Manualet dhe Thirrjet
10. Kuorumet e Priftërisë Aarone


“10. Kuorumet e Priftërisë Aarone”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2025).

“10. Kuorumet e Priftërisë Aarone”, Manuali i Përgjithshëm.

të rinj në kishë

10.

Kuorumet e Priftërisë Aarone

10.1

Qëllimi dhe Organizimi

Priftëria Aarone i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Ajo “mban çelësat e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit” (Doktrina e Besëlidhje 13; shihni edhe te 3.3.2 në këtë manual).

10.1.1

Qëllimi

Kuorumet e Priftërisë Aarone i ndihmojnë të rinjtë që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij.

Një kuorum është një grup i organizuar i mbajtësve të priftërisë. Qëllimi i një kuorumi është që t’i ndihmojë mbajtësit e priftërisë të punojnë së bashku për të marrë pjesë në veprën Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Në kuorumet e tyre, mbajtësit e Priftërisë Aarone u shërbejnë të tjerëve, përmbushin detyrat e priftërisë, ndërtojnë unitet dhe mësojnë dhe e jetojnë doktrinën.

10.1.2

Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone

Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone mund ta ndihmojë çdo të ri që të kuptojë identitetin e tij hyjnor dhe qëllimin e tij si mbajtës i priftërisë. Të rinjtë dhe udhëheqësit e tyre e përsëritin temën në fillim të mbledhjeve të kuorumeve dhe në grumbullime të tjera të kuorumit. Tema është si vijon:

“Unë jam një bir i dashur i Perëndisë dhe Ai ka një punë për mua që ta bëj.

Me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën time, unë do ta dua Perëndinë, do t’i mbaj besëlidhjet e mia dhe do ta përdor priftërinë e Tij që t’u shërbej të tjerëve, duke filluar nga vetë shtëpia ime.

Teksa përpiqem fort të shërbej, të ushtroj besim, të pendohem dhe të përmirësohem çdo ditë, unë do të kualifikohem që të marr bekimet e tempullit dhe gëzimin e përhershëm të ungjillit.

Unë do të përgatitem që të bëhem një misionar i zellshëm, një bashkëshort besnik dhe një atë i dashur duke qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Unë do të ndihmoj për ta përgatitur botën për kthimin e Shpëtimtarit duke i ftuar të gjithë që të vijnë te Krishti dhe të marrin bekimet e Shlyerjes së Tij.”

10.1.3

Kuorumet

Peshkopi i organizon mbajtësit e Priftërisë Aarone në kuorume siç përshkruhet më poshtë. (Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 107:85–88.)

10.1.3.1

Kuorumi i Dhjakëve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e dhjakëve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 12 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen dhjakë, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë.

Një anëtar i kuorumit që është një dhjak i shuguruar, shërben si presidenti i kuorumit. Atje ku është e mundur, një ose dy këshilltarë dhe një sekretar mund të shërbejnë me të. Këshilltarët dhe sekretari duhet të jenë gjithashtu dhjakë.

Detyrat e një dhjaku përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:57–59; 84:111. Detyra të tjera përfshijnë shpërndarjen e sakramentit dhe të ndihmuarit e peshkopit në “administrimin e të gjitha gjërave tokësore” (Doktrina e Besëlidhje 107:68).

10.1.3.2

Kuorumi i Mësuesve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e mësuesve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen mësues, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë.

Një anëtar i kuorumit që është një mësues i shuguruar, shërben si presidenti i kuorumit. Atje ku është e mundur, një ose dy këshilltarë dhe një sekretar mund të shërbejnë me të. Këshilltarët dhe sekretari duhet të jenë gjithashtu mësues.

Mësuesit kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët. Ata gjithashtu përgatitin sakramentin dhe shërbejnë si vëllezër shërbestarë. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:53–59; 84:111.

10.1.3.3

Kuorumi i Priftërinjve

Të rinjtë bashkohen me kuorumin e priftërinjve duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 16 vjeç. Në këtë kohë ata gjithashtu kanë të drejtën të shugurohen priftërinj, në qoftë se janë të përgatitur dhe të denjë.

Peshkopi është presidenti i kuorumit të priftërinjve (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:87–88). Ai thërret një ose dy anëtarë të kuorumit që të shërbejnë si ndihmësit e tij. Mund të thirret edhe një sekretar. Ndihmësit dhe sekretari duhet të jenë priftërinj të shuguruar.

Priftërinjtë kanë të njëjtat detyra sikurse dhjakët dhe mësuesit. Detyrat shtesë përshkruhen te Doktrina e Besëlidhje 20:46–52, 73–79.

10.1.4

Çelësat e Priftërisë

Secili kuorum udhëhiqet nga një president, i cili mban çelësat e priftërisë. Presidenti i kuorumit të dhjakëve, presidenti i kuorumit të mësuesve dhe peshkopi mbajnë çelësat e priftërisë. Për më shumë informacion rreth këtyre çelësave, shihni te 3.4.1.

10.1.5

ikonë, orientimet për përshtatjen
Përshtatja e Kuorumeve sipas Nevojave Vendore

Në një lagje ose degë me pak të rinj, kuorumet e Priftërisë Aarone mund të mblidhen së bashku për udhëzim dhe aktivitete.

Nëse një lagje ka më shumë se 12 dhjakë, peshkopi mund ta ndajë kuorumin e dhjakëve. E njëjta gjë është e vërtetë nëse ka më shumë se 24 mësues (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:85–86). Kur e merr këtë vendim, peshkopi merr parasysh ndikimin mbi anëtarët e kuorumit.

10.2

Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin

Perëndia i fton të gjithë të vijnë te Krishti dhe të ndihmojnë në veprën e Tij nëpërmjet:

  • Të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit.

  • Përkujdesjes për njerëzit nevojtarë.

  • Ftesës ndaj të gjithë njerëzve që ta pranojnë ungjillin.

  • Bashkimit të familjeve për përjetësinë.

Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit (shihni te 10.5), këshillohen së bashku rreth mënyrës se si ta përmbushin këtë vepër. Për më shumë informacion rreth veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin, studioni kapitullin 1.

10.2.1

Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit

10.2.1.1

Rolet e Prindërve dhe të Udhëheqësve

Prindërit janë përgjegjës që t’ua mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre dhe t’i ndihmojnë ata që ta jetojnë atë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 68:25–28). Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të rinisë, me ndihmë nga këshilluesit, i përkrahin prindërit në këtë përgjegjësi si vijon:

  • Nxitin komunikimin midis të rinjve dhe familjeve të tyre.

  • Sigurojnë që aktivitetet e rinisë i përkrahin dhe bekojnë familjet.

  • I ndihmojnë prindërit që t’i përgatitin bijtë e tyre për shugurimet në priftëri dhe për të marrë Priftërinë Melkizedeke.

  • I ndihmojnë prindërit që t’i përgatitin bijtë e tyre për dhurimin në tempull, shërbimin misionar kohëplotë, martesën në tempull dhe atësinë.

Udhëheqësit duhet të jenë të ndjeshëm ndaj të rinjve që nuk kanë përkrahje nga familja për ta jetuar ungjillin.

Prindërit dhe udhëheqësit përpiqen fort që të jenë shembuj të mirë për të rinjtë. Ata i këshillojnë të rejat në përpjekjet e tyre për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti. Programi Fëmijët dhe Rinia mund të ndihmojë në këto përpjekje (shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org).

10.2.1.2

Të Mësuarit e Ungjillit

Peshkopata, udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve dhe këshilluesit i nxitin të rinjtë dhe familjet e tyre që ta mësojnë ungjillin në shtëpi. Udhëheqësit dhe këshilluesit e studiojnë ungjillin dhe u tregojnë të rinjve për atë që mësojnë. Ata i ftojnë anëtarët e kuorumeve të tregojnë në kishë atë që po mësojnë në shtëpi.

Kuorumet e Priftërisë Aarone mblidhen të dielave për të forcuar besimin, për të ndërtuar unitet, për t’i forcuar familjet dhe vatrat familjare, si dhe për të bërë plane për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë mbledhjet e së dielës.

të rinj duke studiuar

Mbledhjet e kuorumeve zhvillohen në të dielat e dyta dhe të katërta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta. Mbledhjet fillojnë me një lutje. Një anëtar i presidencës së kuorumit (ose njëri nga ndihmësit e peshkopit në kuorumin e priftërinjve) e drejton mbledhjen. Ai e udhëheq kuorumin në përsëritjen e temës dhe këshillimin së bashku rreth caktimeve, detyrave dhe çështjeve të tjera.

Një anëtar i kuorumit ose një udhëheqës në moshë madhore më pas udhëheq mësimdhënien për ungjillin. Udhëheqësit e kuorumeve këshillohen me këshilluesit lidhur me personin që duhet të japë mësimin. Përvijimet e mbledhjeve gjenden tek Eja, Më Ndiq. Mbledhjet duhet të mbarojnë me një lutje.

Normalisht, secili kuorum i Priftërisë Aarone mblidhet veç e veç (shihni te 10.1.5). Të rinjtë dhe të rejat me raste mund të mblidhen së bashku për një orë mësimi të dielën, siç bashkërendohet nga peshkopata dhe presidenca e Të Rejave.

