Manualet dhe Thirrjet
13. Shkolla e së Dielës


“13. Shkolla e së Dielës”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“13. Shkolla e së Dielës”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

familje duke studiuar shkrimet e shenjta

13.

Shkolla e së Dielës

13.1

Qëllimi

Udhëheqësit, mësuesit/et dhe klasat e Shkollës të së Dielës:

  • E forcojnë besimin tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duke dhënë mësim “doktrinën e mbretërisë” (Doktrina e Besëlidhje 88:77).

  • E përkrahin të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit të përqendruar te shtëpia dhe të përkrahur nga Kisha.

  • I ndihmojnë anëtarët të japin mësim sipas mënyrës së Shpëtimtarit.

13.2

Udhëheqja e Shkollës të së Dielës së Lagjes

13.2.1

Peshkopata

Peshkopata mbikëqyr Shkollën e së Dielës. Zakonisht peshkopi cakton njërin nga këshilltarët e tij që ta përmbushë këtë përgjegjësi nën drejtimin e tij.

13.2.2

Presidenti i Shkollës të së Dielës

13.2.2.1

Thirrja e një Presidenti të Shkollës të së Dielës

Peshkopi thërret dhe veçon një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke që të jetë presidenti i Shkollës të së Dielës së lagjes. Nëse nevojiten këshilltarë dhe nëse ka mjaft burra për të shërbyer në këto pozicione, presidenti i Shkollës të së Dielës mund të rekomandojë një ose dy këshilltarë.

13.2.2.2

Përgjegjësitë

  • Të shërbejë në këshillin e lagjes.

  • Të mbikëqyrë përpjekjet për të përmirësuar të mësuarit dhe mësimdhënien e ungjillit në shtëpi e në kishë.

  • T’i rekomandojë peshkopatës anëtarë në moshë madhore që të shërbejnë si mësues/e të Shkollës të së Dielës.

  • T’i përkrahë, nxitë dhe udhëzojë mësuesit/et e Shkollës të së Dielës.

  • Të udhëheqë mbledhjet e këshillit të mësuesve siç udhëzohet nga peshkopi (shihni te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 38–40).

13.2.3

Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës

Që të përgatiten për të dhënë mësim, mësuesit e Shkollës të së Dielës përdorin shkrimet e shenjta dhe manualin Eja, Më Ndiq.

13.3

Klasat e Shkollës të së Dielës

Klasat e Shkollës të së Dielës mbahen në të dielat e para dhe të treta të muajit.

Me miratimin e peshkopatës, presidenti i Shkollës të së Dielës organizon klasa për të rriturit dhe rininë.

Të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore duhet të jenë të pranishëm në secilën klasë për rininë.

Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org).

13.4

Përmirësimi i të Mësuarit dhe Mësimdhënies në Lagje

Udhëheqësit e lagjes janë përgjegjës për të përmirësuar të mësuarit dhe mësimdhënien në organizatat e tyre. Ata mund t’i kërkojnë ndihmë presidentit të Shkollës të së Dielës së lagjes, nëse nevojitet.

13.5

Përmirësimi i të Mësuarit dhe Mësimdhënies në Shtëpi

Prindërit janë përgjegjës që t’ua mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre.