Manualet dhe Thirrjet
Përdorimi i Manualit Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm


“Përdorimi i Manualit Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023)

“Përdorimi i Manualit Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

Përdorimi i Manualit Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm është një përmbledhje e udhëzimeve më thelbësore nga i tërë Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Është për udhëheqësit që:

  • Ende nuk kanë leje përdorimi të të gjithë manualit në gjuhën e tyre të parapëlqyer.

  • Mund të përfitojnë nga një variant i përmbledhur i Manualit të Përgjithshëm.

Numërtimi për kapitullin, pjesën dhe nënpjesën, e përdorur në manualin Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm përputhet me numërtimin e përdorur te Manuali i Përgjithshëm i plotë. Kjo lejon këqyrjen e referencave‑kryq dhe krahasimin me lehtësi ndërmjet tyre.

Numërtimi në manualin Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm nganjëherë do të anashkalojë numrat e pjesëve ose nënpjesëve në manualin e plotë. Kjo për shkak se ky manual i përmbledhur ruan vetëm përmbajtjen më thelbësore nga manuali i plotë.

Edhe pse manuali Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm siguron përgjigje për shumë pyetje të bëra rëndom nga udhëheqësit, udhëheqësit ka të ngjarë që do të kenë disa pyetje që ai nuk i trajton ose u përgjigjet plotësisht. Në raste të tilla, udhëheqësit mund t’i drejtohen Manualit të Përgjithshëm të plotë, në qoftë se është në dispozicion në një gjuhë që mund ta përdorin. Udhëheqësit mund të këshillohen edhe me autoritetin kryesues përgjegjës për udhërrëfim.

Perëndia ju bekoftë teksa bashkoheni me Të në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit për fëmijët e Tij.

Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve