Manualet dhe Thirrjet
12. Fillorja


“12. Fillorja”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (2025).

“12. Fillorja”, Manuali i Përgjithshëm.

familje duke mbajtur shkrimet e shenjta

12.

Fillorja

12.1

Qëllimi dhe Organizimi

Organizata e Fillores i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij. Kur e përqafojnë ungjillin e Jezu Krishtit, ata do të “jen[ë] të qëndrueshëm dhe të palëvizur, gjithmonë plot me vepra të mira” (Mosia 5:15).

12.1.1

Qëllimet

Fillorja i ndihmon fëmijët që:

  • Të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor dhe të mësojnë për planin e Tij të lumturisë.

  • Të mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe rolit të Tij në planin e Atit Qiellor.

  • Ta mësojnë dhe ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Ta ndiejnë, dallojnë dhe të veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë.

  • Të përgatiten për besëlidhje të shenjta, t’i bëjnë dhe t’i mbajnë ato.

  • Të marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.

12.1.2

Tema e Fillores

Tema e Fillores është një kujtues i bekimeve për shërbimin në Fillore:

“Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti; dhe e madhe do të jetë paqja e fëmijëve të tu” (Isaia 54:13; 3 Nefi 22:13).

12.1.3

Çerdhja

Çerdhja i ndihmon fëmijët e moshave 18 muajsh deri në 3 vjeç të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë.

Udhëheqësit/et e çerdhes i duan fëmijët dhe u japin mësim e shërbesë atyre. Ata/ato garantojnë gjithashtu sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Të paktën dy njerëz duhet të thirren për secilën klasë të çerdhes. Nëse udhëheqësit/et e çerdhes nuk janë një çift bashkëshortësh, ata/ato duhet të kenë të njëjtën gjini.

Çerdhja zhvillohet gjatë gjithë kohës së planifikuar të Fillores. Për më shumë informacion, shihni te 12.1.4 dhe 12.3.5.

12.1.4

ikonë, orientimet për përshtatjen
Klasat

Klasat e Fillores i ndihmojnë fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë. Mësimet ndjekin programin mësimor Eja, Më Ndiq. Të dielën e pestë, mësuesit/et nxiten që të përdorin pjesën “Shtojca B: Për Filloren – Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”.

Klasat e Fillores organizohen sipas moshës dhe numrit të mësuesve/eve në dispozicion. Njësitë me më pak fëmijë ose mësues/e, mund të ndërthurin dy ose më shumë grupmosha në një klasë. Në njësitë më të mëdha, udhëheqëset e Fillores mund të formojnë më shumë se një klasë për një grupmoshë dhe më shumë se një çerdhe.

Kur ka mjaft fëmijë, ata ndahen në klasa nisur nga mosha e tyre më 31 dhjetor të vitit të mëparshëm, siç tregohet në tabelën e mëposhtme:

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

Klasa më 1 janar

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

2

Klasa më 1 janar

Çerdhja (fëmijët shkojnë në çerdhe në moshën 18 muajsh)

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

3

Klasa më 1 janar

Rrezet e Diellit

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

4

Klasa më 1 janar

ZTD 4

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

5

Klasa më 1 janar

ZTD 5

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

6

Klasa më 1 janar

ZTD 6

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

7

Klasa më 1 janar

Guximtarët 7

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

8

Klasa më 1 janar

Guximtarët 8

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

9

Klasa më 1 janar

Guximtarët 9

Mosha më 31 Dhjetor të Vitit të Mëparshëm

10

Klasa më 1 janar

Guximtarët 10

Fëmijët në përgjithësi përparojnë nga Fillorja tek Të Rejat ose në kuorumin e dhjakëve në janarin e vitit kur do të mbushin 12 vjeç. Ata mund të marrin një certifikatë të përparimit. Këto certifikata mund të krijohen në sistemin Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit.

Në disa rrethana, një fëmijë 11‑vjeçar mund të mos jetë gati për t’u larguar nga Fillorja. Peshkopi, prindërit dhe fëmija këshillohen së bashku për kohën e largimit.

Fëmijët mund të mos e përfundojnë Filloren përpara janarit të vitit kur mbushin 12 vjeç. Po ashtu disa të rinj mund të mos shugurohen si dhjakë përpara asaj kohe.

12.1.5

Koha e të Kënduarit

Koha e të kënduarit i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë. Kur fëmijët këndojnë për parimet e ungjillit, Fryma e Shenjtë dëshmon për vërtetësinë e tyre. Fjalët dhe muzika do të mbeten në mendjen dhe zemrën e fëmijëve gjatë gjithë jetës së tyre.

Koha e të kënduarit është e ndryshme nga koha e orës mësimore. Gjatë kohës së të kënduarit, fëmijët mësojnë teksa përfshihen aktivisht në të kënduarit. Udhëheqësit/et e muzikës në Fillore japin mësim parimet e ungjillit, por këtë e bëjnë kryesisht nëpërmjet muzikës.

Presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës përzgjedhin këngë për çdo muaj për t’i përforcuar parimet e ungjillit që fëmijët po i mësojnë në klasat e tyre dhe në shtëpi. Këngët që i përforcojnë këto parime, sugjerohen edhe tek programi Eja, Më Ndiq.

fëmijë duke kënduar

Për më shumë informacion, shihni tek “Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit” te programi Eja, Më Ndiq. Shihni edhe te 12.1.6 dhe 12.3.4 në këtë manual.

12.1.6

Programi i Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit

Programi vjetor i fëmijëve në mbledhjen e sakramentit zhvillohet në një prej muajve të fundit të vitit. Fëmijët paraqitin atë që kanë mësuar në shtëpi dhe në kishë gjatë vitit. Ata e ndihmojnë bashkësinë që të përqendrohet tek Ati Qiellor, Shpëtimtari dhe mësimet e Tyre.

Presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës me lutje planifikojnë programin. Peshkopata jep udhëzime. Fëmijët mund të këndojnë, të japin biseda dhe të tregojnë histori, shkrime të shenjta ose të japin dëshmi.

ikonë, orientimet për përshtatjen Programi mund të zërë të gjithë kohën e mbledhjes pasi shpërndahet sakramenti ose një pjesë të kohës. Njësitë me pak fëmijë mund të ftojnë pjesëtarë të familjes së fëmijëve që të marrin pjesë.

Për shkak të shenjtërisë së mbledhjes së sakramentit, programi nuk duhet të përfshijë ilustrime pamore, veshje teatrale ose paraqitje mediatike.

Për më shumë informacion, shihni tek “Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit” te programi Eja, Më Ndiq.

12.1.7

Mbledhja e Përgatitjes për Tempullin dhe për Priftërinë

Prindërit kanë përgjegjësinë parësore për t’u mësuar fëmijëve të tyre rreth tempullit dhe priftërisë. Për t’i përkrahur ata, presidenca e Fillores planifikon çdo vit një mbledhje të Përgatitjes për Tempullin dhe për Priftërinë. Peshkopata jep udhëzime. Mbledhja është për fëmijët në klasën Guximtarët 10. Ftohen prindërit. Kjo mbledhje ka qëllimet vijuese:

  • T’i ndihmojë fëmijët që të kuptojnë qëllimet, përgjegjësitë dhe bekimet e priftërisë.

  • T’i ndihmojë fëmijët që të përgatiten për të bërë dhe mbajtur besëlidhjet e shenjta.

  • T’u mësojë fëmijëve bekimet dhe gëzimin prej pjesëmarrjes në bashkimin e familjeve për përjetësinë nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare (shihni te 1.2.4).

  • T’i ndihmojë djemtë që të marrin Priftërinë Aarone.

  • T’i ndihmojë fëmijët që të përgatiten për të marrë një rekomandim tempulli.

Mbledhja mund të zhvillohet gjatë Fillores të dielën, në një kohë tjetër të dielën ose në një kohë të ndryshme. Ajo drejtohet nga një anëtar i peshkopatës. Në të merr pjesë të paktën një anëtare e presidencës së Fillores.

ikonë, orientimet për përshtatjen Nëse një njësi ka pak fëmijë, mbledhja mund të zhvillohet nën drejtimin e presidencës së kunjit. Disa ose të gjitha lagjet në kunj mblidhen së bashku.

Për më shumë informacion, shihni te Përgatitja për Tempullin dhe për Priftërinë te ChurchofJesusChrist.org.

12.1.8

Mbledhja e Përgatitjes për Pagëzimin dhe Konfirmimin

Prindërit kanë përgjegjësinë parësore për t’u mësuar fëmijëve të tyre rreth pagëzimit dhe konfirmimit. Për t’i përkrahur ata, presidenca e Fillores planifikon një mbledhje të Përgatitjes për Pagëzimin dhe Konfirmimin afër fillimit të çdo viti. Peshkopata jep udhëzime.

Kjo mbledhje është për fëmijët në klasën Guximtarët 7 dhe prindërit e mësuesit e tyre. Mbledhja ka qëllimet vijuese:

  • T’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë besëlidhjen që bëjnë në pagëzim me Atin Qiellor, dhe bekimet që marrin kur e jetojnë atë besëlidhje.

  • T’i ndihmojë fëmijët të mësojnë rëndësinë e të bërit anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • T’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe se si ajo dhuratë mund t’i bekojë ata.

  • T’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se, kur marrin sakramentin, ata ripërtërijnë besëlidhjen e tyre të pagëzimit.

Mbledhja mund të zhvillohet gjatë Fillores të dielën, në një kohë tjetër të dielën ose në një kohë të ndryshme. Ajo drejtohet nga një anëtar i peshkopatës. Në të merr pjesë të paktën një anëtare e presidencës së Fillores.

Nëse një njësi ka pak fëmijë, mbledhja mund të zhvillohet nën drejtimin e presidencës së kunjit. Disa ose të gjitha lagjet në kunj mund të mblidhen së bashku.

12.2

Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin

Perëndia i fton të gjithë të vijnë te Krishti dhe të ndihmojnë në veprën e Tij nëpërmjet:

  • Të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit.

  • Përkujdesjes për njerëzit nevojtarë.

  • Ftesës ndaj të gjithë njerëzve që ta pranojnë ungjillin.

  • Bashkimit të familjeve për përjetësinë.

Fillorja i ndihmon fëmijët, familjet, udhëheqësit/et dhe mësuesit/et që të marrin pjesë në këtë vepër. Për më shumë informacion rreth veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin, studioni kapitullin 1.

12.2.1

Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit

12.2.1.1

Rolet e Prindërve dhe të Udhëheqëseve

Prindërit janë përgjegjës që t’ua mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre dhe t’i ndihmojnë ata që ta jetojnë atë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 68:25–28). Udhëheqëset dhe mësuesit/et e Fillores i përkrahin prindërit në këtë përgjegjësi si vijon:

  • Sigurohen që mësimet e Fillores, koha e të kënduarit, shërbimi dhe aktivitetet t’i ndihmojnë fëmijët që ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit.

  • I ndihmojnë fëmijët të përgatiten për pagëzimin dhe konfirmimin.

  • I ndihmojnë djemtë të përgatiten për shugurimin në priftëri.

  • I ndihmojnë fëmijët të përgatiten për të marrë një rekomandim tempulli dhe për të kryer ordinancat e tempullit.

  • U mësojnë fëmijëve rreth bekimeve të shpërndarjes së ungjillit, përfshirë shërbimin si misionarë kohëplotë.

Udhëheqëset duhet të jenë të ndjeshme ndaj fëmijëve që nuk kanë përkrahje nga familja për ta jetuar ungjillin.

Prindërit dhe udhëheqëset përpiqen fort të jenë shembuj të mirë për fëmijët. Ata i nxitin fëmijët në përpjekjet e tyre për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti. Programi Fëmijët dhe Rinia është një burim për t’i ndihmuar fëmijët e moshave 8–11 vjeç (shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org).

një djalosh dhe një burrë duke sharruar dru

12.2.1.2

Të Mësuarit e Ungjillit

Udhëheqëset dhe mësuesit/et e Fillores i nxitin fëmijët dhe familjet e tyre që ta mësojnë ungjillin në shtëpi. Këto udhëheqëse dhe mësues/e e studiojnë ungjillin dhe ua tregojnë fëmijëve atë që mësojnë. I ftojnë fëmijët të tregojnë në kishë atë që po mësojnë në shtëpi.

Mbledhjet e Fillores të dielën i ndihmojnë fëmijët të përmbushin qëllimet e Fillores (shihni te 12.1.1). Një anëtare e presidencës së Fillores zakonisht e drejton hapjen. Udhëheqësi/ja i/e muzikës drejton kohën e të kënduarit. Mësuesit/et e Fillores u japin mësim fëmijëve gjatë orëve mësimore.

Mbledhjet e Fillores për fëmijët e moshës 3–11 vjeç mbahen çdo të diel për 50 minuta ndërkohë që personat në moshë madhore dhe rinia ndjekin klasat e tyre. Programi i mësimit është si vijon:

Pjesa e Mbledhjes

Kohëzgjatja

Pjesa e Mbledhjes

Hapja (lutja, shkrimi i shenjtë ose Neni i Besimit dhe biseda, të gjitha jepen nga fëmijët)

Kohëzgjatja

5 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Koha e të kënduarit

Kohëzgjatja

20 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Kalimi për në klasa

Kohëzgjatja

5 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Orët mësimore dhe lutja e mbylljes

Kohëzgjatja

20 minuta

ikonë, orientimet për përshtatjen Në lagjet me shumë fëmijë, udhëheqëset e Fillores mund t’i ndajnë fëmijët në dy grupe. Njëri grup është në orët mësimore ndërkohë që grupi tjetër është në kohën e të kënduarit. Më pas të dy grupet ndryshojnë vendet. Udhëheqëset e përshtatin kohën sipas nevojës.

Çerdhja për fëmijët e moshës 18 muajsh deri në 3 vjeç zgjat 50 minuta. Mund të përdoret programi vijues. Udhëheqëset e përshtatin atë sipas nevojave të fëmijëve.

Pjesa e Mbledhjes

Kohëzgjatja

Pjesa e Mbledhjes

Mirëseardhja nga udhëheqësja/i e/i çerdhes dhe lutja e hapjes nga një fëmijë i çerdhes, nëse është e mundur

Kohëzgjatja

5 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Veprimtaria (hanë ushqime të lehta, luajnë me lodra dhe lojëra të thjeshta, lexojnë e kështu me radhë)

Kohëzgjatja

25 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Mësimi nga manuali i çerdhes Behold Your Little Ones [Vini Re Të Vegjlit Tuaj]

Kohëzgjatja

10 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Koha e të kënduarit

Kohëzgjatja

10 minuta

Pjesa e Mbledhjes

Lutja e mbylljes

12.2.1.3

Shërbimi dhe Aktivitetet

Aktivitetet për të Gjithë Fëmijët. Presidencat e Filloreve me raste mund të zhvillojnë aktivitete për të gjithë fëmijët e moshave 3 deri 11 vjeç. Këto aktivitete i ndihmojnë fëmijët të marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Aktivitetet duhet të jenë zbavitëse dhe përfshirëse. Ato ndërtojnë dëshmitë, forcojnë familjet dhe nxitin rritjen vetjake. Për orientime të përgjithshme për aktivitetet, shihni te kapitulli 20.

Presidencat e Filloreve gjithashtu mund të organizojnë një aktivitet vjetor shërbimi në komunitet. Aty ku është e mundur, ky aktivitet përqendrohet te shërbimi ndaj fëmijëve. Fëmijët e moshës së klasave të Guximtarëve mund të ndihmojnë për ta planifikuar atë. Aktiviteti u jep fëmijëve mundësi për të ftuar miq dhe anëtarë të lagjes që të bashkohen në shërbimin ndaj komunitetit.

Aktivitetet e Guximtarëve. Duke filluar nga janari i vitit kur fëmijët mbushin 8 vjeç, ata mund të fillojnë të frekuentojnë aktivitetet e Guximtarëve. Shumica e aktiviteteve të Guximtarëve zhvillohen në çfarëdo kohë përveç mbrëmjeve të të dielave ose të hënave. Udhëheqësit/et në moshë madhore ndihmojnë për të siguruar që aktivitetet të jenë të sigurta (shihni te safety.ChurchofJesusChrist.org; shihni edhe te 20.7 në këtë manual). Të paktën dy udhëheqës/e të përgjegjshëm/me në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm/me në të gjitha aktivitetet (shihni te 12.5.1).

ikonë, orientimet për përshtatjen Orientimet vijuese mund të përshtaten sipas rrethanave vendore:

  • Aktivitetet e Guximtarëve zhvillohen dy herë në muaj kur është e mundur. Ato mund të zhvillohen më shpesh ose më rrallë. Udhëheqësit/et marrin parasysh rrethanat familjare, largësinë dhe kostot e udhëtimit, si edhe sigurinë.

  • Në përgjithësi, fëmijët organizohen sipas grupmoshave. Djemtë dhe vajzat normalisht mblidhen veçmas. Sidoqoftë, ata mund të mblidhen së bashku për aktivitete të caktuara ose në vendndodhje me pak fëmijë.

  • Udhëheqësit/et mund të zgjedhin të planifikojnë dhe zhvillojnë kampe ditore çdo vit për këta fëmijë. Aktivitetet e Guximtarëve, përfshirë kampet ditore, nuk përmbajnë qëndrime me fjetje.

Të gjitha furnizimet dhe aktivitetet, përfshirë kampet ditore, paguhen nga buxheti i lagjes. Udhëtimi dhe shpenzimet nuk duhet të jenë të tepruara.

Peshkopata siguron që buxheti dhe aktivitetet për djemtë dhe vajzat në Fillore të jenë të mjaftueshme dhe të ndara në mënyrë të paanshme. Buxheti ndahet sipas numrit të fëmijëve.

Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org. Shihni edhe te JustServe.org, atje ku është në dispozicion. Këto burime sigurojnë ide për shërbim dhe aktivitete.

12.2.1.4

Zhvillimi Vetjak

Gjatë përpjekjeve të tyre për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, fëmijët – duke filluar në vitin kur mbushin 8 vjeç – ftohen të vendosin synime që të rriten nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale (shihni te Lluka 2:52). Me ndihmë nga prindërit, fëmijët kërkojnë frymëzim për të zbuluar se me çfarë të punojnë. Ata bëjnë plane, veprojnë sipas planeve të tyre dhe reflektojnë për atë që mësojnë. Udhëheqëset ofrojnë përkrahje sipas nevojës. Sidoqoftë, ato nuk duhet t’i kontrollojnë synimet ose përparimin e fëmijëve.

Duke filluar nga viti kur mbushin 8 vjeç, fëmijët nxiten që të plotësojnë çdo vit të paktën një synim në secilën prej të katër fushave. Ata mund të përdorin broshurën Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët që të vendosin dhe të mbajnë shënim synimet.

Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.

12.2.2

Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë

Fëmijët duhet të kenë mundësi të vazhdueshme për t’u shërbyer të tjerëve në familjet e tyre, si dhe të shërbejnë me familjet e tyre dhe gjatë aktiviteteve të Fillores. Idetë për shërbim mund të gjenden te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org. Atje ku është në dispozicion, faqja JustServe.org sugjeron mundësi për shërbim në komunitet.

12.2.3

Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin

Fëmijët mund t’i ftojnë në shumë mënyra të gjithë njerëzit që ta pranojnë ungjillin. Më poshtë renditen disa nga këto mënyra:

  • Të japin një shembull të mirë si dishepuj të Jezu Krishtit.

  • T’ua thonë dëshmitë e tyre shokëve, shoqeve dhe pjesëtarëve të familjes.

  • T’u japin shërbesë anëtarëve më pak aktivë në klasat e tyre.

  • Të ftojnë shokë e shoqe që të frekuentojnë kishën, aktivitetet ose pagëzimet, apo që të marrin mësime nga misionarët.

  • Të ftojnë shokë e shoqe që të marrin pjesë në programin Fëmijët dhe Rinia. Udhëheqëset punojnë ngushtësisht me prindërit e këtyre fëmijëve për t’i ndihmuar ata që ta kuptojnë programin dhe të përcaktojnë se si ata dhe fëmijët e tyre do të duan të përfshihen.

  • Të ftojnë shokë, shoqe dhe pjesëtarë të familjes për të qenë të pranishëm në programin vjetor të fëmijëve në mbledhjen e sakramentit.

12.2.4

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Fëmijët mund të ndihmojnë për t’i bashkuar familjet për përjetësinë në shumë mënyra. Më poshtë renditen disa nga këto mënyra:

  • Të nderojnë prindërit e tyre dhe të japin një shembull të të jetuarit si Krishti në shtëpinë e tyre.

  • Të përgatiten që të kenë familjen e vet të përjetshme.

  • Të përpiqen fort që të jenë të denjë për të marrë një rekomandim tempulli në moshën e duhur.

  • Të përgatiten që të bëjnë e të mbajnë besëlidhje dhe të marrin ordinancat e tempullit, përfshirë martesën e përjetshme.

  • Të mësojnë për rrethin e tyre familjar dhe paraardhësit e tyre.

  • Të përcaktojnë paraardhësit që kanë nevojë për ordinancat e tempullit (shihni te FamilySearch.org).

  • Të përgatiten që të marrin pjesë në pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës në tempull.

  • Të marrin pjesë në veprimtari vullnetare për historinë familjare me një pjesëtar të familjes (shihni te 25.4.3).

grua dhe një fëmijë duke parë në një kompjuter

12.3

Udhëheqja e Fillores në Lagje

12.3.1

Peshkopata

Përgjegjësia më kryesore e peshkopit është për brezin e ri në lagjen e tij. Peshkopi ose një këshilltar i caktuar takohet rregullisht me presidenten e Fillores.

Peshkopi dhe këshilltarët e tij u përgjigjen menjëherë rekomandimeve nga presidenca e Fillores për ata/o që do të thirren për të shërbyer në Fillore. Peshkopata punon me presidencën që të ruajnë vazhdimësi të mësuesve/eve dhe udhëheqësve/eve të muzikës. Kur është e mundur, anëtarët në këto thirrje duhet të shërbejnë aq kohë sa të krijojnë marrëdhënie dashurie dhe mirëbesimi me fëmijët. Marrëdhënie të tilla ndihmojnë për t’i ushqyer dëshmitë në zemrat e fëmijëve.

Peshkopi dhe këshilltarët e tij e frekuentojnë rregullisht Filloren. Ata gjithashtu mësojnë emrat dhe kuptojnë rrethanat e shtëpisë të secilit fëmijë të lagjes.

12.3.2

ikonë, orientimet për përshtatjen
Presidenca e Fillores

Peshkopi thërret dhe veçon një grua në moshë madhore që të shërbejë si presidente e Fillores së lagjes. Nëse njësia është mjaft e madhe, ajo rekomandon një ose dy gra në moshë madhore që të thirren si këshilltaret e saj (shihni te kapitulli 30). Peshkopata i merr në shqyrtim rekomandimet e saj dhe i jep thirrjet.

Presidenca e Fillores merr orientime dhe përkrahje të vazhdueshme nga presidenca e Fillores së kunjit.

Në një njësi të vogël, presidentja e Fillores mund të jetë udhëheqësja e vetme, e thirrur në Fillore. Në këtë rast, ajo punon me prindërit që të organizojë mësimet, kohën e të kënduarit dhe aktivitetet. Ajo gjithashtu siguron që të paktën dy gra të përgjegjshme në moshë madhore të jenë të pranishme në të gjitha mbledhjet dhe aktivitetet. Nëse njësia është mjaft e madhe, thirrjet shtesë mund të plotësohen sipas këtij rendi: këshilltaret, udhëheqësi/ja i/e muzikës, mësuesit/et dhe udhëheqësit/et e çerdhes, sekretarja dhe udhëheqësit/et e aktiviteteve.

Nëse një degë nuk ka presidente të Fillores, presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund t’i ndihmojë prindërit të organizojnë mësimdhënien për fëmijët derisa të thirret një presidente e Fillores.

Presidenca e Fillores i ndihmon prindërit për t’i përgatitur fëmijët që të hyjnë dhe të përparojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve. Kjo është njëra nga përgjegjësitë e tyre më të rëndësishme.

Për ta përmbushur këtë, presidentja e Fillores mund të caktojë një anëtare të presidencës që t’i ndihmojë prindërit për t’i përgatitur fëmijët e tyre që të pagëzohen dhe konfirmohen. Presidentja e Fillores mund të caktojë një anëtare tjetër të presidencës për t’i ndihmuar prindërit lidhur me përgatitjen për tempull dhe priftërinë për fëmijët e tyre.

