“14. Anëtarët Beqarë”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2025).
“14. Anëtarët Beqarë”, Manuali i Përgjithshëm.
14.
Anëtarët Beqarë
14.0
Parathënia
Shpëtimtari i fton të gjithë njerëzit të vijnë tek Ai dhe t’i përkasin Kishës së Tij (shihni te 2 Nefi 26:24). Burrat dhe gratë që nuk janë martuar ende ose të cilët janë shkurorëzuar apo kanë mbetur të ve, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të anëtarësisë së Kishës. Është e rëndësishme që të gjithë të gjejnë shpresë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit (shihni tek Ethëri 12:4). Të vërtetat e përjetshme vijuese mund të ndihmojnë për ta zhvilluar një shpresë të tillë:
-
Shkrimet e shenjta dhe profetët e ditëve të mëvonshme pohojnë se çdo njeri që është besnik në mbajtjen e besëlidhjeve të ungjillit, do të ketë mundësinë për ekzaltim.
-
Koha dhe mënyra e saktë në të cilën jepen bekimet e ekzaltimit, nuk janë zbuluar të gjitha. Por ato gjithsesi janë të sigurta (shihni te Mosia 2:41).
-
Pritja për Zotin nënkupton bindje dhe përparim të vazhdueshëm shpirtëror drejt Tij (shihni tek Isaia 64:4).
-
Perëndia u ofron jetë të përjetshme të gjithë fëmijëve të Tij. Të gjithë ata që kualifikohen për dhuratën e hirshme të faljes dhe i jetojnë urdhërimet, do të marrin jetë të përjetshme. (Shihni te Mosia 26:30; Moroni 6:8.)
-
Vetëbesimi ynë te këto gjëra të sigurta i ka rrënjët te besimi te Jezu Krishti. Me anë të hirit të Tij, të gjitha gjërat që i përkasin vdekshmërisë, do të vihen në vendin e duhur (shihni tek Alma 7:11–13).
Perëndia ka nevojë që të gjithë anëtarët të ndihmojnë në veprën e Tij për shpëtimin në lagjet dhe kunjet e tyre (shihni te 1 Korintasve 12:12–27). Siç drejtohet nga Shpirti, anëtarët beqarë thirren në pozicione udhëheqëse dhe mësimdhënëse. Thirrjet e udhëheqjes mund të përfshijë shërbimin në pozicionet vijuese:
-
Presidencat e organizatave të lagjeve dhe të kunjeve
-
Presidencat e kuorumeve të pleqve
-
Këshilltarë në peshkopatë
-
Këshilltarë të lartë
-
Këshilltarë të presidencës së kunjit
Në këtë kapitull:
-
Termi “anëtarë beqarë” u referohet të gjithë anëtarëve në moshë madhore të Kishës që nuk janë aktualisht të martuar.
-
Termi “të rinj dhe të reja në moshë madhore beqarë” u referohet atyre që janë në moshën 18–35 vjeç/e.
-
Termi “persona në moshë madhore beqarë” u referohet atyre që janë në moshën 36 vjeç e lart.
14.1
Anëtarët Beqarë në Njësitë Gjeografike
Shumica e anëtarëve beqarë frekuentojnë një njësi gjeografike me anëtarë të të gjitha moshave. Ata kanë mundësi të shërbejnë, të japin mësim, të udhëheqin dhe të shoqërohen me njerëz në shumë rrethana.
14.1.1
Udhëheqja e Kunjit
14.1.1.1
Presidenca e Kunjit
Përfshirja e presidencës së kunjit është veçanërisht e rëndësishme për angazhimin e anëtarëve beqarë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.
Presidenti i kunjit mund të caktojë një nga këshilltarët e tij dhe një këshilltar të lartë që t’i përkrahin personat në moshë madhore beqarë. Ai gjithashtu mund të caktojë një këshilltar dhe një këshilltar të lartë për të përkrahur për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Ai gjithashtu mund t’i kërkojë presidentes së Shoqatës së Ndihmës të kunjit që të caktojë një anëtare të presidencës për të përkrahur personat në moshë madhore beqarë dhe të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Po të njëjtët udhëheqës mund të caktohen për të dy grupet.
