“7. Peshkopata”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“7. Peshkopata”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm.
7.
Peshkopata
7.1
Peshkopi dhe Këshilltarët e Tij
Peshkopi mban çelësat e priftërisë për të drejtuar punën e Kishës në lagje (shihni te 3.4.1). Ai dhe këshilltarët e tij formojnë një peshkopatë.
Peshkopi ka pesë përgjegjësi kryesore:
-
Ai është prifti i lartë kryesues në lagje.
-
Ai është presidenti i Priftërisë Aarone.
-
Ai është një gjykatës i përbashkët.
-
Ai bashkërendon veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin, përfshirë përkujdesjen për njerëzit nevojtarë.
-
Ai mbikëqyr dokumentet, financat dhe përdorimin e shtëpisë së mbledhjeve.
Përgjegjësia parësore e peshkopit është brezi i ri në lagje (fëmijët, rinia dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë). Që të ketë mundësinë për t’u përqendruar në këtë përgjegjësi, ai delegon shumë detyra (shihni te 4.2.5).
7.1.1
Prifti i Lartë Kryesues
Peshkopi është udhëheqësi kryesor shpirtëror i lagjes.
7.1.1.1
Organizatat dhe Kuorumet e Priftërisë së Lagjeve
Peshkopi ka përgjegjësi për organizatat e Shoqatës së Ndihmës dhe të Të Rejave në lagje. Ai u cakton përgjegjësi këshilltarëve të tij për Shkollën e së Dielës dhe organizatat e Fillores dhe programe të tjera të lagjes.
Përgjegjësitë e peshkopit për kuorumet e Priftërisë Aarone përvijohen te 7.1.2. Përgjegjësitë e tij për kuorumet e pleqve përvijohen te 8.3.1.
7.1.1.2
Ordinancat dhe Bekimet
Peshkopi drejton administrimin e ordinancave dhe bekimeve vijuese në lagje:
-
Sakramentit
-
Vënies së emrit dhe bekimit të fëmijëve
-
Pagëzimit dhe konfirmimit të fëmijëve të moshës 8 vjeç që janë anëtarë prej dokumentit (për të kthyerit në besim shihni te 31.2.3.2)
-
Dhënies së Priftërisë Aarone dhe shugurimit në detyrat e dhjakut, mësuesit dhe priftit
7.1.1.3
Këshillat dhe Mbledhjet
Peshkopi drejton këshillin e lagjes dhe këshillin e lagjes për rininë (shihni te 29.2.5 dhe 29.2.6).
Peshkopata planifikon mbledhjet e sakramentit dhe mbledhje të tjera në lagje të renditura te kapitulli 29.
7.1.1.4
Thirrjet dhe Lirimet
Përgjegjësitë e peshkopit për thirrjet dhe lirimet përvijohen te kapitulli 30.
7.1.2
Presidenti i Priftërisë Aarone
Peshkopi ka përgjegjësitë vijuese si president i Priftërisë Aarone në lagje. Këshilltarët e tij e ndihmojnë.
-
Të ndihmojë prindërit që t’u japin mësim të rinjve e të rejave.
-
Të mbikëqyrë kuorumet e Priftërisë Aarone dhe klasat e Të Rejave. Peshkopi është presidenti i kuorumit të priftërinjve (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:87–88). Këshilltari i tij i parë ka përgjegjësi për kuorumin e mësuesve. Këshilltari i tij i dytë ka përgjegjësi për kuorumin e dhjakëve.
-
Të këshillohet me presidenten e Të Rejave të lagjes.
-
Të takohet rregullisht me çdo të ri e të re.
7.1.3
Gjykatësi i Përbashkët
Peshkopi është gjykatësi i përbashkët në lagje (shihni te Doktrina e Besëlidhje 107:71–74). Ai ka përgjegjësitë vijuese:
-
Të ndihmojë të rinjtë e të rejat që të kualifikohen dhe të jenë të denjë për një rekomandim tempulli.
-
Të zhvillojë intervista siç përvijohet te 31.2.
-
Të takohet me anëtarët e lagjes që kërkojnë udhërrëfim shpirtëror, të cilët kanë probleme serioze vetjake ose që kanë kryer mëkate të rënda, duke i ndihmuar që të mbështeten te fuqia shëruese e Jezu Krishtit.
-
Nën drejtimin e presidentit të kunjit, të zhvillojë këshillat e anëtarësisë sipas nevojës. Për orientime, shihni te kapitulli 32.
7.1.4
Bashkërendimi i Veprës së Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin
Peshkopi bashkërendon veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin në lagje (shihni te kapitulli 1). Këshilltarët e tij dhe udhëheqës të tjerë të lagjes e ndihmojnë atë.
7.1.4.1
Udhëheqja e Përpjekjeve për t’u Përkujdesur për Njerëzit me Nevoja Materiale
Për më shumë informacion rreth mënyrës se si peshkopët përkujdesen për njerëzit nevojtarë, shihni te 22.6.1.
7.1.5
Dokumentet, Financat dhe Shtëpia e Mbledhjeve
Për më shumë informacion rreth dokumenteve, shihni te kapitulli 33. Për më shumë informacion rreth financave, përfshirë të dhjetën, shihni te kapitulli 34. Për më shumë informacion rreth shtëpive të mbledhjeve, shihni te kapitulli 35.
7.3
Sekretari Ekzekutiv i Lagjes dhe Ndihmëssekretarët Ekzekutivë të Lagjes
Peshkopata rekomandon një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke për të shërbyer si sekretar ekzekutiv i lagjes.
Ai ka përgjegjësitë vijuese:
-
Të takohet me peshkopatën dhe të përgatitë rende dite siç caktohet.
-
Të shërbejë si anëtar i këshillit të lagjes dhe të frekuentojë mbledhjet e këshillit të lagjes.
-
Të planifikojë takime për peshkopatën.
7.4
Nëpunësi i Lagjes dhe Ndihmësnëpunësit e Lagjes
Përgjegjësitë e nëpunësit dhe të ndihmësnëpunësve të lagjes përvijohen te 33.4.2.