Këto anëtare të presidencës i vënë prindërit në dijeni për burimet në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që mund t’i ndihmojnë. Shihni, për shembull, pjesën “Përgatitja e Fëmijëve Tuaj për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë” tek Eja, Më Ndiq. Anëtaret e presidencës mund të punojnë me vëllezërit dhe motrat shërbestare, mësuesit dhe të tjerë për të përkrahur prindërit.

Presidentja e Fillores ka përgjegjësitë e mëtejshme vijuese. Këshilltaret e saj e ndihmojnë atë.

  • Të shërbejë në këshillin e lagjes. Ajo shërben si 1) anëtare e këshillit të lagjes që ndihmon për të trajtuar nevojat në lagje dhe për të gjetur zgjidhje, dhe si 2) përfaqësuese e Fillores. Ajo e ndihmon këshillin e lagjes të dijë emrin dhe rrethanat në shtëpinë e secilit fëmijë, me qëllim që të përmirësojë shërbesën ndaj fëmijëve dhe familjeve. Shihni te 29.2.5.

  • Të zhvillojë rregullisht mbledhjet e presidencës së Fillores dhe të takohet me peshkopin ose këshilltarin e caktuar prej tij.

  • Të marrë pjesë në mbledhjet e përjavshme të bashkërendimit misionar (shihni te 23.4) dhe në mbledhjet e bashkërendimit të lagjes për tempullin dhe për historinë familjare (shihni te 25.2.7).

  • T’i dorëzojë peshkopatës rekomandime për burra e gra në moshë madhore që të shërbejnë në Fillore.

  • Ta ndihmojë këshillin e lagjes që të njohë fëmijët të cilët do të kenë të drejtën për t’u pagëzuar vitin e ardhshëm (shihni te 18.7.1.1).

  • Të ndihmojë për të planifikuar shërbesa të pagëzimeve për fëmijët [anëtarë] prej dokumenti [në kishë] kur i kërkohet kjo gjë (shihni te 18.7.2).

  • Të planifikojë dhe drejtojë hapjen e mbledhjeve të Fillores të dielave.

  • T’u japë shërbesë fëmijëve, mësuesve/eve dhe udhëheqësve/eve individuale në Fillore.

  • T’u japë mësim udhëheqësve/eve dhe mësuesve/eve të Fillores lidhur me përgjegjësitë e tyre dhe t’i përkrahë ata në ato përgjegjësi duke i orientuar në thirrjet e tyre (shihni te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 38).

  • T’i ndihmojë udhëheqësit/et dhe mësuesit/et e Fillores gjatë orës mësimore, kohës së të kënduarit dhe kalimeve nga një klasë në tjetrën.

  • Të vizitojë klasat e Fillores dhe organizojë që mësuesit/et të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit të mësuesve.

  • Të ndihmojë që programi Fëmijët dhe Rinia t’u paraqitet fëmijëve që mbushin moshën 8 vjeç dhe prindërve të tyre. Kjo mund të ndodhë në shtëpitë e tyre ose në orët mësimore të Fillores (shihni te 12.5.7).

  • Të mbikëqyrë dokumentet, raportet, buxhetin dhe financat e Fillores.

12.3.3

ikonë, orientimet për përshtatjen
Sekretarja

Nëse njësia është mjaft e madhe, presidentja e Fillores i rekomandon peshkopatës një grua në moshë madhore që të shërbejë si sekretare. Ajo ka përgjegjësitë vijuese:

  • Të ndihmojë presidencën e Fillores për të përgatitur rendin e ditës për mbledhjet e presidencës. Ajo merr pjesë në këto mbledhje, mban shënime dhe ndjek ecurinë e detyrave.

  • Të punojë ngushtësisht me mësuesit/et dhe udhëheqësit/et që të mbajnë regjistra të sakta të frekuentimit.

  • Duke përdorur sistemin LCR, të punojë me sekretarin e kuorumit të pleqve dhe sekretaren e Shoqatës së Ndihmës për të mbajtur regjistra të frekuentimit për personat në moshë madhore që shërbejnë në Fillore.

  • Të sigurohet që presidenca e Fillores është e vetëdijshme për:

    • Fëmijët e rinj dhe vizitorët.

    • Fëmijët që mbushin moshën për në çerdhe dhe fëmijët që kalojnë nga çerdhja në klasën e Rrezeve të Diellit.

    • Fëmijët që kanë të drejtën për pagëzim.

    • Fëmijët që do të largohen nga Fillorja.

  • Të caktojë fëmijët që do të japin lutjet, shkrimet e shenjta dhe bisedat gjatë hapjes së mbledhjeve të Fillores të dielave (nën drejtimin e presidencës). Ajo gjithashtu njofton prindërit.

  • Të ndihmojë presidencën e Fillores për të përgatitur një buxhet, një llogari për shpenzimet dhe për të gjetur materialet për programin Fëmijët dhe Rinia.

12.3.4

Udhëheqësi/ja i/e Muzikës dhe Pianisti/ja

Udhëheqësi/ja i/e muzikës dhe pianisti/ja ua mësojnë fëmijëve ungjillin e Jezu Krishtit nëpërmjet muzikës gjatë kohës së të kënduarit. Muzika e përforcon studimin e përjavshëm të shkrimeve të shenjta siç përvijohet në programin Eja, Më Ndiq. ikonë, burime jo të detyrueshme Mund të përdoren burimet vijuese:

Peshkopata duhet të miratojë përdorimin e ndonjë muzike tjetër në Fillore.

fëmijë duke kënduar me drejtuesen e muzikës

ikonë, orientimet për përshtatjen Nëse një pianist/e ose piano nuk është në dispozicion, udhëheqësit mund të përdorin regjistrime të këngëve nga burimet vijuese:

Fëmijët gjithashtu mund të këndojnë pa shoqërim instrumenti.

Udhëheqësi/ja i/e muzikës mund të ndihmojë me muzikën për çerdhen kur e ftojnë. Një udhëheqës/e tjetër për muzikën mund të thirret nëse nevojitet.

Udhëheqësi/ja i/e muzikës punon me presidencën e Fillores për t’i ndihmuar fëmijët të përgatiten për programin vjetor të fëmijëve në mbledhjen e sakramentit (shihni te 12.1.6).

Shihni te Koha e të Kënduarit te ChurchofJesusChrist.org për më shumë ide dhe burime.

12.3.5

Mësuesit/et dhe Udhëheqësit/et e Çerdhes

Është një privilegj i shenjtë t’u jepet mësim fëmijëve. Jezu Krishti na mësoi: “Vini re të vegjlit tuaj” dhe “Kulloti[ni] qengjat e mi” (3 Nefi 17:23; Gjoni 21:15). Duke i ndjekur këto ftesa, udhëheqëset e Fillores i duan dhe u japin mësim fëmijëve sipas mënyrës së Shpëtimtarit.

Presidenca e Fillores i rekomandon peshkopatës burra e gra që të shërbejnë si mësues/e të Fillores dhe si udhëheqës/e të çerdhes. Peshkopata i merr në shqyrtim këto rekomandime dhe jep thirrjet. Këta anëtarë thirren për t’u dhënë mësim dhe shërbesë grupmoshave të caktuara të fëmijëve.

Mësuesit/et e Fillores japin mësim nga programi Eja, Më Ndiq (moshat 3–11 vjeç). Të dielën e pestë, ata/ato nxiten që të japin mësime nga “Shtojca B: Për Filloren – Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”.

Udhëheqësit/et e çerdhes japin mësim nga materiali Behold Your Little Ones [Vini Re Të Vegjlit Tuaj].

Mësuesit/et dhe udhëheqësit/et e çerdhes ndjekin parimet te dokumenti Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit dhe kapitulli 17 i këtij manuali.

Kur personat në moshë madhore u japin mësim fëmijëve në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore. Të dy personat në moshë madhore mund të jenë dy gra, dy burra ose një çift i martuar. Nëse kjo nuk është e mundur, udhëheqëset/it i ndërthurin klasat. Udhëheqësit/et dhe mësuesit/et duhet të kryejnë trajnimin te ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org. (Shihni te 12.5.1.)

Të rinjtë ose të rejat nuk duhet të japin mësim në Fillore, as si zëvendësues/e.

Mësuesit/et e Fillores dhe udhëheqësit/et e çerdheve qëndrojnë me fëmijët gjatë gjithë kohës në Fillore, përfshirë kohën e të kënduarit dhe kalimin nëpër klasa. Gjatë kohës së të kënduarit, mësuesit/et marrin pjesë me klasat e tyre. Mësuesit/et duhet të qëndrojnë me fëmijët e vegjël pas Fillores derisa një pjesëtar i familjes të vijë për ta.

Mësuesit/et dhe udhëheqësit/et e çerdhes marrin pjesë në mbledhjet tremujore të këshillit të mësuesve (shihni te 13.4).

12.3.6

ikonë, orientimet për përshtatjen
Udhëheqësit/et për Aktivitetet e Guximtarëve

Udhëheqësit/et për aktivitetet e Guximtarëve u japin shërbesë fëmijëve ndërkohë që planifikojnë shërbim dhe aktivitete duke filluar nga janari i vitit kur fëmijët mbushin 8 vjeç (shihni te 12.2.1.3). Shërbimi dhe aktivitetet përqendrohen te vepra e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Ato janë zbavitëse dhe tërheqëse. Ato ndërtojnë dëshmitë, forcojnë familjet dhe nxitin rritjen vetjake.

Udhëheqësit/et për aktivitetet e Guximtarëve mund të jenë mësuesit/et e fëmijëve të Fillores. Gjithashtu mund të jenë edhe anëtarë të tjerë që i rekomandon presidenca e Fillores dhe që peshkopata i thërret. Të paktën dy udhëheqës/e marrin pjesë në secilin aktivitet. Udhëheqësit/et mund të jenë dy gra, dy burra ose një çift i martuar. Udhëheqësit/et duhet të kryejnë trajnimin te faqja ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org. (Shihni te 12.5.1.)

12.4

ikonë, orientimet për përshtatjen
Udhëheqëset e Fillores në Kunj

Presidenca e kunjit thërret një grua në moshë madhore për të shërbyer si presidente e Fillores në kunj. Nëse një kunj është mjaft i madh, ajo rekomandon një ose dy gra në moshë madhore që të shërbejnë si këshilltare dhe një tjetër që të shërbejë si sekretare. Këto gra thirren dhe veçohen nga një anëtar i presidencës së kunjit ose nga një këshilltar i lartë i caktuar. Për informacion rreth përgjegjësive të presidencës dhe sekretares së Fillores në kunj, shihni te 6.7.1, 6.7.1.3 dhe 6.7.3.

Një këshilltar në presidencën e kunjit ka përgjegjësinë për Filloren në kunj. Ai gjithashtu ka përgjegjësinë për punën e presidencës së Fillores në kunj. Ai gjithashtu i udhëzon peshkopët për përgjegjësitë e tyre lidhur me Filloren.

Presidenca e kunjit cakton një këshilltar të lartë për të punuar me presidencën e Fillores në kunj (shihni te 6.5).

fëmijë duke kënduar në mbledhjen e sakramentit

12.5

Orientime dhe Rregullore Shtesë

12.5.1

Mbrojtja e Fëmijëve

Kur personat në moshë madhore po ndërveprojnë me fëmijët në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore. Mund të jetë e nevojshme të ndërthuren klasat që kjo të bëhet e mundur.

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org). Ata e përsëritin trajnimin çdo tre vjet pas kësaj.

12.5.2

Fëmijët që Kanë Nevoja të Veçanta

Kur një fëmijë ka një sëmundje për një kohë të gjatë, aftësi të kufizuara ose nevoja të tjera të veçanta, udhëheqëset e Fillores flasin me prindërit dhe peshkopatën. Së bashku ata bëjnë një plan për ta përkrahur familjen dhe për ta ndihmuar fëmijën që të marrë pjesë në Fillore.

Fëmijët me aftësi të kufizuara zakonisht ndjekin klasat e tyre të rregullta të Fillores. Nëse është e nevojshme, mund të thirren mësues/e shtesë për të dhënë ndihmë.

Fëmijët me aftësi të kufizuara ose nevoja të tjera të veçanta zakonisht e përfundojnë Filloren në fillim të janarit në vitin kur mbushin 12 vjeç. Disa fëmijë mund të mos e përfundojnë Filloren sipas këtij programi të planifikuar. Peshkopi dhe prindërit punojnë së bashku që të vendosin se cila është gjëja më e mirë për secilin fëmijë.

ikonë, burime jo të detyrueshme Për më shumë informacion, shihni te disability.ChurchofJesusChrist.org; shihni edhe te 38.8.27 në këtë manual.

12.5.3

Burrat që Shërbejnë në Fillore

Peshkopata dhe presidenca e Fillores duhet të kujtojnë ndikimin pozitiv të burrave të denjë që shërbejnë në Fillore. Burrat mund të shërbejnë si mësues, udhëheqës të çerdhes, udhëheqës të muzikës, pianistë dhe udhëheqës për aktivitetet e Guximtarëve.

12.5.4

Siguria e Përdorimit të Tualeteve

Udhëheqësit/et dhe mësuesit/et duhet t’i nxitin prindërit që t’i çojnë fëmijët e tyre në tualet përpara Fillores. Gjatë Fillores, cilido fëmijë i vogël duhet të çohet në tualet nga një prind ose kujdestar ligjor. Udhëheqësit/et dhe mësuesit/et nuk duhet t’i çojnë fëmijët në tualet.

12.5.5

Veprimtaritë me Interpretim me Role

Udhëheqësit/et dhe mësuesit/et duhet të jenë të kujdesshëm kur luajnë me role ngjarje të shenjta në Fillore. Ati Qiellor dhe Fryma e Shenjtë nuk portretizohen. Fëmijët mund ta portretizojnë Shpëtimtarin vetëm në një skenë të lindjes së Krishtit. Për orientime shtesë, shihni te 20.5.6.

12.5.6

ikonë, burime jo të detyrueshme
Unazat ZTD

Kur fëmijët fillojnë klasën ZTD 4, presidenca e Fillores dhe mësuesi/ja i/e tyre i/e Fillores i kujtojnë ata që të “zgjedhin të drejtën”. Këto udhëheqëse gjithashtu i japin secilit fëmijë një unazë ZTD të gjelbër.

12.5.7

Paraqitja e Programit Fëmijët dhe Rinia

Në fillim të çdo viti, peshkopi, njëri nga këshilltarët e tij ose anëtarët e presidencës së Fillores mund të vizitojnë shtëpinë ose klasën e Fillores të secilit fëmijë që do të mbushë 8 vjeç gjatë vitit. Ata ua paraqitin fëmijëve dhe prindërve të tyre programin Fëmijët dhe Rinia. Çdo fëmijë merr emblemat e përkatësisë dhe një kopje të broshurës Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët. Këto burime janë në dispozicion te store.ChurchofJesusChrist.org.

Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.