Të rinjtë nxiten që të marrin pjesë në seminar (shihni te 15.1).

10.2.1.3

Shërbimi dhe Aktivitetet

Peshkopata dhe udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve, të përkrahur nga këshilluesit, planifikojnë shërbimin dhe aktivitetet. Këto duhet të ndihmojnë për të përmbushur veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Shërbimi dhe aktivitetet duhet të krijojnë dëshmitë, të forcojnë familjet, të krijojnë unitet në kuorume dhe të sigurojnë mundësi për t’i bekuar të tjerët. Ato duhet të baraspeshohen midis katër fushave të rritjes vetjake: shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale.

Shumica e aktiviteteve të rinisë zhvillohen në kohë të ndryshme nga mbrëmjet e të dielave ose të hënave. Ato zhvillohen zakonisht çdo javë. Në disa zona, largësia, siguria ose faktorë të tjerë i bëjnë jopraktike aktivitetet e përjavshme. Në këto zona, aktivitetet mund të zhvillohen më rrallë, por në përgjithësi ato duhet të zhvillohen të paktën çdo muaj. ikonë, burime jo të detyrueshme Aktivitetet mund të planifikohen te Planifikuesi Model i Shërbimeve dhe Aktiviteteve, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

Disa shërbime dhe aktivitete duhet të përfshijnë si të rinj edhe të reja, veçanërisht për të rinjtë e të rejat më të mëdhenj në moshë.

Rinia mund të përfitojë nga shoqërimi në grupe më të mëdha. Me raste, të rinjtë e të rejat në dy ose më shumë lagje mund të mblidhen së bashku për shërbim dhe aktivitete. Me raste, kunjet ose distriktet mund të planifikojnë shërbim dhe aktivitete për rininë (shihni te 20.3.2).

Udhëheqësit/et në moshë madhore ndihmojnë për të siguruar që aktivitetet të jenë të sigurta (shihni te safety.ChurchofJesusChrist.org; shihni edhe te 20.7 në këtë manual). Të paktën dy udhëheqës/e të përgjegjshëm/me në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm/me në të gjitha aktivitetet (shihni te 10.8.1).

Për më shumë informacion, shihni tek AaronicPriesthoodQuorums.ChurchofJesusChrist.org. Shihni edhe te JustServe.org atje ku është në dispozicion. Këto burime sigurojnë ide për shërbim dhe aktivitete.

Aktivitetet Vjetore. Përveç aktiviteteve të rregullta të rinisë, çdo vit të rinjtë mund të marrin pjesë edhe në sa vijon:

  • Një mbledhje për të rinjtë e të rejat dhe prindërit e tyre afër fillimit të vitit. Ajo mund të zhvillohet për të rinjtë dhe të rejat veç e veç ose së bashku. Gjithashtu mund të zhvillohet në nivel lagjeje ose kunji. Ajo planifikohet dhe udhëhiqet nga ndihmësit e peshkopit në kuorumin e priftërinjve dhe presidenca e klasës me moshën më të madhe të Të Rejave. Të rinjtë që mbushin 12 vjeç gjatë vitit, mund t’i marrin gjatë kësaj mbledhjeje emblemat e tyre të përkatësisë (shihni te 10.8.3). Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

  • Një kamp për kuorumet e Priftërisë Aarone (shihni tek Udhëzuesi për Kampin e Kuorumeve të Priftërisë Aarone). Të rinjtë mund të marrin pjesë në kampe me fjetje, veprimtari dhe aktivitete të tjera gjatë gjithë vitit, atje ku janë të realizueshme.

  • ikonë, burime jo të detyrueshme Një konferencë lagjeje ose kunji për rininë ose një konferencë Për Forcën e Rinisë (FSY). Për informacion rreth konferencave të FSY‑së, shihni te FSY.ChurchofJesusChrist.org. Për informacion rreth thirrjeve dhe përgjegjësive në lagje dhe kunj për FSY‑në, shihni te FSYLeader.ChurchofJesusChrist.org (për SHBA‑në dhe Kanadanë) ose Udhëzuesin mbi Planifikimin e FSY‑së (për të gjitha zonat e tjera).

  • Të paktën një aktivitet që thekson parimet te broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve. Kjo ngjarje mund të përfshijë si të rinjtë ashtu edhe të rejat. Mund të ftohen edhe prindërit.

Kriteret e Moshës. Me miratimin e prindërve të tyre, të rinjtë mund të frekuentojnë aktivitetet e kuorumeve të Priftërisë Aarone, përfshirë kampet me fjetje, duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 12 vjeç. Ata mund të frekuentojnë mbrëmje vallëzimi, konferenca për rininë dhe konferenca FSY‑je, duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Tetëmbëdhjetëvjeçarët, përfshirë ata që janë shuguruar pleq dhe ata që e kanë kryer ordinancën e dhurimit, mund të frekuentojnë aktivitetet e Priftërisë Aarone (shihni te 8.1.2 dhe 10.6).

Pagesa për Aktivitetet. Aktivitetet, përfshirë furnizimet, paguhen nga buxheti i lagjes. Udhëtimi dhe shpenzimet nuk duhet të jenë të tepruara.

Si përjashtim, nëse buxheti i lagjes nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar për aktivitete shumëditore, të tilla si kampet, udhëheqësit mund t’u kërkojnë pjesëmarrësve të ndihmojnë për të paguar për to. Megjithatë, një i ri nuk duhet të pengohet që të marrë pjesë, në qoftë se ai nuk ka mundësi të paguajë. Nëse nevojiten ende më shumë para, peshkopi mund të autorizojë çdo vit një aktivitet për të mbledhur fonde (shihni te 20.6.5).

Peshkopata siguron që buxheti dhe aktivitetet për të rinjtë e të rejat të jenë të mjaftueshme dhe të ndara në mënyrë të paanshme. Buxheti për kuorumet e Priftërisë Aarone bazohet në numrin e të rinjve në lagje. Buxheti për të rejat bazohet në numrin e të rejave në lagje.

Shihni te FSY.ChurchofJesusChrist.org për informacion rreth financimit të konferencave të FSY‑së.

të rinj në ambient të jashtëm

10.2.1.4

Zhvillimi Vetjak

Gjatë përpjekjeve të tyre për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, të rinjtë dhe të rejat ftohen të vendosin synime që të rriten nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale (shihni te Lluka 2:52). Të rinjtë e të rejat kërkojnë frymëzim për të zbuluar gjërat me të cilat kanë nevojë të punojnë. Me ndihmë nga prindërit, ata bëjnë plane, veprojnë sipas planeve të tyre dhe reflektojnë për atë që mësojnë. Udhëheqësit dhe këshilluesit gjithashtu ofrojnë përkrahje sipas nevojës. Sidoqoftë, ata nuk duhet t’i kontrollojnë synimet ose përparimin e të rinjve. Prindërit dhe udhëheqësit/et mund të sugjerojnë synime, por i lejojnë të rinjtë e të rejat të kërkojnë frymëzimin e tyre vetjak se cilat synime të ndjekin.

Të rinjtë e të rejat nxiten që të përfundojnë çdo vit të paktën dy synime në secilën prej katër fushave. Ata mund të përdorin broshurën Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë ose programin kompjuterik Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit] që të vendosin dhe të mbajnë shënim synimet.

Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

10.2.2

Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë

Mbajtësit e Priftërisë Aarone e ndihmojnë peshkopin në “administrimin e të gjitha gjërave tokësore” (Doktrina e Besëlidhje 107:68). Ata duhet të kenë mundësi të rregullta për t’u shërbyer të tjerëve në familjet e tyre, si dhe të shërbejnë me familjet e tyre, gjatë aktiviteteve të rinisë dhe kur janë vetëm. Ide për shërbim janë në dispozicion te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org. Atje ku është në dispozicion, faqja JustServe.org sugjeron mundësi për shërbim në komunitet.

10.2.2.1

Dhënia e Shërbesës

Dhënia e shërbesës është përkujdesje për të tjerët sikurse do të përkujdesej Shpëtimtari. Mbajtësit e Priftërisë Aarone marrin detyra për dhënie shërbese duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeç. Për më shumë informacion, shihni te kapitulli 21.

10.2.3

Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin

Mbajtësit e Priftërisë Aarone kanë një detyrë që t’i “ftojnë të gjithë të vijnë te Krishti” (Doktrina e Besëlidhje 20:59). Më poshtë renditen disa mënyra se si mund ta bëjnë këtë:

  • Të japin një shembull të mirë si dishepuj të Jezu Krishtit.

  • T’ua thonë dëshmitë e tyre shokëve, shoqeve dhe pjesëtarëve të familjes.

  • T’u japin shërbesë anëtarëve më pak aktivë në kuorumet e tyre.

  • Të ftojnë shokë e shoqe që të frekuentojnë kishën ose aktivitetet e rinisë.

  • Të ftojnë shokë e shoqe që të marrin pjesë në programin Fëmijët dhe Rinia. Udhëheqësit/et punojnë ngushtësisht me prindërit e këtyre të rejave për t’i ndihmuar që ta kuptojnë programin dhe të përcaktojnë se si do të duan të përfshihen ata dhe fëmijët e tyre.

  • Të ftojnë shokë e shoqe që të marrin mësime nga misionarët.

Prindërit dhe udhëheqësit i nxitin të rinjtë që të përgatiten për të shërbyer në misione kohëplota dhe për ta shpërndarë ungjillin gjatë gjithë jetës së tyre. Më poshtë renditen disa mënyra se si mund ta bëjnë këtë:

  • T’i nxitin të rinjtë që të fitojnë dëshmi vetjake për planin e Atit Qiellor për lumturinë, Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe rivendosjen e ungjillit të Tij.

  • T’u mësojnë të rinjve rreth bekimeve të shërbimit në misione dhe çfarë do të pritet prej tyre.

  • T’u sigurojnë mundësi për të shërbyer në Kishë.

  • T’u sigurojnë mundësi për ta dhënë mësim ungjillin në mbledhjet e kuorumeve dhe në mjedise të tjera.

Si pjesë e kësaj përgatitjeje, peshkopata ose presidenca e kunjit mund të organizojë një klasë përgatitore për misionarët. Burimet kryesore për këtë klasë janë shkrimet e shenjta, Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit dhe Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit. Kjo klasë nuk zhvillohet gjatë mbledhjeve të rregullta të së dielës.

ikonë, burime jo të detyrueshme Missionary.ChurchofJesusChrist.org siguron burime shtesë që mund t’i ndihmojnë të rinjtë ndërkohë që përgatiten për të shërbyer si misionarë. Shihni te kapitujt 23 dhe 24 për më shumë informacion.

10.2.4

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Mbajtësit e Priftërisë Aarone mund të ndihmojnë në shumë mënyra për t’i bashkuar familjet për përjetësinë. Më poshtë renditen disa nga këto mënyra:

  • Të nderojnë prindërit e tyre dhe të japin një shembull të të jetuarit si Krishti në shtëpinë e tyre.

  • Të përgatiten që të kenë familjen e vet të përjetshme.

  • Të kenë një rekomandim aktual tempulli.

  • Të përgatiten që të bëjnë e të mbajnë besëlidhje dhe të marrin ordinancat e tempullit, përfshirë martesën e përjetshme.

  • Të mësojnë për rrethin e tyre familjar dhe paraardhësit e tyre.

  • Të përcaktojnë paraardhësit që kanë nevojë për ordinancat e tempullit (shihni te FamilySearch.org).

  • Të marrin pjesë në pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës në tempull aq shpesh sa ua lejojnë rrethanat.

  • Të marrin pjesë në veprimtari vullnetare për historinë familjare (shihni te 25.4.3).

  • Të shërbejnë si këshillues për tempullin dhe historinë familjare, siç thirren nga peshkopata (shihni te 25.2.4).

10.3

Peshkopata

Peshkopata është presidenca e Priftërisë Aarone në lagje (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:13–15). Ajo drejton punën e kuorumeve të Priftërisë Aarone. Përgjegjësia më kryesore e peshkopit është të kujdeset për brezin e ri në lagjen e tij. Ai i mëson emrat e tyre dhe i kupton rrethanat në shtëpitë e tyre. Ai i frekuenton rregullisht aktivitetet e tyre dhe mbledhjet e tyre të dielën.

Peshkopi është presidenti i kuorumit të priftërinjve. Detyra e tij “është që të kryesojë mbi priftërinj[të] dhe të ulet në këshill me ta, për t’u mësuar atyre detyrat e thirrjes së tyre” (Doktrina e Besëlidhje 107:87).

Këshilltari i parë në peshkopatë ka përgjegjësi për kuorumin e mësuesve. Këshilltari i dytë ka përgjegjësi për kuorumin e dhjakëve.

Kur një anëtar i peshkopatës frekuenton një mbledhje të kuorumit, ai kryeson në mbledhje.

Peshkopata ka përgjegjësitë e mëposhtme shtesë për kuorumet e Priftërisë Aarone:

Këshilluesit dhe specialistët e kuorumeve ndihmojnë për këto përgjegjësi siç kërkohet (shihni te 10.5).

10.4

Udhëheqësit e Kuorumeve të Të Rinjve

10.4.1

Thirrja, Mbështetja dhe Veçimi

ikonë, orientimet për përshtatjen Peshkopi thërret një ose dy priftërinj që të jenë ndihmësit e tij në udhëheqjen e kuorumit të priftërinjve. Një anëtar i peshkopatës mund të thërrasë edhe një sekretar të kuorumit.

Një anëtar i peshkopatës thërret presidentët e kuorumeve të dhjakëve dhe të mësuesve. Kur ka mjaft mbajtës të Priftërisë Aarone që të shërbejnë, këta të rinj me lutje i marrin në konsideratë anëtarët e kuorumit për t’i rekomanduar si këshilltarë dhe një sekretar. Peshkopata i merr në shqyrtim rekomandimet e tyre dhe i jep thirrjet.

Përpara se t’i kërkojë një të riu që të shërbejë në ndonjë nga këto thirrje, anëtari i peshkopatës kërkon leje nga prindërit e të riut.

Pas dhënies së këtyre thirrjeve, një anëtar i peshkopatës i paraqet udhëheqësit e kuorumeve të të rinjve për mbështetje në mbledhjen e kuorumeve të tyre. Peshkopi i veçon ndihmësit e tij dhe presidentët e kuorumeve të dhjakëve dhe të mësuesve. Ai ua jep çelësat e priftërisë presidentëve të kuorumeve. Ai mund t’i caktojë këshilltarët e tij që të veçojnë anëtarët e tjerë të presidencave dhe sekretarët.

Një anëtar i peshkopatës i njofton këto thirrje në mbledhjen e sakramentit. Ai nuk i paraqet ata që të mbështeten.

10.4.2

Përgjegjësitë

Presidentët e kuorumeve të Priftërisë Aarone, përfshirë peshkopin, kanë përgjegjësitë e mëposhtme. Këshilltarët e tyre dhe ndihmësit e peshkopit në kuorumin e priftërinjve kanë pjesë në këto përgjegjësi.

  • Të udhëheqin përpjekjet e kuorumit për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te kapitulli 1).

  • Të arrijnë ta njohin dhe t’i shërbejnë secilit anëtar të kuorumit, përfshirë ata që nuk i frekuentojnë mbledhjet e kuorumit. Të jenë në dijeni për nevojat dhe rrethanat e tyre.

  • Të shërbejnë në këshillin e lagjes për rininë (shihni te 10.4.4).

  • Të marrin pjesë në përpjekjet e lagjes për të shpërndarë ungjillin dhe për t’i forcuar anëtarët e rinj dhe anëtarët që po kthehen në aktivitet. Një ndihmës në kuorumin e priftërinjve merr pjesë në mbledhjet e bashkërendimit (shihni te 23.4).

  • Të marrin pjesë në përpjekjet e lagjes për punën në tempull dhe për historinë familjare. Një ndihmës në kuorumin e priftërinjve merr pjesë në mbledhjet e bashkërendimit (shihni te 25.2.7).

  • T’u mësojnë anëtarëve të kuorumit detyrat e tyre të priftërisë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:85–88). T’i përkrahin ata në përmbushjen e këtyre detyrave.

  • Të planifikojnë e të drejtojnë mbledhje të kuorumit (shihni te 10.2.1.2).

  • Të planifikojnë e të kryejnë shërbim dhe aktivitete të kuorumit (shihni te 10.2.1.3).

Kur thirren sekretarë të kuorumeve, ata përgatitin rendin e ditës për mbledhjet dhe mbajnë shënime. Ata gjithashtu e ndihmojnë nëpunësin e lagjes ose një këshillues të kuorumit që të ndjekë ecurinë e frekuentimit.

Anëtarët e peshkopatës u japin mësim të rinjve rreth përgjegjësive të tyre (shihni te 10.3). Këshilluesit e kuorumeve duhet të ndihmojnë aktivisht (shihni te 10.5).

10.4.3

Mbledhja e Presidencës së Kuorumit

Presidencat e kuorumeve të Priftërisë Aarone mblidhen rregullisht. Presidenti i kuorumit i drejton këto mbledhje. Të paktën dy persona në moshë madhore janë të pranishëm – një anëtar i peshkopatës, një këshillues ose një specialist. Gjatë këtyre mbledhjeve, udhëheqësit këshillohen së bashku dhe kërkojnë zbulesë rreth vullnetit të Zotit për kuorumin e tyre. Rendi i ditës mund të përfshijë diskutimin për pikat vijuese:

  • Ndihmën për të përmbushur veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin

  • Shërbimin ndaj anëtarëve të kuorumeve, me vëmendje të veçantë te përkrahja e anëtarëve të rinj dhe ndihma e ofruar anëtarëve më pak aktivë

  • Afrimin me njerëz të besimeve dhe bindjeve të tjera fetare

  • Planifikimin e mbledhjeve, shërbimit dhe aktiviteteve të kuorumeve

  • Udhëzimet për udhëheqjen nga udhëheqësit ose këshilluesit e kuorumit

Një Shembull i Rendit të Ditës për Mbledhjen e Presidencës është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

10.4.4

Këshilli i Lagjes për Rininë

Qëllimi i këshillit të lagjes për rininë është ta ndihmojë rininë për të sjellë njerëz të tjerë te Jezu Krishti dhe për të ndihmuar në përmbushjen e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.

