“Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
16.
Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
Vepra e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin përqendrohet mbi katër përgjegjësi të caktuara në mënyrë hyjnore (shihni te 1.2). E para nga këto është të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit. Ne e jetojmë ungjillin kur:
-
Ushtrojmë besim te Jezu Krishti.
-
Pendohemi çdo ditë.
-
Bëjmë besëlidhje me Perëndinë ndërkohë që marrin ordinancat e shpëtimit dhe të ekzaltimit.
-
Durojmë deri në fund duke i mbajtur këto besëlidhje.
Të jetuarit e ungjillit përfshin edhe aspekte të tjera të veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit.