Manualet dhe Thirrjet
14. Anëtarët Beqarë


“14. Anëtarët Beqarë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“14. Anëtarët Beqarë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

njerëz duke biseduar

14.

Anëtarët Beqarë

14.0

Parathënia

Burrat dhe gratë që nuk janë martuar ende ose të cilët janë shkurorëzuar apo kanë mbetur të ve, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të anëtarësisë së Kishës. Është e rëndësishme që të gjithë të gjejnë shpresë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit (shihni tek Ethëri 12:4). Të vërtetat e përjetshme vijuese mund të ndihmojnë për ta zhvilluar një shpresë të tillë:

  • Shkrimet e shenjta dhe profetët e ditëve të mëvonshme pohojnë se çdo njeri që është besnik në mbajtjen e besëlidhjeve të ungjillit, do të ketë mundësinë për ekzaltim.

  • Koha dhe mënyra e saktë në të cilën jepen bekimet e ekzaltimit nuk janë zbuluar të gjitha. Por ato gjithsesi janë të sigurta (shihni te Mosia 2:41).

  • Pritja për Të nënkupton bindje dhe përparim të vazhdueshëm shpirtëror drejt Tij (shihni tek Isaia 64:4).

  • Perëndia u ofron jetë të përjetshme të gjithë fëmijëve të Tij. Të gjithë ata që kualifikohen për dhuratën e hirshme të faljes dhe i jetojnë urdhërimet, do të marrin jetë të përjetshme. (Shihni te Mosia 26:30; Moroni 6:8.)

  • Vetëbesimi ynë te këto gjëra të sigurta i ka rrënjët te besimi në Jezu Krisht. Me anë të hirit të Tij, të gjitha gjërat që i përkasin vdekshmërisë, do të vihen në vendin e duhur (shihni tek Alma 7:11–13).

Perëndia ka nevojë që të gjithë anëtarët të ndihmojnë në veprën e Tij për shpëtimin në lagjet dhe kunjet e tyre (shihni te 1 Korintasve 12:12–27). Siç drejtohet nga Shpirti, anëtarët beqarë thirren në pozicione udhëheqëse dhe mësimdhënëse.

Në këtë kapitull:

  • Termi “Anëtarët beqarë” u referohet të gjithë anëtarëve në moshë madhore të Kishës që nuk janë aktualisht të martuar.

  • Termi “Të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë” u referohet atyre që janë në moshën 18–30 vjeç.

  • Termi “Personat në moshë madhore beqarë” u referohet atyre që janë në moshën 31 vjeç e lart.

14.1

Anëtarët Beqarë në Njësitë Gjeografike

14.1.1

Udhëheqja e Kunjit

14.1.1.2

Komitetet e Të Rinjve dhe Të Rejave në Moshë Madhore Beqarë dhe Personave në Moshë Madhore Beqarë të Kunjit

Presidenca e kunjit krijon një komitet të kunjit për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

Presidenca e kunjit gjithashtu mund të krijojë një komitet të kunjit për personat në moshë madhore beqarë.

Komitetet synojnë t’i përkrahin anëtarët nëpërmjet miqësisë dhe mundësive për të marrë pjesë në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni te 14.2).

14.1.2

Udhëheqja e Lagjes

14.1.2.1

Peshkopata

Peshkopata është kyç për angazhimin e anëtarëve beqarë në veprën e shpëtimit dhe ekzaltimit. Ajo punon me këshillin e lagjes për të përcaktuar thirrje dhe detyra kuptimplota për anëtarët beqarë. Ajo i dallon dhe përpiqet të ndihmojnë që të përmbushen nevojat e prindërve beqarë.

  • Një anëtar i peshkopatës takohet me çdo të ri e të re në moshë madhore beqar/e të paktën një herë në vit.

  • Peshkopata mund të organizojë një komitet të lagjes për të rinjtë në moshë madhore beqarë.

14.1.2.2

Anëtarët e Presidencës së Kuorumit të Pleqve dhe të Presidencës së Shoqatës së Ndihmës të Caktuar për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë

Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund të caktojnë një anëtar/e nga presidencat e tyre për të përkrahur të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Këta anëtarë të presidencave mësojnë për anët e forta të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë dhe ndihmojnë të plotësohen nevojat e tyre.

Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund të raportojnë për këto përpjekje në mbledhjen e këshillit të lagjes.

14.1.2.3

Udhëheqësit e Të Rinjve në Moshë Madhore Beqarë

Në një lagje me shumë persona në moshë madhore beqarë, peshkopata mund të thërrasë një të ri dhe një të re në moshë madhore beqar/e si udhëheqës për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë. Këto përgjegjësi përfshijnë:

  • Dhënien e ndihmës që të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë të marrin pjesë në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni te 14.2).

  • Shërbimin në komitetin e kunjit për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.

  • Udhëheqjen e komitetit të lagjes për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë nëse është krijuar një i tillë.

  • Mbledhjen rregullisht me presidencën e kuorumit të pleqve dhe presidencën e Shoqatës së Ndihmës. Në këto mbledhje, ata diskutojnë anët e forta të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë dhe mënyrën se si të ndihmojnë që të plotësohen nevojat e tyre. Ata gjithashtu përqendrohen te dhënia e shërbesës ndaj të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë.

14.2

Pjesëmarrja në Veprën e Shpëtimit dhe të Ekzaltimit

14.2.1

Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit

14.2.1.1

Mbrëmja e Shtëpisë dhe Studimi i Ungjillit

Udhëheqësit ose anëtarët që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të organizojnë një ose më shumë grupe të mbrëmjeve të shtëpisë për personat beqarë dhe grupe të tjera për të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë.

14.2.1.3

Aktivitetet

Nën drejtimin e udhëheqësve të lagjes ose kunjit, të rinjtë dhe të rejat në moshë madhore beqarë mund të planifikojnë dhe marrin pjesë në aktivitete posaçërisht për ta. Shembujt mund të përfshijnë:

  • Vizitat në tempull.

  • Punën për historinë familjare.

  • Përhapjen e ungjillit.

  • Shërbimin në komunitet.

  • Ngjarjet muzikore dhe kulturore.

  • Sportet.

Nën drejtimin e udhëheqësve të kunjit, persona në moshë madhore beqarë mund të planifikojnë aktivitete të ngjashme në nivel kunji.