellin në tempull një leje për martesë. Në vend të kësaj, ata japin datën dhe vendndodhjen e martesës së tyre civile nëpërmjet mjetit Përgatitja për Ordinancat në LCR (shihni te 27.1.2).
27.3.2.4
Shoqëruesit për Çiftin që po Vuloset
Një motër që e ka kryer ordinancën e dhurimit, mund ta shoqërojë motrën që po vuloset, për ta ndihmuar në dhomën e veshjes. Një vëlla që e ka kryer ordinancën e dhurimit, mund të bëjë të njëjtën gjë për vëllanë që po vuloset. Një shoqërues/e duhet të ketë një rekomandim aktual tempulli. Tempulli mund të sigurojë një shoqërues/e nëse nevojitet.
27.3.2.5
Kush e Kryen një Vulosje në Tempull
Një vulosje në tempull zakonisht kryhet nga një vulosës, i cili është i caktuar në tempullin ku do të vuloset çifti. Në qoftë se një pjesëtar ose i njohur i familjes mban autoritetin vulosës dhe është i caktuar në tempullin ku do të vuloset çifti, çifti mund ta ftojë që të kryejë vulosjen.
Një vulosës gjithashtu mund t’i kërkojë miratim Presidencës së Parë për të kryer një vulosje për pasardhësit e linjës së tij (fëmijë, nipër, mbesa, stërnipër e stërmbesa) në një tempull tjetër nga tempulli në të cilin është caktuar. Ai duhet të marrë një letër autorizimi nga Presidenca e Parë për secilën vulosje të tillë. Ai e paraqet letrën në tempull.
Anëtarët shkurajohen që t’u kërkojnë Autoriteteve të Përgjithshme që të kryejnë vulosjen e tyre në tempull.
27.3.2.6
Veshja e Duhur për një Vulosje në Tempull
Fustani i Motrës. Një motër që po vuloset, mund të veshë veshje normale tempulli (shihni te 38.5.1 dhe 38.5.2) ose një fustan nuseje gjatë ceremonisë së vulosjes. Fustani që një nuse e vesh në tempull, duhet të jetë i bardhë, i thjeshtë në model e pëlhurë dhe pa zbukurime të ndërlikuara. Gjithashtu, duhet të mbulojë veshjet e brendshme të tempullit. Pëlhura e tejdukshme duhet të ketë shtresë të brendshme.
Që të përputhet me fustanet e tjera të veshura në tempull, një fustan nuseje duhet të ketë mëngë të gjata ose treçerekëshe. Fustanet nuk duhet të kenë bisht, në qoftë se bishti nuk mund të ngjitet me gjilpëra ose të hiqet për ceremoninë e vulosjes.
Tempulli mund të japë një fustan nëse nevojitet ose dëshirohet.
Veshja e Vëllait. Një vëlla që po vuloset, vesh veshje normale tempulli gjatë ceremonisë së vulosjes (shihni te 38.5.1 dhe te 38.5.2). Ai mund të veshë veshje formale jashtë tempullit.
Veshjet e të Ftuarve. Njerëzit që marrin pjesë në një ceremoni vulosjeje, duhet të veshin veshje të ngjashme me ato që do t’i vishnin në një mbledhje sakramenti. Ata duhet të shmangin veshjen e rrobave që janë joformale ose nuk i mbulojnë veshjet e brendshme të tempullit. Ata gjithashtu duhet të shmangin veshjen e rrobave që janë tepër formale, si smokingët.
Anëtarët që vijnë në një vulosje drejtpërsëdrejti nga një sesion dhurimi, mund të veshin veshjet ceremoniale të tempullit.
Çifti duhet t’ua japë këtë informacion të ftuarve shumë kohë përpara vulosjes.
Lulet. Çifti dhe të ftuarit e tyre nuk duhet të kenë lule në veshjet e tyre gjatë ceremonisë së vulosjes. Lulet mund të vihen në veshjet jashtë tempullit. Çifti duhet t’ua japë këtë informacion të ftuarve shumë kohë përpara vulosjes.
27.3.2.7
Shkëmbimi i Unazave pas një Vulosjeje në Tempull
Shkëmbimi i unazave nuk është pjesë e ceremonisë së vulosjes në tempull. Megjithatë, çiftet mund të shkëmbejnë unaza pas ceremonisë në dhomën e vulosjes. Çiftet nuk duhet të shkëmbejnë unaza në ndonjë kohë ose vend tjetër brenda në tempull ose në territorin përreth tempullit. Bërja e kësaj gjëje mund ta largojë vëmendjen nga ceremonia.
Çiftet që martohen dhe vulosen në të njëjtën ceremoni, mund të shkëmbejnë unaza në një kohë të mëvonshme për t’ua mundësuar pjesëmarrjen pjesëtarëve të familjeve që nuk janë në gjendje të marrin pjesë në një vulosje në tempull. Shkëmbimi i unazave duhet të jetë në përputhje me dinjitetin e një vulosjeje në tempull. Shkëmbimi nuk duhet të jetë një kopje e ndonjë pjese të ceremonisë së vulosjes. Çifti nuk duhet të shkëmbejë zotime pasi të jetë vulosur në tempull.
Çiftet që martohen në mënyrë civile përpara vulosjes së tyre në tempull, mund të shkëmbejnë unaza në ceremoninë e tyre civile, në vulosjen e tyre në tempull ose në të dyja ceremonitë.
27.3.3
Martesa në Tempull Vetëm për Kohën
Qëllimi i tempullit është që të administrojë ordinancat për përjetësinë. Për këtë arsye, martesat vetëm për kohën nuk kryhen më në tempuj.
Për rregulloren mbi vulosjen e një çifti që ishin martuar në tempull vetëm për kohën, shihni te 38.4.1.7.
27.3.4
Kush Mund të Jetë i Pranishëm në një Vulosje në Tempull
Çiftet duhet të ftojnë vetëm pjesëtarë të afërt të familjes dhe miq të ngushtë në një vulosje në tempull. Anëtarët e përgjegjshëm duhet të kenë kryer ordinancën e dhurimit dhe të kenë një rekomandim aktual tempulli që të marrin pjesë.
Disa anëtarë me dokument nuk pagëzohen për shkak të një aftësie të kufizuar intelektuale dhe disa të tjerë pagëzohen, por nuk e kryejnë ordinancën e dhurimit për të njëjtën arsye. Presidenti i kunjit mund t’i autorizojë ata që të shohin vulosjen në tempull të vëllezërve, motrave ose prindërve të tyre të gjallë nëse ata:
-
Janë të paktën 18 vjeç.
-
Janë në gjendje që të qëndrojnë nderues gjatë ceremonisë.
Presidenti i kunjit shkruan një letër që shpreh se personi autorizohet që ta shohë vulosjen. Kjo letër paraqitet në tempull.
Anëtarët duhet të kenë kryer ordinancën e dhurimit dhe të kenë një rekomandim aktual tempulli që të shohin vulosjen e prindërve të tyre.
Për informacion se kush mund të jetë i pranishëm në një vulosje të fëmijëve të gjallë te prindërit, shihni te 27.4.5.
27.3.5
Festat e Dasmave
Shihni te 38.3.4 për informacion rreth mbajtjes së festave të dasmave në ndërtesat e Kishës.
27.4
Vulosja te Prindërit e Fëmijëve që Janë të Gjallë
Fëmijët që linden pasi nëna e tyre është vulosur me një bashkëshort në tempull, linden në besëlidhjen e asaj vulosjeje. Ata nuk kanë nevojë të marrin ordinancën e vulosjes te prindërit.
Fëmijët që nuk linden në besëlidhje, mund të bëhen pjesë e një familjeje të përjetshme duke u vulosur te prindërit e tyre biologjikë ose birësues. Këta fëmijë kanë të drejtën për të njëjtat bekime sikurse ata që kishin lindur në besëlidhje.
Shihni te 38.4.2 për rregulloret rreth vulosjes së fëmijëve te prindërit.
27.4.1
Marrja e një Rekomandimi për Ordinancat për të Gjallët
Një çift që dëshiron që fëmijët e tyre të vulosen tek ta, fillimisht duhet të vulosen me njëri‑tjetrin. Ata gjithashtu duhet të kenë sa vijojnë:
-
Një rekomandim tempulli për ordinancat për të gjallët (shihni te 26.3.3).
-
Një rekomandim aktual tempulli për anëtarët që e kanë kryer ordinancën e dhurimit (shihni te 26.3.2).
Tabela vijuese përshkruan rekomandimet që iu nevojiten anëtarëve kur ata vulosen te prindërit e tyre. Për informacion rreth këtyre rekomandimeve, shihni te 26.1.
|
Personi që po Vuloset te Prindërit |
Rekomandimi/et i/e Kërkuar/a |
|---|---|
Personi që po Vuloset te Prindërit Fëmijët nën moshën 8 vjeç | Rekomandimi/et i/e Kërkuar/a |
Personi që po Vuloset te Prindërit Anëtar në moshën 8 deri në 11 vjeç që është pagëzuar dhe konfirmuar | Rekomandimi/et i/e Kërkuar/a
|
Personi që po Vuloset te Prindërit Anëtar që nuk e ka kryer ordinancën e dhurimit, nën moshën 21 vjeç dhe të paktën 11 vjeç dhe do të mbushë 12 vjeç në vitin që do ta kryejë ordinancën | Rekomandimi/et i/e Kërkuar/a |
Personi që po Vuloset te Prindërit Anëtar që e ka kryer ordinancën e dhurimit (anëtarët që janë 21 vjeç e lart duhet ta kenë kryer ordinancën e dhurimit përpara se të vulosen te prindërit e tyre) | Rekomandimi/et i/e Kërkuar/a |
Disa anëtarë me dokument nuk pagëzohen për shkak të një aftësie të kufizuar intelektuale dhe disa të tjerë pagëzohen, por nuk e kryejnë ordinancën e dhurimit për të njëjtën arsye. Presidenti i kunjit mund t’i autorizojë ata që të vulosen te prindërit e tyre. Presidenti i kunjit shkruan një letër që shpreh se personi autorizohet që të vuloset. Kjo letër paraqitet në tempull.
Për informacion se kush mund ta shohë vulosjen e fëmijëve të gjallë te prindërit, shihni te 27.4.5.
27.4.2
Vënia në Kontakt me Tempullin
Një çift që dëshiron që fëmijët e tyre të vulosen tek ata, ose fëmijët që dëshirojnë të vulosen te prindërit e tyre të vdekur, duhet të vihen në kontakt me tempullin përpara se të caktojnë një takim për ordinancën. Anëtarët mund ta bëjnë këtë gjë pasi të jenë takuar me peshkopin e tyre (shihni te 27.1.2). Në disa raste, ordinanca të tjera të tempullit mund të nevojitet të kryhen përpara se të ndodhë vulosja.
27.4.3
Kujdesi për Fëmijët
Shihni te 27.1.6.
27.4.4
Kush e Kryen një Vulosje të Fëmijëve që Janë të Gjallë te Prindërit
Një vulosje e fëmijëve që janë të gjallë, te prindërit zakonisht kryhet nga një vulosës, i cili është i caktuar në tempullin ku do të ndodhë vulosja. Në qoftë se një pjesëtar ose i njohur i familjes mban autoritetin vulosës dhe është i caktuar në tempullin ku do të ndodhë vulosja, familja mund ta ftojë atë që të kryejë vulosjen.
Një vulosës gjithashtu mund t’i kërkojë miratim Presidencës së Parë për të kryer një vulosje të fëmijëve që janë të gjallë, te prindërit për pasardhësit e linjës së tij (fëmijë, nipër, mbesa, stërnipër e stërmbesa) në një tempull tjetër nga tempulli në të cilin është caktuar. Ai duhet të marrë një letër autorizimi nga Presidenca e Parë për secilën vulosje të tillë. Ai e paraqet letrën në tempull.
Anëtarët shkurajohen që t’u kërkojnë Autoriteteve të Përgjithshme që të kryejnë për ta vulosjen e fëmijëve që janë të gjallë, te prindërit.
27.4.5
Kush Mund të Jetë i Pranishëm në një Vulosje të Fëmijëve te Prindërit
Për të vëzhguar vulosjen e vëllezërve dhe motrave, fëmijëve të njerkut/ës ose gjysmëvëllezërve e gjysmëmotrave te prindërit e tyre, anëtarët që nuk e kanë kryer ordinancën e dhurimit, nën moshën 21 vjeç, duhet të jenë të lindur në besëlidhje ose të vulosur te prindërit e tyre. Përveç kësaj, fëmijët e moshave 8 vjeç e lart duhet të jenë të pagëzuar e të konfirmuar dhe duhet të kenë një rekomandim aktual tempulli.
Tabela vijuese përshkruan rekomandimet që iu nevojiten anëtarëve kur ata vëzhgojnë vulosjen e vëllezërve dhe motrave, fëmijëve të njerkut/ës dhe gjysmëvëllezërve e gjysmëmotrave të tyre te prindërit e tyre. Për informacion rreth këtyre rekomandimeve, shihni te 26.1.
|
Person që Vëzhgon Vulosjen |
Rekomandimi/et i/e Kërkuar/a |
|---|---|
|
Fëmijët nën moshën 8 vjeç |
|
|
Anëtar në moshën 8 deri në 11 vjeç që është pagëzuar dhe konfirmuar |
|
|
Anëtar që nuk e ka kryer ordinancën e dhurimit, nën moshën 21 vjeç dhe të paktën 11 vjeç dhe do të mbushë 12 vjeç në vitin që do ta kryejë ordinancën | |
|
Anëtar që e ka kryer ordinancën e dhurimit (anëtarët që janë 21 vjeç e lart duhet të kenë kryer ordinancën e dhurimit që të vëzhgojnë vulosje të tilla) |
|