Presidenca e kunjit u kushton vëmendje të veçantë të rinjve e të rejave në moshë madhore beqarë, sikurse bën për të gjithë anëtarët e brezit të ri.
Presidenca e kunjit përcakton nëse aktivitetet për të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë duhet të ndodhin në nivel lagjeje, në nivel kunji apo në një ndërthurje të të dyjave. Aktivitetet për personat në moshë madhore beqarë mund të ndodhin në nivel kunji ose shumëkunjësh. (Shihni te kapitulli 20.)
Kur numri i anëtarëve në moshë madhore beqarë në një vendndodhje është i mjaftueshëm, presidentët e kunjeve mund të rekomandojnë organizimin e një lagjeje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë ose për personat në moshë madhore beqarë (shihni te 14.3).
Një kunj (ose një grup kunjesh fqinje) mund të mos kenë mjaft anëtarë beqarë sa për të krijuar një lagje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë ose për personat në moshë madhore beqarë. Në këtë situatë, Presidenca e Zonës mund të autorizojë një president kunji që t’i ftojë të gjithë këta anëtarë që të jenë anëtarë të një lagjeje të caktuar gjeografike. Kjo u lejon personave në moshë madhore beqarë ose të rinjve e të rejave në moshë madhore beqarë që të shërbejnë dhe të adhurojnë së bashku. Presidenca e Zonës këshillohet me anëtarin e Presidencës së Të Shtatëdhjetëve dhe të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve të caktuar për ta.
14.1.1.2
Komitetet e Të Rinjve dhe Të Rejave në Moshë Madhore Beqarë dhe Personave në Moshë Madhore Beqarë të Kunjit
Anëtarët beqarë u shërbejnë fëmijëve të Perëndisë duke marrë pjesë në veprën e Tij për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te 1.2 dhe 14.2). Për t’i ndihmuar që ta bëjnë këtë, presidenca e kunjit krijon një komitet për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Ky komitet përbëhet nga udhëheqës/e të të rinjve e të rejave në moshë madhore beqarë nga secila lagje.
Një i ri në moshë madhore beqar dhe një e re në moshë madhore beqare thirren për ta udhëhequr komitetin. Ata shërbejnë në këshillin e kunjit.
Nëse nuk ka mjaftueshëm të rinj dhe të reja në moshë madhore beqarë sa për të formuar një komitet në një kunj, një grup kunjesh fqinje mund të krijojnë një komitet me miratimin e Presidencës së Zonës.
Presidenca e kunjit gjithashtu mund të krijojë një komitet për personat në moshë madhore beqarë. Ky komitet përbëhet nga disa persona në moshë madhore beqarë nga secila lagje. Një burrë në moshë madhore beqar dhe një grua në moshë madhore beqare thirren për ta udhëhequr komitetin. Ata shërbejnë në këshillin e kunjit.
Nëse nuk ka mjaftueshëm persona në moshë madhore beqarë sa për të formuar një komitet në një kunj, një grup kunjesh fqinje mund të krijojnë një komitet me miratimin e Presidencës së Zonës.
Komitetet përpiqen t’i përkrahin anëtarët nëpërmjet miqësisë dhe mundësive për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te 14.2). Ato planifikojnë mundësi për të mësuarit e ungjillit, për shërbim dhe aktivitete.
Komitetet mblidhen sipas nevojës. Anëtari i caktuar nga presidenca e kunjit, anëtarja e caktuar nga presidenca e Shoqatës së Ndihmës së kunjit dhe këshilltari i lartë i caktuar mund t’i frekuentojnë këto mbledhje për të dhënë përkrahje.
Komitetet e të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë bashkërendojnë me programet e institutit të komplekseve universitare, atje ku është e mundur.
Normalisht komiteti i personave në moshë madhore beqarë dhe komiteti i të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë funksionojnë të ndarë nga njëri‑tjetri.
14.1.2
Udhëheqja e Lagjes
14.1.2.1
Peshkopata
Peshkopata është kyç për angazhimin e anëtarëve beqarë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Ajo punon me këshillin e lagjes për të përcaktuar thirrje dhe detyra kuptimplota për anëtarët beqarë. Ajo i dallon dhe përpiqet të ndihmojnë që të përmbushen nevojat e prindërve beqarë.
Përgjithësisht, peshkopata i përkrah anëtarët beqarë sikurse i përkrah të gjithë anëtarët e kuorumit të pleqve dhe anëtaret e Shoqatës së Ndihmës. Sidoqoftë, për shkak të përgjegjësisë së saj parësore ndaj brezit të ri, peshkopata gjithashtu bën sa vijon:
-
Një anëtar i peshkopatës takohet me çdo të ri e të re në moshë madhore beqar/e të paktën një herë në vit.
-
Peshkopata merr përditësime të rregullta për mirëqenien e të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë. Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës diskutojnë për nevojat e të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë në mbledhjen e këshillit të lagjes. Udhëheqësit e komitetit të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë mund të ftohen të jenë të pranishëm.
-
Peshkopata mund të organizojë një komitet të lagjes për të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë (shihni te 14.1.2.4). (Komitetet e personave në moshë madhore beqarë për ata që janë në moshën 36 vjeç e lart, organizohen në nivel kunji.)
14.1.2.2
Anëtarët e Presidencës së Kuorumit të Pleqve dhe të Presidencës së Shoqatës së Ndihmës të Caktuar për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë
Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund të caktojnë secili një anëtar/e nga presidencat e tyre për të përkrahur të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Këta anëtarë të presidencave mësojnë për anët e forta të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë dhe ndihmojnë të plotësohen nevojat e tyre.
Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund të raportojnë për këto përpjekje në mbledhjen e këshillit të lagjes. Nëse ka një komitet të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë në lagje, udhëheqësit e këtij komiteti ftohen të marrin pjesë dhe të raportojnë mbi përpjekjet e tyre.
Këta anëtarë të presidencave e përkrahin komitetin e lagjes për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë nëse një i tillë është i organizuar (shihni te 14.1.2.4).
14.1.2.3
Udhëheqësit e Të Rinjve në Moshë Madhore Beqarë
Në një lagje me shumë persona në moshë madhore beqarë, peshkopata mund të thërrasë një të ri dhe një të re në moshë madhore beqar/e si udhëheqës për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Këto përgjegjësi përfshijnë:
-
Dhënien e ndihmës që të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë të marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te 14.2).
-
Shërbimin në komitetin e kunjit për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.
-
Udhëheqjen e komitetit të lagjes për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë nëse është krijuar një i tillë.
-
Mbledhjen rregullisht me presidencën e kuorumit të pleqve dhe presidencën e Shoqatës së Ndihmës. Në këto mbledhje, ata diskutojnë anët e forta të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë dhe mënyrën se si të ndihmojnë që të plotësohen nevojat e tyre. Ata gjithashtu përqendrohen te dhënia e shërbesës ndaj të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë.
-
Praninë në mbledhjet e këshillit të lagjes kur i ftojnë.
14.1.2.4
Komiteti i Lagjes për të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë
Disa lagje mund të kenë shumë të rinj dhe të reja në moshë madhore beqarë. Në këto lagje peshkopi mund të ndiejë që udhëheqësve të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë mund t’iu vijë në ndihmë një komitet i lagjes për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. (Komitetet e personave në moshë madhore beqarë organizohen në nivel kunji. Shihni te 14.1.1.2.)
Anëtarët e komitetit përfshijnë:
-
Udhëheqësit e lagjes për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.
-
Të rinj dhe të reja në moshë madhore beqarë të tjerë të ftuar nga peshkopata.
