Manualet dhe Thirrjet
15. Seminaret dhe Institutet e Fesë


“15. Seminaret dhe Institutet e Fesë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“15. Seminaret dhe Institutet e Fesë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

e re duke ngritur dorën në klasë

15.

Seminaret dhe Institutet e Fesë

15.0

Parathënia

Seminaret dhe Institutet e Fesë (SeI) u japin ndihmë prindërve dhe udhëheqësve të Kishës që t’i ndihmojnë rininë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore, për ta thelluar kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij i rivendosur.

Një përfaqësues i SeI‑së caktohet për çdo kunj që t’i ndihmojë udhëheqësit për të administruar programet e SeI‑së.

15.1

Seminari

Seminari është një program katërvjeçar në të cilin rinia studion ungjillin e Jezu Krishtit, siç gjendet në shkrimet e shenjta dhe në mësimet e profetëve të ditëve të mëvonshme. Nxënësit e seminarit janë në përgjithësi të moshës 14–18 vjeç.

Klasat zhvillohen gjatë ditëve të javës kur është periudha shkollore. Numri i ditëve që klasa e seminarit takohet çdo javë, mund të përshtatet sipas kushteve vendore. (Shihni te Mundësitë për Orët Mësimore të Seminarit për më shumë informacion.)

Peshkopata, udhëheqësit/et e rinisë dhe presidencat e kuorumeve dhe të klasave e nxitin çdo të ri e të re të marrë pjesë tërësisht në seminar.

15.1.1

Mësuesit/et

Mësuesit/et e seminarit duhet të jenë anëtarë të Kishës që kanë besim te Zoti Jezu Krisht dhe dëshmi për ungjillin e Tij të rivendosur. Duhet t’i jetojnë parimet të cilat i japin mësim, si dhe të punojnë mirë me rininë. Kur është e mundur, mësuesit/et duhet të kenë një rekomandim aktual tempulli.

Një anëtar i presidencës së kunjit ose një këshilltar i lartë i caktuar i thërret, veçon dhe liron nga thirrja mësuesit e seminarit në kunj dhe mbikëqyrësit/et e seminarit për kunjin.

Për t’i mbrojtur mësuesit/et e seminarit dhe nxënësit e seminarit, dy persona në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm në ndërtesën ose shtëpinë ku jepet mësim një klasë seminari.

15.1.2

Ndërtesat, Pajisjet dhe Materialet

Udhëheqësit e kunjeve dhe të lagjeve sigurojnë që vendndodhje të tilla si shtëpitë e mbledhjeve ose shtëpitë e anëtarëve të jenë në dispozicion për klasat e seminarit.

Përfaqësuesi i SeI‑së siguron materiale për mësuesit dhe nxënësit e seminarit për secilën klasë. Nxënësit e seminarit duhet të sjellin me vete shkrimet e tyre të shenjta, të shtypura ose në formë digjitale.

15.1.4

Kreditet dhe Diplomimi

Nxënësit e seminarit mund të mësojnë më me efektshmëri dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besim nëse ndjekin rregullisht orën mësimore, marrin pjesë në të dhe i studiojnë shkrimet e shenjta jashtë orës mësimore. Teksa i bëjnë këto gjëra, ata gjithashtu fitojnë kredite seminari çdo vit dhe mund të diplomohen në seminar.

Që të diplomohet në seminar, një nxënës/e seminari duhet të fitojë kredite për katër vite dhe të marrë një miratim kishtar nga një anëtar i peshkopatës.

15.2

Instituti

Instituti jep klasa studimi të ungjillit gjatë ditëve të javës që e forcojnë besimin dhe dëshminë te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur. Udhëheqësit e kunjit sigurojnë që instituti është në dispozicion për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë të moshës 18–30 vjeç.

Të gjithë të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë nxiten që të marrin pjesë në klasa instituti, pavarësisht nëse po shkojnë në shkollë apo jo.

15.3

Shkollat e Kishës dhe Sistemi Arsimor i Kishës

Për informacion mbi shkollat fillore dhe të mesme të Kishës, për programin UBJ–Pathway Mbarëbotëror dhe institucionet e arsimit të lartë, shihni te CES.ChurchofJesusChrist.org. Informacion rreth plotësimit të miratimeve kishtare për studentët që t’i frekuentojnë këto shkolla gjithashtu sigurohet atje.

Përveç kësaj, informacione rreth lejeve kishtare për punësimin nëpërmjet Zyrës së Lejeve Kishtare të SAK-ut mund të gjenden te help.ChurchofJesusChrist.org.