“36. Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“36. Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
36.
Krijimi, Ndryshimi dhe Emërtimi i Njësive të Reja
36.0
Parathënia
Anëtarët e Kishës u përkasin bashkësive nisur nga vendi ku jetojnë (shihni te Mosia 25:17–24). Këto bashkësi janë të nevojshme për organizimin dhe bërjen e punës së Kishës nën autoritetin e duhur të priftërisë.
Bashkësitë e Kishës (të quajtura edhe njësi) përfshijnë kunjet, distriktet, lagjet dhe degët. Ato krijohen, ndryshohen ose nuk vazhdohen më vetëm sipas nevojës.
Udhëheqësit punojnë për ta rritur forcën shpirtërore të anëtarëve përpara se të propozojnë që të krijohet një njësi e re ose të ndryshohet kufiri i një njësie. Njësitë e reja duhet të krijohen vetëm kur njësitë ekzistuese janë mjaft të forta.
Për ndihmë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, merrni në telefon te 1–801–240–1007. Jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, merrni në telefon zyrën zonale.