“12. Fillorja”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“12. Fillorja”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
12.
Fillorja
12.1
Qëllimi dhe Organizimi
Organizata e Fillores i ndihmon fëmijët e Perëndisë që të përgatiten për t’u kthyer në praninë e Tij.
12.1.1
Qëllimet
Fillorja i ndihmon fëmijët që:
-
Të ndiejnë dashurinë e Atit të tyre Qiellor dhe të mësojnë për planin e Tij të lumturisë.
-
Të mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe rolit të Tij në planin e Atit Qiellor.
-
Ta mësojnë dhe ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit.
-
Ta ndiejnë, dallojnë dhe të veprojnë sipas ndikimit të Frymës së Shenjtë.
-
Të përgatiten për besëlidhje të shenjta, t’i bëjnë dhe t’i mbajnë ato.
-
Të marrin pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin.
12.1.3
Çerdhja
Çerdhja i ndihmon fëmijët e moshave 18 muajsh deri në 3 vjeç të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë.
12.1.4
Orët Mësimore
Kur ka mjaft fëmijë, ata ndahen në klasa nisur nga mosha e tyre.
Fëmijët në përgjithësi përparojnë nga Fillorja tek Të Rejat ose në kuorumin e dhjakëve në janarin e vitit kur do të mbushin 12 vjeç.
12.1.5
Koha e të Kënduarit
Koha e të kënduarit i ndihmon fëmijët të ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe të mësojnë rreth planit të Tij për lumturinë. Kur fëmijët këndojnë për parimet e ungjillit, Fryma e Shenjtë dëshmon për vërtetësinë e tyre.
Presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës përzgjedhin këngë për çdo muaj për t’i përforcuar parimet e ungjillit që fëmijët po i mësojnë në klasat e tyre dhe në shtëpi.
12.1.6
Programi i Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit
Programi vjetor i fëmijëve në mbledhjen e sakramentit zhvillohet në një prej muajve të fundit të vitit.
Presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës me lutje planifikojnë programin. Peshkopata jep udhëzime. Fëmijët mund të këndojnë, të japin biseda dhe të tregojnë histori, shkrime të shenjta ose të japin dëshmi.
12.1.7
Mbledhja e Përgatitjes për Tempullin dhe për Priftërinë
Presidenca e Fillores planifikon çdo vit një mbledhje të Përgatitjes për Tempullin dhe për Priftërinë. Peshkopata jep udhëzime. Mbledhja është për fëmijët e moshës 10 vjeç. Ftohen prindërit.
12.2
Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin
12.2.1
Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
12.2.1.2
Të Mësuarit e Ungjillit
Mbledhjet e Fillores të Dielën. Një anëtare e presidencës së Fillores zakonisht e drejton hapjen.
Programi i mësimit është si vijon:
|
Pjesa e Mbledhjes |
Kohëzgjatja |
|---|---|
Pjesa e Mbledhjes Hapja (lutja, shkrimi i shenjtë ose Neni i Besimit dhe biseda, të gjitha jepen nga fëmijët) | Kohëzgjatja 5 minuta |
Pjesa e Mbledhjes Koha e të kënduarit | Kohëzgjatja 20 minuta |
Pjesa e Mbledhjes Kalimi për në klasa | Kohëzgjatja 5 minuta |
Pjesa e Mbledhjes Orët mësimore dhe lutja e mbylljes | Kohëzgjatja 20 minuta |
Çerdhja për fëmijët e moshës 18 muajsh deri në 3 vjeç zgjat 50 minuta. Materiali Behold Your Little Ones [Vini Re Të Vegjlit Tuaj] siguron një program të sugjeruar mësimor.
12.2.1.3
Shërbimi dhe Aktivitetet
Duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 8 vjeç, fëmijët mund të fillojnë të frekuentojnë aktivitetet e Fillores.
Aktivitetet e Fillores zhvillohen në kohë të ndryshme nga mbrëmjet e të dielave ose të hënave.
-
Aktivitetet e Fillores mbahen dy herë në muaj kur është e mundur.
-
Djemtë dhe vajzat normalisht mblidhen veçmas. Sidoqoftë, ata mund të mblidhen së bashku për aktivitete të caktuara ose në vendndodhje me pak fëmijë.
Peshkopata siguron që buxheti dhe aktivitetet për djemtë dhe vajzat në Fillore të jenë të mjaftueshme dhe të ndara në mënyrë të paanshme.
12.2.1.4
Zhvillimi Vetjak
Gjatë përpjekjeve të tyre për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, fëmijët – duke filluar në vitin kur mbushin 8 vjeç – ftohen të vendosin synime që të rriten nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale (shihni te Lluka 2:52).
Ata mund të përdorin broshurën Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët që të vendosin dhe të mbajnë shënim synimet.