Peshkopi kryeson mbi këshillin e lagjes për rininë. Anëtarët e këtij këshilli përfshijnë:

  • Peshkopatën.

  • Njërin nga ndihmësit e peshkopit në kuorumin e priftërinjve, presidentin e kuorumit të mësuesve dhe presidentin e kuorumit të dhjakëve.

  • Presidentet e klasave të Të Rejave (ose tërë presidencën e klasës nëse lagjja ka vetëm një klasë të Të Rejave).

  • Presidenten e Të Rejave.

të rinj dhe të reja duke biseduar

Këshilli i lagjes për rininë diskuton mënyrat për t’i ndihmuar të tjerët që të ndërtojnë dëshmi, të marrin ordinancat shpëtuese, të marrin dhe të mbajnë besëlidhjet dhe të bëhen pasues të Jezu Krishtit (shihni te Moroni 6:4–5). Pjesëtarët e tij këshillohen së bashku rreth nevojave të të rinjve dhe të rejave në lagje. Ata/o mund të diskutojnë për aktivitete që i plotësojnë këto nevoja. Gjithsesi, planifikime të hollësishme të aktiviteteve duhet të ndodhin në mbledhjet e presidencave të kuorumeve ose të klasave.

Shihni te 29.2.6 për më shumë informacion rreth këshillit të lagjes për rininë.

10.5

Këshilluesit dhe Specialistët

Një anëtar i peshkopatës thërret dhe veçon burra që të jenë këshillues të kuorumeve të Priftërisë Aarone. Këta këshillues e përkrahin peshkopatën në përgjegjësitë e tyre për kuorumet e Priftërisë Aarone. Ata i japin theks të veçantë këshillimit të të rinjve, mësimdhënies ndaj tyre për mënyrën se si të udhëheqin me anë të frymëzimit dhe ndihmës se si të bëhen më shumë si Jezu Krishti. Si të jetë e nevojshme dhe praktike, më shumë se një këshillues mund të thirret për secilin kuorum.

ikonë, orientimet për përshtatjen Peshkopata gjithashtu mund të thërrasë specialistë të kuorumeve për të ndihmuar me një ngjarje të veçantë, të tillë si një kamp, një konferencë për rininë ose aktivitete sportive.

Të paktën dy burra të përgjegjshëm në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm në çdo mbledhje dhe aktivitet të kuorumit. Kur ka këshillues dhe specialistë të pranishëm, bëhet e mundur që anëtarët e peshkopatës të vizitojnë edhe klasat dhe aktivitetet e Të Rejave dhe të Fillores. Këshilluesit dhe specialistët duhet të kryejnë trajnimin te ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org (shihni te 10.8.1).

10.6

Ndihma ndaj Të Rinjve që të Përgatiten për të Marrë Priftërinë Melkizedeke

Kur një i ri është 18 vjeç e lart, ai ka të drejtën të marrë Priftërinë Melkizedeke dhe të shugurohet plak, në qoftë se është i përgatitur dhe i denjë. Ai këshillohet me prindërit dhe peshkopin e vet për ta marrë këtë vendim.

Deri në moshën 19 vjeç ose përpara se të largohet nga shtëpia (për shembull, për të ndjekur kolegjin apo për të shërbyer në ushtri), ai duhet të shugurohet plak, në qoftë se është i denjë. Edhe nëse nuk shugurohet plak pasi mbush moshën 19 vjeç, ai ftohet të frekuentojë mbledhjet e kuorumit të pleqve.

Prindërit kanë përgjegjësinë kryesore për t’i ndihmuar bijtë e tyre që të përgatiten për të marrë Priftërinë Melkizedeke. Peshkopata dhe këshilluesit e kuorumeve gjithashtu mund të ndihmojnë duke u siguruar mbajtësve të Priftërisë Aarone përvoja që do t’i përgatitin për një jetë të tërë shërbimi si pleq. Përgatitja më e mirë për të marrë Priftërinë Melkizedeke është të përmbushin detyrat e Priftërisë Aarone.

Ata që marrin Priftërinë Melkizedeke, duhet të përpiqen fort që tʼi kuptojnë:

ikonë, burime jo të detyrueshme Për informacion rreth këtyre temave, shihni te “Priftëria Melkizedeke”, “Priftëria” dhe “Gratë në Kishë” (Tema dhe Pyetje, topics.ChurchofJesusChrist.org).

Presidenca e kuorumit të pleqve dhe vëllezërit shërbestarë mund të ndihmojnë për ta dhënë këtë udhëzim. Ky udhëzim mund të ndodhë individualisht në shtëpitë e të rinjve ose në një klasë të mbajtur jashtë mbledhjeve të rregullta të së dielës.

10.7

ikonë, orientimet për përshtatjen
Udhëheqësit e Të Rinjve në Kunj

Presidenca e kunjit i jep thirrjen dhe e veçon një këshilltar të lartë për të qenë presidenti i Të Rinjve të kunjit. Anëtarët e këshillit të lartë të caktuar për Të Rejat dhe Filloren, mund të thirren dhe veçohen për të shërbyer si këshilltarët e tij. Ose, në qoftë se një kunj është mjaft i madh, mbajtës të tjerë të Priftërisë Melkizedeke nga kunji mund të thirren si këshilltarë. (Shihni te 6.5.)

Presidenti i Të Rinjve në kunj shërben nën drejtimin e presidencës së kunjit. Ai, këshilltarët e tij dhe sekretari i tij shërbejnë në komitetin e kunjit të udhëheqjes së rinisë (shihni te 29.3.9). Ai dhe këshilltarët e tij i ndihmojnë peshkopatat duke u mësuar detyrat e tyre për kuorumet e Priftërisë Aarone.

Një vëlla nga anëtarësia e kunjit mund të thirret si sekretari i Të Rinjve në kunj.

Për më shumë informacion rreth përgjegjësive të presidencës dhe sekretarit të Të Rinjve të kunjit, shihni te 6.7.2 dhe 6.7.3.

10.8

Orientime dhe Rregullore Shtesë

10.8.1

Mbrojtja e Rinisë

Kur personat në moshë madhore po ndërveprojnë me rininë në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore. Mund të jetë e nevojshme që kuorumet të mblidhen së bashku për ta bërë këtë të mundur.

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Ata e përsëritin trajnimin çdo tre vjet pas kësaj.

Për informacion rreth mënyrës se si këto orientime gjejnë zbatim për dyshet shërbestare, shihni te 21.2.2.

të rinj në kishë

10.8.2

Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuara

Udhëheqësit e kuorumeve u kushtojnë kujdes të veçantë të rinjve me aftësi të kufizuara. ikonë, burime jo të detyrueshme Për informacion rreth ndihmës ndaj këtyre të rinjve, shihni te disability.ChurchofJesusChrist.org; shihni edhe te 38.8.27 në këtë manual.

10.8.3

Emblemat e Programit Fëmijët dhe Rinia

Të rinjtë marrin emblema si pjesë e programit Fëmijët dhe Rinia. Kur një i ri bëhet anëtar i kuorumit të tij të parë në Priftërinë Aarone, ai merr një emblemë të përkatësisë nga udhëheqësit e kuorumit të tij. Ai merr edhe një kopje të broshurës Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë. Kjo mund të bëhet kur udhëheqësit e kuorumeve takohen me të për ta mirëpritur në kuorum. Gjithashtu mund të bëhet në një mbledhje vjetore për rininë dhe prindërit e tyre (shihni te 10.2.1.3).

Në janar të vitit që një i ri mbush 18 vjeç, ai merr një emblemë tjetër të përkatësisë.

Të rinjtë mund të marrin një emblemë të arritjes duke u përpjekur fort që të bëhen më shumë si Shpëtimtari.

Për më shumë informacion rreth emblemave, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

10.8.4

ikonë, orientimet për përshtatjen
Mbledhja e Ofertave të Agjërimit

Atje ku një lagje është e përqendruar gjeografikisht, peshkopi mund t’i drejtojë mbajtësit e Priftërisë Aarone që t’i vizitojnë anëtarët çdo muaj dhe t’i ftojnë për të kontribuar me oferta të agjërimit. Gjatë marrjes së këtij vendimi, peshkopi merr parasysh numrin e mbajtësve të Priftërisë Aarone në dispozicion, sigurinë e tyre dhe bekimin për anëtarët që përndryshe mund të mos kontribuojnë (shihni te 34.3.2).

Mbajtësit e priftërisë duhet të shkojnë në dyshe kur mbledhin ofertat e agjërimit. Ata të cilët i mbledhin ofertat e agjërimit, ia dorëzojnë ato menjëherë një anëtari të peshkopatës.

Anëtarët nuk duhet t’u japin kontribute të tjera, të tilla si të dhjetën ose oferta të tjera, atyre që mbledhin ofertat e agjërimit.