-
Anëtarët e presidencës së kuorumit të pleqve dhe anëtaret e presidencës së Shoqatës së Ndihmës të caktuar për të përkrahur të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.
14.2
Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin
Perëndia i fton të gjithë njerëzit të vijnë te Krishti dhe të marrin pjesë në veprën e Tij për shpëtimin dhe ekzaltimin nëpërmjet:
-
Të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit.
-
Përkujdesjes për njerëzit nevojtarë.
-
Ftesës ndaj të gjithë njerëzve që ta pranojnë ungjillin.
-
Bashkimit të familjeve për përjetësinë.
Anëtarët beqarë angazhohen në këtë vepër në shtëpi dhe në kishë. Ata marrin pjesë në kuorumet e pleqve dhe në Shoqatën e Ndihmës. Ata shërbejnë në thirrje dhe detyra, përfshirë dhënien e shërbesës. Lagjet dhe kunjet mund të planifikojnë veprimtari fakultative që janë posaçërisht për anëtarët beqarë që zgjedhin të marrin pjesë (shihni te 14.2.1.3).
14.2.1
Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
14.2.1.1
Mbrëmja e Shtëpisë dhe Studimi i Ungjillit
Udhëheqësit ose anëtarët që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të organizojnë një ose më shumë grupe të mbrëmjeve të shtëpisë për personat beqarë dhe grupe të tjera për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Përgjithësisht, ata që marrin pjesë, nuk kanë fëmijë në shtëpi. Në kunjet me pak anëtarë beqarë, grupet e mbrëmjeve të shtëpisë mund t’i kalojnë kufijtë e lagjes.
Përveç kësaj, anëtarët beqarë mund të zgjedhin të mblidhen në mënyrë virtuale ose me prani fizike për studimin e ungjillit në shtëpi. Një burim mund të jetë manuali Eja, Më Ndiq.
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë nxiten të regjistrohen në institut (shihni te 15.2).
14.2.1.2
Klasat e Shkollës të së Dielës
Nën drejtimin e peshkopit, presidenti i Shkollës të së Dielës për lagjen mund të organizojë një klasë të Shkollës të së Dielës për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë (shihni te 13.3.2).
14.2.1.3
Aktivitetet
Nën drejtimin e udhëheqësve të lagjes ose kunjit, të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë mund të planifikojnë dhe marrin pjesë në aktivitete posaçërisht për ta. Këto aktivitete mund të ndodhin në nivel lagjeje ose kunji. Shembujt mund të përfshijnë:
-
Vizitat në tempull.
-
Punën për historinë familjare.
-
Përhapjen e ungjillit.
-
Shërbimin në komunitet.
-
Ngjarjet muzikore dhe kulturore.
-
Sportet.
Nën drejtimin e udhëheqësve të kunjit, persona në moshë madhore beqarë mund të planifikojnë aktivitete të ngjashme në nivel kunji.
Të Shtatëdhjetët Zonalë mund të punojnë me presidentët e kunjeve për të krijuar komitete që të planifikojnë aktivitete shumëkunjëshe për anëtarët beqarë.
Fondet për aktivitetet vijnë nga buxhetet e kunjit ose lagjes. Kur zhvillohen aktivitete shumëkunjëshe ose zonale, udhëheqësi siguron një shpërndarje të drejtë të fondeve mes kunjeve.
Gjetja e fondeve për aktivitetet duhet të jetë në përputhje me rregulloret te 20.2.6. Si përjashtim, anëtarët mund të paguajnë disa kosto kur zhvillohen ngjarje shumëkunjëshe ose zonale. Udhëheqësit sigurohen që të gjithë të mund të marrin pjesë.
Për orientime të tjera rreth aktiviteteve, shihni te 20.2 dhe 20.3.
14.2.2
Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë
14.2.2.1
Shërbimi
Si të gjithë dishepujt e Jezu Krishtit, anëtarët beqarë kanë mundësi të rregullta për t’u shërbyer të tjerëve individualisht dhe si grupe. Shërbimi në komunitet është një nga mënyrat parësore në të cilat forcohen shpirtërisht të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.
Aktivitetet e shërbimit mund të përqendrohen te:
-
Mirëqenia dhe mbështetja te vetja.
-
Historia familjare.
-
Ndihmesa në komunitet.
-
Përhapja e ungjillit.
-
Forcimi i anëtarëve të rinj dhe atyre që po kthehen në aktivitet.
-
Nevojat për bamirësi në rang vendi ose gjithkund tjetër.
Atje ku është në dispozicion, faqja JustServe.org sugjeron mundësi shërbimi për individë si edhe për grupe.
14.2.2.2
Dhënia e Shërbesës
Secilit vëlla beqar i caktohen vëllezër shërbestarë. Secilës motër beqare i caktohen motra shërbestare dhe vëllezër shërbestarë. Caktimet bëhen për individët, jo për grupet ose apartamentet. (Shihni te kapitulli 21.)
14.2.3
Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin
Anëtarët beqarë kanë mundësi për t’i ftuar të gjithë njerëzit që të marrin bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit. Ata e bëjnë këtë gjë duke përhapur ungjillin, duke i forcuar anëtarët e rinj dhe ata që po kthehen në aktivitet dhe duke u zgjatur dorën e ndihmës atyre që nuk po marrin pjesë. (Shihni te kapitulli 23.)
Disa të rinj e të reja në moshë madhore beqarë shpërngulen vazhdimisht. Të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë mund të organizojnë periodikisht aktivitete për të gjetur dhe mirëpritur në kunj të rinj e të reja të tjerë në moshë madhore beqarë. Këto aktivitete mund të bëhen edhe me kunjet fqinje.
Të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë mund të jenë veçanërisht të dobishëm në mësimdhënie dhe përkrahjen e misionarëve kohëplotë.
14.2.4
Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë
Si individë dhe si grupe, anëtarët beqarë mund të ndihmojnë që familjet të bashkohen për përjetësinë. Për shembull, ata mund:
-
Të përgatiten për të bërë besëlidhje me Perëndinë duke kryer ordinanca, përfshirë dhurimin në tempull (shihni te 27.2.2).
-
Të shërbejnë si punonjës tempulli (shihni te 25.5).
-
Të marrin pjesë në ordinancat për të vdekurit.
-
Të mësojnë për rrethin e tyre familjar dhe paraardhësit e tyre.
-
Të përcaktojnë paraardhësit që kanë nevojë për ordinancat e tempullit (shihni te FamilySearch.org).
-
Të shërbejnë si këshillues për tempullin dhe historinë familjare (shihni te 25.2.4).
-
Të marrin pjesë në veprimtari vullnetare për historinë familjare (shihni te 25.4.3).
14.3
Lagjet dhe Kunjet e Të Rinjve në Moshë Madhore Beqarë dhe Lagjet për Personat në Moshë Madhore Beqarë
Shumica e anëtarëve beqarë i frekuentojnë lagjet sipas vendndodhjes gjeografike. Si përjashtim, atje ku shumë anëtarë beqarë jetojnë në largësi të afërta, udhëheqësit e priftërisë mund të rekomandojnë krijimin e njësive vijuese. Këto njësi duhet të përmbushin kriteret te kapitulli 37.
-
Një lagje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë për ata që janë në moshën 18–35 vjeç/e (shihni te 37.2)
-
Një kunj për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë për ata që janë në moshën 18–35 vjeç/e (shihni te 37.3)
-
Një lagje për personat në moshë madhore beqarë për ata që janë në moshën 36–45 vjeç/e (shihni te 37.5)
Në zonat me numër të madh të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë, udhëheqësit e priftërisë mund të rekomandojnë krijimin e:
-
Një lagjeje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë për ata që janë në moshën 18–25 vjeç/e.
-
Një lagjeje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë për ata që janë në moshën 26–35 vjeç/e.
Këto njësi përdorin programin e rregullt të Kishës sa më shumë që të jetë e mundur. Ato ndjekin udhëzimet në këtë manual.
Anëtarët që e kanë këtë të drejtë, mund të zgjedhin të jenë anëtarë të lagjeve për të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë ose për personat në moshë madhore, atje ku janë në dispozicion. Ose mund të zgjedhin të jenë anëtarë të lagjes së tyre gjeografike.
Anëtarësia në një lagje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë ose një lagje për persona në moshë madhore beqarë është e përkohshme:
-
Kur martohet një anëtar/e beqar, ai ose ajo bëhet anëtar/e i/e një lagjeje gjeografike.
-
Kur një anëtar/e i/e një lagjeje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë arrin moshën 36 vjeç/e, ai ose ajo bëhet anëtar/e i/e një lagjeje për persona në moshë madhore beqarë (nëse ekziston një e tillë atje ku ai ose ajo jeton) ose i/e një lagjeje gjeografike.
-
Kur një anëtar i një lagjeje për personat në moshë madhore arrin moshën 46 vjeç/e, ai ose ajo bëhet anëtar/e i/e një lagjeje gjeografike.
Kur bëjnë kalimin nga një lagje te një tjetër, anëtari/ja dhe udhëheqësit e tij ose të saj komunikojnë me udhëheqësit e lagjes gjeografike. Udhëheqësit e lagjes së re caktojnë vëllezër e motra shërbestare. Ata planifikojnë për një thirrje ose një caktim që do ta ndihmojë anëtarin/en të ndihet i/e mirëpritur dhe i/e angazhuar në punën e lagjes.
14.4
Orientime dhe Rregullore Shtesë
14.4.1
Vendet e Mbledhjes
Një vend mbledhjeje është një vendndodhje e caktuar ku të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë dhe miqtë e tyre mund të mblidhen për shoqërim dhe të marrin pjesë në ndonjë nga veprimtaritë në vijim:
-
Të mësuarit e ungjillit, përfshirë institutin
-
Kurse të mbështetjes te vetja, mundësitë arsimore dhe grupe të përkrahjes
-
Shërbimi dhe aktivitetet
-
Përhapja e ungjillit dhe ndihmesa në komunitet
-
Përpjekjet për punën në tempull dhe për historinë familjare
-
Programe të tjera të Kishës
Të gjitha vendet e caktuara të mbledhjes duhet të miratohen nga Presidenca e Zonës. Vendet e mbledhjes mbikëqyren nga presidentët e kunjeve dhe peshkopët. Ato krijohen në godina ekzistuese të Kishës, të tilla si shtëpi mbledhjesh ose ndërtesa e institutit. Presidentët e kunjit që dëshirojnë të krijojnë një vend mbledhjeje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë, duhet të vihen në kontakt me Presidencën e Zonës.
14.4.2
Mbrëmjet e së Hënës
Si përjashtim, lagjet për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë dhe lagjet për personat në moshë madhore beqarë mund të zhvillojnë aktivitete të hënave në mbrëmje, përfshirë në ndërtesat e Kishës (shihni te 20.5.3).
14.4.3
Kuorume Shtesë të Pleqve dhe Shoqata të Ndihmës Shtesë
Me miratim nga presidenti i kunjit, peshkopi i një lagjeje për personat në moshë madhore beqarë mund të organizojë më shumë se një Shoqatë të Ndihmës dhe një kuorum të pleqve. (Shihni te 8.1.3 dhe 9.1.3.)
14.4.4
Anëtarët që Thirren për të Shërbyer në Njësitë për Anëtarët Beqarë
Vetëm peshkopi dhe presidenti i kunjit në njësitë për anëtarët beqarë nevojitet që të thirren nga një lagje gjeografike. Sipas drejtimit të Shpirtit, shumë thirrje të tjera mund të plotësohen nga ata që janë në njësinë për anëtarët beqarë.
Ata që thirren larg nga lagjja e tyre gjeografike për të shërbyer në një njësi për anëtarët beqarë, zakonisht shërbejnë jo më shumë se tre deri në pesë vjet në këto njësi. Kjo periudhë kohore përfshin kohën tërësore të shërbimit në thirrje të ndryshme.
Udhëheqësit e kunjeve gjeografike duhet të jenë përkrahës kur anëtarët merren në konsideratë për të shërbyer në njësitë për anëtarët beqarë. Sidoqoftë, udhëheqësit këshillohen së bashku për të kuptuar rrethanat e anëtarëve.
Thirrjet mund t’u jepen individëve ose çifteve. Në disa raste, njëri nga bashkëshortët mund të ketë nevojë të qëndrojë në një lagje gjeografike ndërkohë që tjetri shërben në një lagje për anëtarët beqarë.
Dokumentet e anëtarësisë të peshkopëve dhe familjeve të tyre normalisht qëndrojnë në lagjen e tyre gjeografike ndërkohë që ata shërbejnë në lagjet për anëtarët beqarë. E njëjta gjë është e vërtetë për ata që shërbejnë në presidencën e kunjit ose në peshkopatë, në këshillin e lartë ose në presidencën e Shoqatës së Ndihmës të kunjit, në qoftë se këta anëtarë thirren të shërbejnë jashtë lagjes së tyre gjeografike. Këta udhëheqës dhe familjet e tyre i paguajnë të dhjetën dhe ofertat në lagjet e tyre gjeografike. Ata gjithashtu shkojnë tek udhëheqësit e tyre të lagjes dhe të kunjit gjeografik për intervistat e rekomandimeve të tempullit.
14.4.5
Pushimet e Shkollës
Nëse është e mundur, lagjet e të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë duhet të vazhdojnë të funksionojnë gjatë pushimeve të shkollës. Lagje të shumta për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë mund të mblidhen së bashku nëse është e nevojshme. Në raste të tilla, lagjet i mbajnë veçan dokumentet, raportet e pjesëmarrjes dhe financat.
14.4.6
Intervistat në Lagjet dhe Kunjet për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë
Në shumicën e rasteve presidenti i kunjit interviston anëtarët që po:
-
Kryejnë ordinancën e dhurimit për veten e tyre.
-
Vulosen me një bashkëshort/e.
-
Rekomandohen për të marrë Priftërinë Melkizedeke.
-
Rekomandohen për të shërbyer në misione.
Si përjashtim, presidenti i një kunji për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë mund t’i autorizojë këshilltarët e vet që të kryejnë disa prej këtyre intervistave.
Në lagje të mëdha për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë, peshkopët mund të autorizojnë këshilltarët që të kryejnë intervista për anëtarët që po:
-
Kryejnë ordinancën e dhurimit për veten e tyre.
-
Vulosen me një bashkëshort/e. (Shihni te 26.3.3.)
14.4.7
Pjesëmarrja në Aktivitete për Anëtarët Beqarë
Një person që është ndarë nga bashkëshorti ose bashkëshortja e vet ose po kërkon shkurorëzimin, merr pjesë në një lagje gjeografike. Ai ose ajo mund të frekuentojë një lagje ose aktivitetet për anëtarët beqarë kur vendimi për shkurorëzimin e tij ose të saj të jetë përfundimtar.
14.4.8
Prindërit Beqarë
Anëtarët dhe udhëheqësit i dallojnë dhe mundohen të ndihmojnë që të përmbushen nevojat e posaçme të prindërve beqarë. Prindërit beqarë me fëmijë në shtëpi normalisht frekuentojnë lagjen e tyre gjeografike. Bërja e kësaj lejon që fëmijët të jenë aktivë në Fillore dhe në organizatat e rinisë. Prindërit beqarë mund të shkojnë në aktivitetet e një lagjeje për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë ose për personat në moshë madhore beqarë.