12.3
Udhëheqja e Fillores në Lagje
12.3.1
Peshkopata
Përgjegjësia kryesore e peshkopit është për brezin e ri në lagjen e tij. Peshkopi mund të caktojë një këshilltar për ta ndihmuar në përgjegjësinë e tij për Filloren. Peshkopi ose një këshilltar i caktuar takohet rregullisht me presidenten e Fillores.
Peshkopi dhe këshilltarët e tij e frekuentojnë rregullisht Filloren.
12.3.2
Presidenca e Fillores
Peshkopi thërret dhe veçon një grua në moshë madhore që të shërbejë si presidente e Fillores së lagjes.
Në një njësi të vogël, presidentja e Fillores mund të jetë udhëheqësja e vetme, e thirrur në Fillore. Në këtë rast, ajo punon me prindërit që të organizojë mësimet, kohën e të kënduarit dhe aktivitetet. Nëse njësia është mjaft e madhe, thirrjet shtesë mund të plotësohen sipas këtij rendi: këshilltaret, udhëheqësi/ja i/e muzikës, mësuesit/et dhe udhëheqësit/et e çerdhes, sekretarja dhe udhëheqësit/et e aktiviteteve.
Presidenca e Fillores i ndihmon prindërit për t’i përgatitur fëmijët që të hyjnë dhe të përparojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve.
Për ta përmbushur këtë, presidentja e Fillores mund të caktojë një anëtare të presidencës që t’i ndihmojë prindërit për t’i përgatitur fëmijët e tyre që të pagëzohen dhe konfirmohen. Presidentja e Fillores mund të caktojë një anëtare tjetër të presidencës për t’i ndihmuar prindërit lidhur me përgatitjen për tempull dhe priftërinë për fëmijët e tyre.
Presidentja e Fillores ka përgjegjësitë e mëtejshme vijuese. Këshilltaret e saj e ndihmojnë atë.
-
Të shërbejë në këshillin e lagjes.
-
Të zhvillojë rregullisht mbledhjet e presidencës së Fillores dhe të takohet me peshkopin ose këshilltarin e caktuar prej tij.
-
Të ndihmojë për të planifikuar shërbesa të pagëzimeve për fëmijët që janë anëtarë prej dokumentit, kur i kërkohet kjo gjë (shihni te 18.7.2).
-
Të planifikojë dhe drejtojë hapjen e mbledhjeve të Fillores të dielave.
-
T’u japë shërbesë fëmijëve, mësuesve/eve dhe udhëheqëseve veç e veç në Fillore.
-
T’u japë mësim udhëheqësve/eve dhe mësuesve/eve të Fillores lidhur me përgjegjësitë e tyre dhe t’i përkrahë ata në përgjegjësitë e tyre duke i orientuar në thirrjet e tyre (shihni te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 38).
-
Të mbikëqyrë dokumentet, raportet, buxhetin dhe financat e Fillores.
12.3.4
Udhëheqësi/ja i/e Muzikës dhe Pianisti/ja
Udhëheqësi/ja i/e muzikës dhe pianisti/ja ua mësojnë fëmijëve ungjillin e Jezu Krishtit nëpërmjet muzikës gjatë kohës së të kënduarit.
Nëse një pianist/e ose piano nuk është në dispozicion, udhëheqësit mund të përdorin regjistrime të këngëve.
12.3.5
Mësuesit/et dhe Udhëheqësit/et e Çerdhes
Presidenca e Fillores i rekomandon peshkopatës burra e gra që të shërbejnë si mësues/e të Fillores dhe si udhëheqës/e të çerdhes. Këta anëtarë thirren për t’u dhënë mësim dhe shërbesë grupmoshave të caktuara të fëmijëve.
Mësuesit/et e Fillores japin mësim nga programi Eja, Më Ndiq (moshat 3–11).
Udhëheqësit/et e çerdhes japin mësim nga materiali Behold Your Little Ones [Vini Re Të Vegjlit Tuaj].
12.3.6
Udhëheqësit/et e Aktiviteteve
Udhëheqësit/et e aktiviteteve të Fillores u japin shërbesë fëmijëve ndërkohë që planifikojnë shërbim dhe aktivitete duke filluar nga janari i vitit kur fëmijët mbushin 8 vjeç (shihni te 12.2.1.3). Shërbimi dhe aktivitetet përqendrohen te vepra e shpëtimit dhe e ekzaltimit. Ato janë zbavitëse dhe tërheqëse.
12.5
Orientime dhe Rregullore Shtesë
12.5.1
Mbrojtja e Fëmijëve
Kur personat në moshë madhore po ndërveprojnë me fëmijët në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore.
Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me fëmijët, duhet ta kryejnë trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rinisë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org).