Manualet dhe Thirrjet
0. Përmbledhja Parathënëse


“0. Përmbledhja Parathënëse”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“0. Përmbledhja Parathënëse”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

0.

Përmbledhja Parathënëse

0.0

Parathënia

Zoti dha mësim: “Çdo njeri duhet ta mësojë detyrën e tij dhe të veprojë në thirrjen që është caktuar, gjithë zell” (Doktrina e Besëlidhje 107:99). Si një udhëheqës në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ju duhet të kërkoni zbulesë vetjake për t’ju ndihmuar që të mësoni e përmbushni detyrat e thirrjes suaj.

Studimi i shkrimeve të shenjta dhe mësimeve të profetëve të ditëve të mëvonshme do t’ju ndihmojë që t’i kuptoni dhe përmbushni detyrat tuaja. Teksa i studioni fjalët e Perëndisë, ju do të jeni më të ndjeshëm ndaj ndikimit të Shpirtit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 84:85).

Ju gjithashtu i mësoni detyrat tuaja duke i studiuar udhëzimet në këtë manual. Këto udhëzime mund të ftojnë zbulesë, në qoftë se përdoren për të siguruar një kuptueshmëri për parimet, rregulloret dhe procedurat që do të zbatohen ndërsa kërkohet udhërrëfimi i Shpirtit.

0.1

Manuali

Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme siguron udhërrëfim për udhëheqësit e përgjithshëm dhe vendorë të Kishës.

Krerët dhe nënkrerët në këtë manual numërtohen që të jetë e lehtë të gjenden dhe të referohen temat. Për shembull, udhëzimi lidhur me atë se kush mund të vuloset në tempull jepet te 27.3.1. Numri 27 i referohet kapitullit, numri 3 i referohet një pjese në atë kapitull dhe numri 1 i referohet një nënpjese.

0.2

Përshtatja dhe Burimet jo të Detyrueshme

Jo të gjitha kunjet dhe lagjet kanë të njëjtat nevoja.

Udhëheqësit kërkojnë frymëzim se cilat orientime dhe burime jo të detyrueshme të përdorin për të plotësuar nevojat e anëtarëve.

0.4

Pyetjet rreth Udhëzimeve

Kur lindin pyetje të cilat nuk trajtohen në shkrimet e shenjta, në fjalët e profetëve të gjallë ose në këtë manual, anëtarët e Kishës duhet të mbështeten për udhërrëfim te besëlidhjet e tyre me Perëndinë, këshilla e udhëheqësve të tyre vendorë dhe frymëzimi i Shpirtit.

Nëse udhëheqësit kanë pyetje rreth informacionit në këtë manual ose rreth çështjeve që ai nuk i diskuton, ata këshillohen me autoritetin kryesues pikërisht mbi ta.

0.5

Terminologjia

Përveç rasteve ku tregohet ndryshe:

  • Termat peshkop dhe peshkopatë në këtë manual iu referohen edhe presidentëve të degëve e presidencave të degëve. Termat president kunji dhe presidencë kunji iu referohen edhe presidentëve të distrikteve e presidencave të distrikteve. Për një përmbledhje të mënyrës se si autoriteti i presidentëve të distrikteve ndryshon nga ai i presidentëve të kunjeve, shihni te 6.3.

  • Referencat ndaj lagjeve dhe kunjeve në përgjithësi gjejnë zbatim edhe për degët, distriktet dhe misionet.

  • Referencat për të dielën gjejnë zbatim për cilëndo ditë kur mbahet Shabati në atë vend.

  • Termi njësia u referohet lagjeve dhe degëve.

  • Referencat për prindërit në përgjithësi gjejnë zbatim edhe për kujdestarët ligjorë.

Thirrjet e peshkopit dhe të presidentit të degës nuk janë të barasvlershme në autoritet dhe përgjegjësi, as nuk janë thirrjet e presidentit të kunjit dhe të presidentit të distriktit. Peshkopi është një detyrë në priftëri dhe shugurimi autorizohet vetëm nga Presidenca e Parë. Presidentët e kunjeve thirren nga Autoritetet e Përgjithshme dhe Të Shtatëdhjetët Zonalë.

0.6

Vënia në Kontakt me Zyrat Qendrore të Kishës ose Zyrën Zonale

Disa kapituj në këtë manual përfshijnë udhëzime se si të viheni në kontakt me zyrat qendrore të Kishës ose zyrën zonale. Udhëzimi për t’u vënë në kontakt me zyrat qendrore të Kishës gjen zbatim për ata që janë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Udhëzimi për t’u vënë në kontakt me zyrën zonale gjen zbatim për ata që janë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.