Manualet dhe Thirrjet
25. Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë Nëpërmjet Punës në Tempull dhe për Historinë Familjare


“25. Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë Nëpërmjet Punës në Tempull dhe për Historinë Familjare”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2025).

“25. Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë Nëpërmjet Punës në Tempull dhe për Historinë Familjare”, Manuali i Përgjithshëm.

tempulli

25.

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë Nëpërmjet Punës në Tempull dhe për Historinë Familjare

25.0

Parathënia

Tempulli është shtëpia e Zotit. Ordinancat dhe besëlidhjet e tempullit i bekojnë fëmijët e Atit Qiellor. Ati Qiellor i fton të gjithë fëmijët e Tij që të kualifikohen për ordinancat e tempullit dhe t’i kryejnë ato.

Bashkimi i familjeve për përjetësinë është pjesë e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te 1.2). Puna në tempull dhe për historinë familjare është mjeti për bashkimin dhe vulosjen e familjeve për përjetësinë (shihni te Mateu 16:19). Kjo punë përfshin:

  • Bërjen e besëlidhjeve teksa kryejmë ordinancat për veten tonë në tempull (shihni tek Isaia 55:3; Doktrina e Besëlidhje 84:19–23).

  • Zbulimin e paraardhësve tanë të vdekur dhe kryerjen e ordinancave për ta në tempull, me qëllim që ata të mund të bëjnë besëlidhjet me Perëndinë (shihni te Malakia 4:5–6; 1 Korintasve 15:29; Doktrina e Besëlidhje 128:15–18).

  • Vajtjen në shtëpinë e Zotit rregullisht, atje ku është e mundur, për të adhuruar Perëndinë dhe për të kryer ordinanca për paraardhësit tanë (shihni te Lluka 24:52–53; Doktrina e Besëlidhje 109:13–14).

Pjesëmarrja në këtë punë sjell bekime të mëdha. Kur anëtarët bëjnë dhe i mbajnë besëlidhjet e shenjta, ata kanë të drejtën e përdorimit të fuqisë së Perëndisë. Ata gjejnë gëzim kur shërbejnë në shtëpinë e Zotit në emër të paraardhësve të tyre.

Ky kapitull i udhëzon udhëheqësit dhe anëtarët e Kishës se si të marrin pjesë në bashkimin e familjeve për përjetësinë nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare. Më shumë informacion është në dispozicion tek “Tempujt”, “Pagëzimi me Mëkëmbës” dhe “Historia Familjare” (Tema dhe Pyetje, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

25.1

Pjesëmarrja e Anëtarëve dhe Udhëheqësve në Bashkimin e Familjeve për Përjetësinë

Anëtarët e Kishës kanë privilegjin dhe përgjegjësinë e gëzueshme për të ndihmuar që t’i bashkojnë familjet e tyre për përjetësinë. Ata përgatiten vetë për të bërë besëlidhje teksa kryejnë ordinancat e tempullit. Ata përpiqen fort që t’i mbajnë ato besëlidhje.

Ata gjithashtu i ndihmojnë pjesëtarët e familjes që t’i kuptojnë besëlidhjet e tempullit, t’i marrin dhe të përpiqen fort t’i mbajnë ato. Prindërit kanë përgjegjësinë parësore për t’i ndihmuar fëmijët e tyre që të përjetojnë gëzimin dhe bekimet e bërjes së besëlidhjeve për veten dhe për të kryer ordinancat në emër të të afërmve të vdekur (shihni te 2.1.3).

Anëtarët e Kishës nxiten të identifikojnë të afërmit e tyre të vdekur që nuk i kanë kryer ordinancat e tempullit. Më pas, anëtarët i kryejnë ordinancat në emër të atyre të afërmve (shihni te Doktrina e Besëlidhje 128:18). Në botën e shpirtrave, individët mund të zgjedhin që t’i pranojnë ose refuzojnë ordinancat që janë kryer për ta.

Anëtarët gjithashtu nxiten që të zbulojnë historitë e paraardhësve të tyre, të cilat mund ta pasurojnë përvojën e tyre në kryerjen e ordinancave në emër të paraardhësve të tyre. Anëtarët i ftojnë të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Shumë mjete janë në dispozicion për t’i ndihmuar anëtarët për punën e tyre në tempull dhe për historinë familjare. Disa prej këtyre përshkruhen te 25.4.1 dhe 25.4.2.

25.1.1

Përgjegjësia Individuale për Adhurimin në Tempull

Anëtarët përcaktojnë vetë kur dhe sa shpesh të adhurojnë në tempull. Udhëheqësit nuk vendosin synime statistikore ose sisteme raportimi për adhurimin në tempull.

Anëtarët individualë dhe familjet që kanë rekomandime aktuale tempulli, mund të frekuentojnë cilindo tempull që dëshirojnë. Ata mund të caktojnë një takim me tempullin. Shihni tek temples.ChurchofJesusChrist.org për informacion kontakti për secilin tempull.

25.1.2

Udhëtime të Lagjeve dhe Kunjeve për në Tempull

Çdo njësi e Kishës i caktohet një distrikti tempulli. Nuk inkurajohen vizitat e organizuara të lagjeve ose kunjeve për në tempull jashtë distriktit të caktuar të tempullit.

Të gjitha udhëtimet e lagjeve dhe të kunjeve duhet të planifikohen me tempullin. Shihni tek temples.ChurchofJesusChrist.org për informacion kontakti për secilin tempull.

25.2

Udhëheqësit e Lagjes

25.2.1

Peshkopata

Peshkopata bashkërendon me presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës teksa i udhëheqin përpjekjet e lagjes për punën në tempull dhe për historinë familjare, të cilat ndihmojnë për t’i bashkuar familjet për përjetësinë. Këta udhëheqës këshillohen së bashku rregullisht.

Peshkopata gjithashtu ka përgjegjësitë vijuese shtesë:

  • Të shqyrtojë dhe miratojë planin e lagjes për tempullin dhe historinë familjare (shihni te 25.2.6).

  • Të sigurojë që përpjekjet e lagjes për punën në tempull dhe për historinë familjare bashkërendohen në mbledhjet e këshillit të lagjes dhe mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë.

  • Të mbikëqyrë organizimin e kurseve të përgatitjes për në tempull (shihni te 25.2.8).

  • Të lëshojë rekomandime të tempullit (shihni te kapitulli 26).

ikonë, orientimet për përshtatjen Peshkopata këshillohet me presidentin e kunjit për të përcaktuar që të thërrasë apo jo një udhëheqës të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.3 për më shumë informacion).

25.2.2

Presidencat e Kuorumit të Pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës

Presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës udhëheqin përpjekjet e përditshme të lagjes për punën në tempull dhe për historisë familjare, të cilat ndihmojnë për t’i bashkuar familjet për përjetësinë (shihni te 8.2.4 dhe 9.2.4). Presidenca e kuorumit të pleqve i udhëheq këto përpjekje për anëtarët e kuorumit të pleqve. Presidenca e Shoqatës së Ndihmës i udhëheq përpjekjet për anëtaret e Shoqatës së Ndihmës. Ata punojnë së bashku për t’i udhëhequr këto përpjekje me këshillin e lagjes, nën bashkërendimin e peshkopit.

Këta udhëheqës kanë përgjegjësitë vijuese:

  • Të ndihmojnë këshillin e lagjes që të zhvillojë dhe vërë në zbatim planin e lagjes për punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.6).

  • T’i kërkojnë një këshilluesi/e të lagjes për punën në tempull dhe për historinë familjare që të ndihmojë anëtarë të caktuar të lagjes për të gjetur e përgatitur emra të paraardhësve të vdekur për ordinancat e tempullit (shihni te 25.4.1). Këto përpjekje përqendrohen veçanërisht tek ata që kohët e fundit kanë marrë thirrjet për mision dhe ata që nuk e kanë kryer ordinancën e dhurimit.

  • Të sigurojnë që përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare planifikohen dhe raportohen në mbledhjet e këshillit të lagjes dhe në mbledhjet e bashkërendimit të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare.

  • Të udhëheqin punën e udhëheqësit të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Nëse ky udhëheqës nuk thirret, një anëtar i presidencës së kuorumit të pleqve e përmbush këtë rol (shihni te 25.2.3).

  • Atje ku është e zbatueshme, caktoni këshillues/e të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare që të shërbejnë në qendrën e programit FamilySearch (shihni te 25.3.6).

Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës caktojnë secili një anëtar/e të presidencës që të ndihmojë për ta udhëhequr punën në tempull dhe për historinë familjare në lagje. Anëtarët e këtyre dy presidencave punojnë së bashku. Ata sigurojnë që të zhvillohen mbledhjet e bashkërendimit të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.7).

rini jashtë tempullit

25.2.3

ikonë, orientimet për përshtatjen
Udhëheqësi i Lagjes për Tempullin dhe për Historinë Familjare

Peshkopata këshillohet me presidentin e kunjit për të përcaktuar që të thërrasë apo jo një udhëheqës të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Nëse ata vendosin ta japin këtë thirrje, peshkopata këshillohet me presidentin e kuorumit të pleqve dhe presidenten e Shoqatës së Ndihmës për të përcaktuar se kë të thërrasin. Ky person duhet të jetë një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Nëse ky udhëheqës nuk thirret, një anëtar i presidencës së kuorumit të pleqve e përmbush këtë rol.

Udhëheqësi i lagjes për tempullin dhe për historinë familjare i përkrah presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës lidhur me përgjegjësitë e tyre për tempullin dhe për historinë familjare. Ai gjithashtu ka përgjegjësitë vijuese:

  • Të bashkërendojë përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare me udhëheqësit/et e organizatave të lagjes, përfshirë presidencat e kuorumeve dhe të klasave të rinisë.

  • Të drejtojë mbledhjet e bashkërendimit të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.7).

  • Të frekuentojë mbledhjet e këshillit të lagjes kur ftohet.

  • Të ndihmojë këshillin e lagjes që të zhvillojë dhe vërë në zbatim planin e lagjes për punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.6).

  • Të udhëzojë këshilluesit/et e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Të bashkërendojë përpjekjet e tyre për të ndihmuar anëtarët që të gjejnë emra të paraardhësve dhe të kryejnë ordinanca në tempull në emër të tyre.

  • Të punojë me udhëheqësin e misionit të lagjes dhe misionarët për t’i ndihmuar ata që mësojnë për ungjillin, anëtarët e rinj dhe anëtarët që po kthehen në aktivitet, që të përfshihen në punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 23.2 dhe 23.3).

25.2.4

Këshilluesit/et e Lagjes për Tempullin dhe për Historinë Familjare

Këshilluesit/et e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare shërbejnë nën drejtimin e udhëheqësit të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Peshkopata i thërret këta anëtarë që të shërbejnë. Mund të thirren persona në moshë madhore, të rinj dhe të reja. Presidenti i kuorumit të pleqve, presidentet e Shoqatës së Ndihmës dhe të Të Rejave mund të sugjerojnë se kush mund të shërbejë.

Këshilluesit i mësojnë të tjerët në mënyra të thjeshta se si të marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare, e cila i bashkon familjet për përjetësinë. Ata përqendrohen veçanërisht te rinia, anëtarët e rinj dhe ata që po kthehen në aktivitet, dhe motrat e vëllezërit që nuk e kanë kryer ordinancën e dhurimit. Këshilluesit/et kanë përgjegjësitë vijuese:

  • T’i ndihmojnë anëtarët që të përgatiten për të kryer ordinancat e tempullit dhe për të bërë besëlidhje në tempull.

  • T’i ndihmojnë anëtarët që të përjetojnë bekimet e zbulimit të paraardhësve të tyre dhe të kryerjes së ordinancave të tempullit në emër të tyre.

  • Të marrin pjesë në mbledhjet e bashkërendimit për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.7).

  • Të shërbejnë në një qendër vendore të programit FamilySearch kur caktohen (shihni te 25.3.6).

Burimet për të ndihmuar këshilluesit/et për tempullin dhe për historinë familjare renditen te 25.4.1 dhe 25.4.2.

25.2.5

Këshilli i Lagjes

Anëtarët e këshillit të lagjes me lutje zhvillojnë dhe vënë në zbatim një plan të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Për informacion rreth planit, shihni te 25.2.6.

Peshkopi mund ta ftojë udhëheqësin e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare që të marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të lagjes.

Anëtarët e këshillit të lagjes kanë përgjegjësitë vijuese:

  • Të ndihmojnë anëtarët individualë që të përgatiten për të bërë besëlidhje me Perëndinë nëpërmjet kryerjes së ordinancave në tempull (shihni te 27.1).

  • T’i nxitin të gjithë anëtarët në moshë të re dhe në moshë madhore, përfshirë anëtarët e rinj, që të kenë një rekomandim aktual tempulli (shihni te 26.0).

  • T’i nxitin anëtarët që të adhurojnë në shtëpinë e Zotit sa më shpesh që ta lejojnë rrethanat e tyre.

  • T’i ftojnë individët dhe familjet që të mësojnë doktrinën dhe bekimet e pjesëmarrjes në punën për bashkimin e familjeve për përjetësinë. Kjo punë përfshin të mësojnë për paraardhësit dhe të kryejnë ordinancat e tempullit në emër të tyre.

  • T’i përkrahin prindërit tek u mësojnë fëmijëve të tyre doktrinën e punës për bashkimin e familjeve për përjetësinë. Kjo përfshin bekimet e besëlidhjeve dhe të ordinancave të tempullit dhe të kryerjes së ordinancave të tempullit për paraardhësit e tyre të vdekur.

  • Të japin mësim parimet e kësaj pune rregullisht gjatë mbledhjeve të Kishës.

Shihni te kapitulli 26 për informacion rreth rekomandimeve të tempullit.

25.2.6

Plani i Lagjes për Tempullin dhe Historinë Familjare

Çdo lagje duhet të ketë një plan të thjeshtë për tempullin dhe historinë familjare. Ky plan i ndihmon anëtarët e lagjes, përfshirë fëmijët dhe rininë, që të përgatiten për të adhuruar në shtëpinë e Zotit dhe për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare sa më shpesh që t’ua lejojnë rrethanat.

Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës e ndihmojnë këshillin e lagjes për ta zhvilluar planin. Ndihmon edhe udhëheqësi i lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Në zhvillimin e planit, ata:

  • Me lutje marrin parasysh nevojat e anëtarëve dhe burimet në dispozicion.

  • Përcaktojnë veprime për t’i ndërmarrë gjatë vitit.

  • Vendosin se si ta vënë në zbatim planin dhe të bëjnë caktime në përputhje me planin.

Shembujt se çfarë mund të përfshijë plani renditen më poshtë:

  • Ndihmojini anëtarët e caktuar që të kuptojnë bekimet e adhurimit në shtëpinë e Zotit.

  • Ndihmojini anëtarët që të përgatiten për të marrë bekimet e ordinancave të tempullit.

  • Ndihmojini anëtarët që të përdorin veçorinë Ordinancat Gati për ta çuar emrin e një paraardhësi në tempull (shihni te 25.4.1).

  • Ndihmojini anëtarët që të përdorin këndin e internetit ose programin FamilySearch për të shtuar atë që dinë rreth të afërmve të vdekur që kanë nevojë për ordinanca (shihni te 25.4.1).

  • Përfshini anëtarë të rinj dhe që po kthehen në aktivitet, të rinj, të reja dhe fëmijë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Mjeti Ndihma për Emrat e Familjes është një mënyrë e thjeshtë që udhëheqësit t’u vijnë në ndihmë këtyre anëtarëve për të përgatitur emra të familjes që të marrin ordinancat (shihni te 25.4.1).

  • Ndihmojini fëmijët e Fillores që të përgatiten për të marrë një rekomandim tempulli dhe për të adhuruar në shtëpinë e Zotit rregullisht atje ku është e mundur. Presidenca e Fillores duhet të zhvillojë çdo vit një Mbledhje të Përgatitjes për Tempullin dhe për Priftërinë (shihni te 12.1.7 dhe 12.2.4).

Plani i lagjes për tempullin dhe historinë familjare nuk duhet të vendosë synime statistikore ose sisteme raportimi për adhurimin në tempull (shihni te 25.1.1)

Peshkopi e shqyrton dhe e miraton planin. Anëtarët e këshillit të lagjes janë në role udhëheqëse të vënies në zbatim të planit. Ata raportojnë lidhur me përparimin në mbledhjet e këshillit të lagjes. Ata gjithashtu e përditësojnë planin sipas nevojës.

2:49

25.2.7

Mbledhjet e Bashkërendimit të Lagjes për Tempullin dhe për Historinë Familjare

Mbledhje bashkërendimi të shkurtra joformale të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare zhvillohen rregullisht. Udhëheqësi i lagjes për tempullin dhe për historinë familjare i drejton këto mbledhje.

Njerëz të tjerë që ftohen, përfshijnë:

  • Anëtaret e caktuara të presidencës së Shoqatës së Ndihmës dhe të Fillores dhe anëtarët e caktuar të presidencës së kuorumit të pleqve.

  • Një ndihmës në kuorumin e priftërinjve (ose presidenti i kuorumit të mësuesve apo dhjakëve nëse nuk ka priftërinj në lagje).

  • Një anëtare të presidencës së klasës me moshën më të madhe të Të Rejave.

  • Këshilluesit/et për tempullin dhe për historinë familjare.

Të gjithë ata që marrin pjesë, përfshirë rininë, këshillohen së bashku si pjesëmarrës të barabartë. Këto mbledhje përqendrohen te nevojat e individëve dhe se si ata mund të bekohen teksa marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Ata përqendrohen veçanërisht te rinia, anëtarët e rinj dhe ata që po kthehen në aktivitet, dhe motrat e vëllezërit që nuk e kanë kryer ordinancën e dhurimit. Mbledhjet zakonisht trajtojnë temat vijuese:

  • Si ta vënë në zbatim planin e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.6).

  • Si t’u vijnë në ndihmë anëtarëve të caktuar të lagjes që të përgatiten për të kryer ordinancat e tyre të tempullit.

  • Si t’u vijnë në ndihmë anëtarëve të caktuar të lagjes për përpjekjet e tyre për punën në tempull dhe për historinë familjare.

Këto mbledhje mund të zhvillohen me prani fizike ose në distancë. Bashkërendimi mund të ndodhë edhe në mënyra të tjera, përfshirë telefonatat ose mesazhet me celular në grup.

Përpiquni fort të ndiqni parimet e veprimit dhe të përgjegjshmërisë te pjesa 4.4.5. Një person në mbledhje mund të caktohet që të shënojë dhe t’ia kujtojë grupit veprimet e planifikuara.

ikonë, orientimet për përshtatjenDegët e vogla mund të zgjedhin ta bëjnë bashkërendimin e tyre për tempullin dhe për historinë familjare në këshillin e degës.

25.2.8

Kursi i Përgatitjes për Tempullin

Nën drejtimin e peshkopit, një kurs i përgatitjes për tempullin mund të organizohet për t’i ndihmuar anëtarët që të përgatiten për të bërë besëlidhje teksa kryejnë ordinancat e tempullit. Këto kurse zhvillohen jashtë mbledhjeve të rregullta të së dielës në një kohë të volitshme për anëtarët. Ato mund të zhvillohen në një shtëpi mbledhjesh ose në një shtëpi banimi.

Me lutje, anëtarët e këshillit të lagjes përzgjedhin anëtarë që t’i ftojnë të marrin pjesë në secilin kurs. Këto kurse mund të jenë veçanërisht të dobishme për njerëzit vijues:

  • Anëtarët e rinj

  • Anëtarët që përgatiten për të kryer ordinancën e tyre të dhurimit ose të vulosen

  • Anëtarët që po kthehen për t’u aktivizuar në Kishë

  • Anëtarët që e kanë kryer ordinancën e dhurimit, të cilët nuk i kanë rinovuar rekomandimet e tyre të tempullit për një kohë të gjatë

Peshkopata thërret një ose më shumë instruktorë të përgatitjes për në tempull. Mësimet dhe udhëzimet për organizimin e kursit janë në materialin I Dhuruar nga Lart: Manuali i Mësuesit për Seminarin e Përgatitjes për në Tempull. Pjesëmarrësve u jepen kopje të materialit Në Përgatitje për të Hyrë në Tempullin e Shenjtë. Për burimet e studimit vetjak dhe të mësimeve, shihni tek temples.ChurchofJesusChrist.org.

25.3

Udhëheqësit e Kunjit

25.3.1

Presidenca e Kunjit

Presidenti i kunjit mban çelësat për veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin në kunj. Ai dhe këshilltarët e tij kanë përgjegjësitë vijuese për të ndihmuar për t’i bashkuar familjet për përjetësinë:

  • T’i ndihmojnë anëtarët që të përgatiten për të bërë besëlidhje të shenjta teksa kryejnë ordinancat e tempullit (shihni te 27.1).

  • T’i nxitin të gjithë anëtarët, veçanërisht motrat dhe vëllezërit beqarë dhe ata që nuk e kanë kryer ordinancën e dhurimit, që të kenë një rekomandim aktual dhe të adhurojnë në shtëpinë e Zotit sa më shpesh që t’ua lejojnë rrethanat.

  • Të sigurojnë që doktrina dhe bekimet e bashkimit të familjeve për përjetësinë (siç përshkruhen te 1.2.4) të jepen mësim rregullisht në mbledhjet e kunjit.

  • T’i nxitin anëtarët që të mësojnë rreth paraardhësve të tyre dhe të kryejnë ordinancat e tempullit në emër të tyre.

  • Të kryejnë intervista për rekomandime tempulli (shihni te kapitulli 26).

Në mbledhjen e tij të rregullt me secilin president të kuorumit të pleqve, një anëtar i presidencës së kunjit diskuton përpjekjet e lagjes për t’i bashkuar familjet për përjetësinë nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 8.3.1). ikonë, burime jo të detyrueshme Mund të marrin pjesë këshilltarët në presidencën e kuorumit të pleqve dhe këshilltari i lartë i caktuar për kuorumin.

25.3.2

Komiteti i Kunjit i Udhëheqjes së Personave në Moshë Madhore

Komiteti i kunjit i udhëheqjes së personave në moshë madhore përfshin:

  • Presidencën e kunjit.

  • Presidencën e Shoqatës së Ndihmës të kunjit.

  • Këshilltarët e lartë të caktuar për të punuar me kuorumet e pleqve.

Këta udhëheqës udhëzojnë dhe përkrahin presidencat e kuorumeve të pleqve dhe të Shoqatave të Ndihmës në përgjegjësitë e tyre për përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.2). Udhëzimi mund të ndodhë në një mjedis grupi ose individual. Udhëheqësit e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare mund të ftohen për të marrë pjesë në këtë udhëzim.

Për më shumë informacion rreth mbledhjeve të këtij komiteti, shihni te 29.3.8.

25.3.3

Këshilltarët e Lartë

Presidenca e kunjit mund të caktojë këshilltarë të lartë për të udhëzuar dhe përkrahur njerëzit në vijim në përpjekjet e tyre për të bashkuar familjet për përjetësinë nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare:

  • Presidencat e kuorumeve të pleqve

  • Udhëheqësit e lagjeve për tempullin dhe për historinë familjare

  • Këshilluesit/et e kunjit për tempullin dhe për historinë familjare

  • Bashkërenduesit/et e qendrave të programit FamilySearch

Një ose më shumë këshilltarë të lartë mund të caktohen për t’i udhëhequr këto përpjekje. Sidoqoftë, të gjithë këshilltarët e lartë i kanë këto përgjegjësi për lagjet dhe kuorumet në të cilat janë caktuar.

Këshilltarët e lartë mund t’i ndihmojnë presidencat e kuorumeve të pleqve dhe udhëheqësit e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare që të udhëzojnë këshilluesit/et e lagjes për tempullin dhe për historinë familjare. Këshilltarët e lartë mund të ndihmohen nga këshilluesit/et e kunjit për tempullin dhe për historinë familjare.

Presidenca e kunjit mund të caktojë një këshilltar të lartë që të bashkërendojë përpjekjet vullnetare të kunjit për historinë familjare (shihni te 25.4.3). Ai ose një këshilltar tjetër i lartë mund të caktohet për të mbikëqyrur punën në qendrat e programit FamilySearch (shihni te 25.3.6).

25.3.4

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës të Kunjit

Nën drejtimin e presidentit të kunjit, presidenca e Shoqatës së Ndihmës të kunjit i udhëzon dhe përkrah presidencat e Shoqatave të Ndihmës të lagjeve lidhur me përgjegjësitë e tyre për përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 9.2.4).

25.3.5

ikonë, orientimet për përshtatjen
Këshilluesit/et e Kunjit për Tempullin dhe për Historinë Familjare

Këshilluesit/et e kunjit për tempullin dhe për historinë familjare i përkrahin përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare në të gjithë kunjin. Ata/o shërbejnë nën drejtimin e presidencës së kunjit dhe të një ose më shumë këshilltarëve të lartë të caktuar për përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare.

Këta/o këshillues/e i përkrahin këshilltarët e lartë dhe presidencën e Shoqatës së Ndihmës të kunjit në përpjekjet e tyre për t’i udhëzuar udhëheqësit e lagjes lidhur me përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 25.3.3 dhe 25.3.4). Atyre mund t’u jepen edhe detyrat vijuese:

  • Të ndihmojnë për të dhënë mësim dhe për të përkrahur anëtarët lidhur me thirrjet për tempullin dhe historinë familjare në lagje.

  • Të ndihmojnë për të bashkërenduar përpjekjet vullnetare (shihni te 25.4.3).

  • Të shërbejnë në qendrat e programit FamilySearch (shihni te 25.3.6).

25.3.6

ikonë, orientimet për përshtatjen
Qendra të Programit FamilySearch

Nëse burimet janë në dispozicion, kunji mund të organizojë një ose më shumë qendra të programit FamilySearch. Këto qendra janë që t’i ndihmojnë vizitorët të zbulojnë, mbledhin informacion rreth pjesëtarëve të gjallë dhe të vdekur të familjeve, si edhe t’i bashkojnë ata pjesëtarë nëpërmjet ordinancave të tempullit. Kushdo është i mirëpritur t’i përdorë këto qendra.

Presidenti i kunjit thërret një bashkërendues/e të qendrës së programit FamilySearch për të mbikëqyrur përpjekjet në çdo qendër të programit FamilySearch. Në përgjithësi, secila qendër ka si personel këshilluesit/et e caktuar/a të kunjit dhe të lagjeve për tempullin dhe për historinë familjare. Qendrat e programit FamilySearch duhet të jenë të hapura në orare të volitshme. Qendrat e programit FamilySearch pranë tempujve mund t’i përshtatin oraret e tyre që të përputhen me orarin e tempullit vendor.

Si përjashtim, disa qendra të mëdha të programit FamilySearch mbikëqyren nga Presidencat e Zonave.

25.3.7

Bashkërenduesi/ja i/e Qendrës së Programit FamilySearch

Bashkërenduesi/ja i/e qendrës së programit FamilySearch organizon veprimet e përditshme të qendrës së programit FamilySearch. Ai ose ajo shërben nën drejtimin e presidentit të kunjit ose një këshilltari të lartë të caktuar. Përgjegjësitë mund të përfshijnë ato që renditen më poshtë:

  • T’i ndihmojë anëtarët për të përgatitur emra të familjes që të mund të kryejnë ordinanca në shtëpinë e Zotit.

  • Të bashkërendojë veprimtaritë e qendrës për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës dhe vizitorët nga komuniteti që të zbulojnë paraardhësit e tyre.

  • Të punojë me 1) këshilltarin e lartë që caktohet për të përkrahur punën për tempullin dhe për historinë familjare dhe 2) specialistin e kunjit për teknologjinë që të plotësojë nevojat operative të qendrës dhe që t’i ruajë burimet e saj.

Udhëzuesi i Veprimeve të Qendrës së programit FamilySearch jep orientime se si të funksionojë një qendër e programit FamilySearch.

25.3.8

Këshilluesit/et Zonalë/e për Tempullin dhe për Historinë Familjare

Presidencat e Zonave mund të thërrasin këshillues/e zonalë/e për tempullin dhe për historinë familjare. Nëse e lejojnë rrethanat, një individ ose një çift mund të thirret për secilin këshill bashkërendues. Këshilluesit/et zakonisht shërbejnë për tre deri në pesë vjet.

Një individ ose një çift këshillues zonal mund të caktohet për të përkrahur përpjekjet e këshilluesve të tjerë të zonës të caktuar për këshillat bashkërendues në zonë.

Presidenca e Parë mund të caktojë Të Shtatëdhjetë Zonalë që të bashkërendojnë punën e këtyre këshilluesve/eve në këshillat bashkërenduese. Puna e këshilluesve/eve duhet të përputhet me përqendrimin e zonës.

Siç drejtohen nga Presidenca e Zonës ose një I Shtatëdhjetë i caktuar Zonal, këshilluesit/et i ndihmojnë presidentët e kunjeve për të përmbushur përgjegjësitë e tyre që të ndihmojnë për t’i bashkuar familjet për përjetësinë nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 25.3.1). Këshilluesit/et i ndihmojnë presidentët e kunjeve që t’u japin mësim njerëzve që shërbejnë në thirrjet vijuese rreth përgjegjësive të tyre:

  • Këshilltarët e lartë

  • Presidencat e Shoqatave të Ndihmës të kunjit

  • Komitetet e kunjit të udhëheqjes së personave në moshë madhore

  • Këshilluesit/et e kunjit për tempullin dhe për historinë familjare

  • Bashkërenduesit/et e qendrave të programit FamilySearch

Këshilluesit mund të caktohen për t’i ndihmuar presidencat e kunjeve që t’i përgatitin anëtarët për adhurim në tempujt e saponjoftuar brenda zonës. Përgjegjësi të tjera mund të përfshijnë udhëzimin për udhëheqësit e kunjeve lidhur me parimet dhe praktikat e punës në tempull dhe për historinë familjare. Këto përfshijnë:

  • Si t’i ndihmojnë anëtarët në përvojën e tyre të parë me pagëzimet dhe konfirmimet me mëkëmbës (shihni te 23.2).

  • Si t’i ndihmojnë anëtarët që po përgatiten për të kryer ordinancën e dhurimit për veten e tyre ose të vulosen (shihni te 25.2.8, 27.2, 27.3 dhe 27.4).

  • Si të organizohet puna në tempull dhe për historinë familjare në kunj dhe lagjet (shihni te 25.2).

  • Si t’i përkrahin presidencat e kuorumeve të pleqve dhe të Shoqatave të Ndihmës në përgjegjësitë e tyre (shihni te 25.2.2).

  • Si mund t’i bekojë fëmijët dhe të rinjtë e të rejat pjesëmarrja në këtë punë (shihni te 10.2.4, 11.2.4 dhe 12.2.4).

  • Si të zhvillojnë mbledhje të efektshme bashkërendimi (shihni te 25.2.7).

  • Si t’i ndihmojnë udhëheqësit e lagjes që të krijojnë një plan të efektshëm të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.6).

Për udhëzime lidhur me këtë punë, shihni tek Temple and Family History Leadership Instruction [Udhëzim për Udhëheqjen mbi Tempullin dhe Historinë Familjare].

25.4

Burimet e Historisë Familjare

25.4.1

Burimet në Internet

FamilySearch siguron burime për t’i ndihmuar anëtarët që të identifikojnë dhe përgatitin emra të familjes, me qëllim që të mund të marrin pjesë në ordinancat për paraardhësit e tyre të vdekur. Këto ordinanca i bashkojë familjet për përjetësinë. Burimet në FamilySearch përfshijnë sa vijojnë:

  • FamilySearch.org. Ky është këndi i internetit i Kishës për t’i ndihmuar anëtarët të gjejnë dhe të përgatitin emra të paraardhësve të tyre për ordinancat e tempullit.

  • Programi elektronik Pema Familjare. Shumë funksione të këndit të internetit të programit FamilySearch janë gjithashtu në dispozicion në këtë program për celularë.

  • Ordinancat Gati. Ky mjet siguron një mënyrë të thjeshtë për të marrë emra të familjes ose emra të tjerë që të çohen në tempull. Është në dispozicion si në FamilySearch.org edhe në programin elektronik Pema Familjare.

  • Ndihma për Emrat e Familjes. Udhëheqësit e përdorin këtë mjet në internet për t’i ndihmuar anëtarët e rinj dhe ata që po kthehen në aktivitet, si edhe rininë, që t’i përgatitin me lehtësi dhe t’i shtypin në letër kartat e emrave të familjes për pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës.

  • Programi elektronik Kujtimet. Ky program për celularë i ndihmon individët dhe familjet që të zbulojnë, shpërndajnë dhe ruajnë histori dhe fotografi të paraardhësve.

Shihni te programet elektronike në FamilySearch për të gjitha programet elektronike në dispozicion.

familje duke parë fotografi

25.4.2

Familja Ime: Historitë që na Bashkojnë

Broshura Familja Ime: Historitë që na Bashkojnë i ndihmon njerëzit që të mbledhin dhe ruajnë emrat dhe historitë e familjes. Gjithashtu mund t’i ndihmojë anëtarët që të fillojnë të përgatitin emra familjarësh për ordinancat e tempullit.

Kopje të shtypura në letër të broshurës mund të porositen te store.ChurchofJesusChrist.org.

25.4.3

Veprimtaritë Vullnetare për Historinë Familjare

Programi elektronik Përfshihuni ose menuja Përfshihuni te FamilySearch.org i lejon vullnetarët që të marrin pjesë në veprimtaritë vijuese:

  • Indeksimin, që është një proces i futjes së informacionit nga një dokument i shkruar historik në një bazë të dhënash ku bëhet kërkim në FamilySearch.org.

  • Shqyrtimin e dokumenteve për saktësi.

  • Përmirësimin e saktësisë së Pemës Familjare.

Njerëzit që marrin pjesë në këto veprimtari, bëjnë të mundur për veten dhe të tjerët që të zbulojnë paraardhësit e tyre dhe të kryejnë ordinancat e tempullit në emër të tyre.

Kushdo mund të marrë pjesë në veprimtaritë vullnetare duke përdorur programin Përfshihuni ose menunë Përfshihuni te FamilySearch.org. Kjo mund të jetë një përvojë veçanërisht përmbushëse për sa vijojnë:

  • Të rinjtë e të rejat

  • Të rinjtë e të rejat në moshë madhore

  • Anëtarët që nuk janë në gjendje t’i frekuentojnë rregullisht mbledhjet e Kishës

  • Anëtarët e rinj

  • Publikun e gjerë

Presidenca e kunjit mund të caktojë një këshillues të kunjit për tempullin dhe për historinë familjare ose një këshilltar të lartë që ta bashkërendojë këtë punë.

25.5

Rekomandimi dhe Thirrja e Punonjësve të Tempullit

25.5.1

Rekomandimi i Punonjësve të Tempullit

Punonjësit e mundshëm të tempullit identifikohen në mënyrat vijuese:

  • Anëtarë të identifikuar nga peshkopi ose një udhëheqës tjetër i lagjes

  • Anëtarë që i kërkojnë peshkopit për të shërbyer

  • Anëtarë të rekomanduar nga presidenti i tempullit, kryekujdestarja ose një udhëheqës tjetër në tempull

  • Anëtarë që po përgatiten për një shërbim misionar ose që janë kthyer kohët e fundit nga shërbimi misionar (shihni te kapitulli 24)

Emrat e punonjësve të mundshëm të tempullit dorëzohen duke përdorur mjetin Rekomando Punonjës Tempulli . Ky mjet është në dispozicion të peshkopëve, presidentëve të kunjeve dhe presidencave të tempujve. Procesi për dorëzimin e emrave përvijohet më poshtë.

Kur anëtarët e një presidence tempulli përcaktojnë një punonjës të mundshëm tempulli, ata ia dorëzojnë emrin e personit peshkopit duke përdorur mjetin Rekomando Punonjës Tempulli .

Kur një peshkop përcakton një punonjës të mundshëm tempulli ose merr një rekomandim nga një president tempulli, ai këshillohet me anëtarin/en rreth mundësisë për të shërbyer. Ai shqyrton kërkesat për punonjës të tempullit (shihni te 25.5.2). Nëse si peshkopi ashtu edhe anëtari/ja e ndiejnë që mundësia do të jetë e përshtatshme, peshkopi plotëson dhe dorëzon rekomandimin duke përdorur mjetin Rekomando Punonjës Tempulli . Anëtari/ja duhet të kuptojë se një rekomandim i dorëzuar nuk siguron që ai ose ajo do të thirret ose caktohet si një punonjës/e tempulli.

Më pas rekomandimi shqyrtohet nga presidenti i kunjit. Nëse presidenti i kunjit e miraton rekomandimin, ai ia dorëzon atë presidentit të tempullit për shqyrtim duke përdorur mjetin Rekomando Punonjës Tempulli .

Anëtarët që thirren ose caktohen si punonjës tempulli, zakonisht zotohen ndaj një orari të caktuar që të shërbejnë në tempull çdo javë. Udhëheqësit duhet të mos japin thirrje të tjera që do të bien ndesh me aftësinë e anëtarëve për të shërbyer në tempull.

Mjeti Rekomando Punonjës Tempulli gjithashtu u tregon peshkopëve dhe presidentëve të kunjeve një listë të të gjithë anëtarëve nga lagjet ose kunjet e tyre që aktualisht po shërbejnë si punonjës të tempullit.

25.5.2

Kërkesat për Punonjësit e Tempullit

Punonjësit e tempullit ndihmojnë për të kryer ordinanca ose ndihmojnë për veprimtaritë në tempull, të tilla si detyrat për zyrat, larjen e rrobave ose për mirëmbajtjen e mjediseve të jashtme të terrenit. Që të rekomandohet si punonjës tempulli, një anëtar duhet të plotësojë kualifikimet vijuese:

  • Të banojë në distriktin e tempullit për tempullin ku ai ose ajo do të shërbejë.

  • Të ketë kryer ordinancën e dhurimit, t’i nderojë besëlidhjet e tempullit dhe të ketë një rekomandim aktual tempulli.

  • Të ketë dëshmi të fortë për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit.

  • Të jetë në gjendje fizikisht për të kryer punën që i është caktuar në tempull. Një punonjës/e që u shërben frekuentuesve ose administron ordinancat, duhet të jetë fizikisht në gjendje për ta bërë këtë gjë pa ndihmë.

  • Të jetë i/e denjë për respekt në Kishë dhe në komunitet.

  • Të punojë mirë me njerëz të tjerë.

  • Të jetë i/e besueshëm/e dhe të ketë shëndet të mirë.

  • Të mos ketë aktualisht një shënim shpjegues në dokumentin e tij apo të saj të anëtarësisë.

Veç këtyre, peshkopi siguron sa vijon:

  • Nëse anëtarësia e një personi u kufizua formalisht, ai ose ajo mund të rekomandohet si punonjës tempulli jo më herët se pesë vjet pasi u hoqën kufizimet. (Shihni te 32.11.3 dhe 32.16.1.)

  • Nëse u hoq anëtarësia e një personi që nuk e kishte kryer ordinancën e dhurimit, ose nëse personi hoqi dorë nga anëtarësia, ai ose ajo mund të rekomandohet si punonjës/e tempulli jo më herët se pesë vjet pasi të ripranohet në Kishë. (Shihni te 32.11.4, 32.14.9, 32.16.1 dhe 32.16.2.)

  • Nëse u hoq anëtarësia e një personi që e kishte kryer ordinancën e dhurimit, ose nëse personi hoqi dorë nga anëtarësia, ai ose ajo mund të rekomandohet si punonjës/e tempulli jo më herët se pesë vjet pas marrjes së rivendosjes së bekimeve. (Shihni te 32.11.4, 32.14.9 dhe 32.17.2.)

25.5.3

Thirrja dhe Veçimi i Punonjësve të Tempullit

Pasi presidenti i tempullit merr rekomandim për dikë që të shërbejë si punonjës/e tempulli, një anëtar i presidencës së tempullit ose dikush që ai e cakton, e interviston personin. Siç frymëzohet, personi që kryen intervistën, i thërret njerëzit që janë në gjendje të shërbejnë si punonjës tempulli, dhe i veçon ata.