“11. Të Rejat”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“11. Të Rejat”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
11.
Të Rejat
11.1
Qëllimi dhe Organizimi
11.1.1
Qëllimi
Organizata e Të Rejave i ndihmon të rejat që të bëjnë e mbajnë besëlidhje të shenjta dhe ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij.
11.1.2
Tema e Të Rejave
“Unë jam një bijë e dashur e prindërve qiellorë, me një natyrë hyjnore dhe fat të përjetshëm.
Si dishepulle e Jezu Krishtit, unë përpiqem fort të bëhem si Ai. Unë kërkoj dhe veproj sipas zbulesës vetjake dhe u jap shërbesë të tjerëve në emrin e Tij të shenjtë.
Unë do të qëndroj si dëshmitare e Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat, dhe në të gjitha vendet.
Teksa përpiqem fort që të kualifikohem për ekzaltimin, unë e vlerësoj pa masë dhuratën e pendimit dhe përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Me besim, unë do ta forcoj shtëpinë dhe familjen time, do të bëj e do të mbaj besëlidhje të shenjta dhe do të marr ordinancat dhe bekimet e tempullit të shenjtë.”
11.1.3
Orët Mësimore
Të rejat bëhen anëtare të një klase të Të Rejave duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 12 vjeçe.
Peshkopatat dhe udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave me lutje vendosin se si t’i organizojnë klasat sipas moshës. Çdo klasë, pavarësisht nga numri i pjesëmarrëseve, duhet të ketë një presidente dhe, atje ku është e mundur, një ose dy këshilltare dhe një sekretare.
11.2
Pjesëmarrja në Veprën e Perëndisë për Shpëtimin dhe Ekzaltimin
11.2.1
Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
11.2.1.2
Të Mësuarit e Ungjillit
Mbledhjet e klasave zhvillohen në të dielat e dyta dhe të katërta të muajit. Ato zgjatin 50 minuta. Një anëtare e presidencës së klasës drejton. Ajo e udhëheq klasën në përsëritjen e temës dhe këshillimin së bashku rreth detyrave dhe çështjeve të tjera.
Një anëtare e klasës ose një udhëheqëse në moshë madhore më pas udhëheq mësimdhënien e ungjillit.
11.2.1.3
Shërbimi dhe Aktivitetet
Shërbimi dhe aktivitetet duhet të ndërtojnë dëshmitë, të forcojnë familjet, të krijojnë unitet në klasa dhe të sigurojnë mundësi për t’i bekuar të tjerët.
Disa shërbime dhe aktivitete duhet të përfshijnë si të rinj edhe të reja, veçanërisht për të rinjtë e të rejat më të mëdhenj në moshë.
Aktivitetet Vjetore. Përveç aktiviteteve të rregullta të rinisë, çdo vit të rejat mund të marrin pjesë edhe në sa vijon:
-
Një kamp i Të Rejave (shihni te Udhëzuesi për Kampin e Të Rejave).
-
Një konferencë lagjeje ose kunji për rininë ose një konferencë Për Forcën e Rinisë (FSY).
11.2.1.4
Zhvillimi Vetjak
Gjatë përpjekjeve të tyre për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, të rinjtë dhe të rejat ftohen të vendosin synime që të rriten nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale (shihni te Lluka 2:52).
Për më shumë informacion, shihni te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org.
11.2.2
Përkujdesja për Njerëzit Nevojtarë
Të rejat duhet të kenë mundësi të rregullta për t’u shërbyer të tjerëve në familjet e tyre, si dhe të shërbejnë me familjet e tyre, gjatë aktiviteteve të rinisë dhe kur janë vetëm.
11.2.2.1
Dhënia e Shërbesës
Të rejat mund të marrin detyra për dhënie shërbese duke filluar nga janari i vitit kur mbushin 14 vjeçe. Për më shumë informacion, shihni te kapitulli 21.
11.2.3
Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin
Të rejat i ftojnë të gjithë njerëzit ta pranojnë ungjillin kur ato “qëndro[jnë] si dëshmitar[e] të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet” (Mosia 18:9).
Prindërit dhe udhëheqëset i nxitin të rejat që të përgatiten për ta shpërndarë ungjillin gjatë gjithë jetës së tyre.
11.2.4
Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë
Të rejat mund të ndihmojnë për t’i bashkuar familjet për përjetësinë në shumë mënyra.
-
Të nderojnë prindërit e tyre dhe të japin një shembull të të jetuarit si Krishti në shtëpinë e tyre.
-
Të përgatiten për të marrë ordinanca në tempull, përfshirë martesën e përjetshme.
-
Të përcaktojnë paraardhësit që kanë nevojë për ordinanca në tempull (shihni te FamilySearch.org).
-
Të marrin pjesë në pagëzime dhe konfirmime për të vdekurit aq shpesh sa ta lejojnë rrethanat.
11.3
Udhëheqja e Të Rejave në Lagje
11.3.1
Peshkopata
Përgjegjësia kryesore e peshkopit është të kujdeset për brezin e ri në lagjen e tij. Ai dhe këshilltarët e tij i mësojnë emrat e tyre dhe i kuptojnë rrethanat në shtëpitë e tyre. Ata takohen me secilën të re të paktën dy herë në vit (shihni te 31.3.1).
Peshkopi ka përgjegjësi për organizatën e Të Rejave në lagje. Ai takohet rregullisht me presidenten e Të Rejave.
Peshkopi dhe këshilltarët e tij marrin pjesë rregullisht në mbledhjet, shërbimin dhe aktivitetet e Të Rejave.
11.3.2
Presidenca në Moshë Madhore e Të Rejave
Peshkopi thërret dhe veçon një motër në moshë madhore që të shërbejë si presidente e Të Rejave në lagje. Nëse njësia është mjaft e madhe, ajo rekomandon një ose dy gra në moshë madhore që të thirren si këshilltaret e saj (shihni te kapitulli 30).
Në një njësi të vogël, presidentja e Të Rejave mund të jetë e vetmja udhëheqëse në moshë madhore që thirret në organizatën e Të Rejave. Në këtë rast, ajo punon me prindërit që të organizojë mësimdhënien dhe aktivitetet për të rejat.
Nëse një degë nuk ka një presidente të Të Rejave, presidentja e Shoqatës së Ndihmës mund ta organizojë mësimdhënien për të rejat derisa të thirret një presidente e Të Rejave.
Presidentja e Të Rejave ka përgjegjësitë vijuese. Këshilltaret e saj e ndihmojnë atë.
-
Të shërbejë në këshillin e lagjes.
-
Të shërbejë si anëtare e këshillit të lagjes për rininë (shihni te 29.2.6).
-
T’u japë shërbesë të rejave veç e veç.
-
T’u mësojë përgjegjësitë e tyre udhëheqëseve të tjera të Të Rejave dhe presidencave të klasave.
-
Të këshillohet me të rejat rreth sfidave që nuk kërkojnë ndërhyrjen e peshkopit ose nuk përfshijnë keqtrajtim (shihni te 32.3, 31.3.1 dhe 38.6.2).
11.3.4
Presidenca e Klasës dhe Sekretarja
11.3.4.1
Thirrja, Mbështetja dhe Veçimi
Secila klasë e Të Rejave duhet të ketë një presidencë klase.
Një anëtar i peshkopatës e thërret një të re për të shërbyer si presidente e një klase. Kur ka mjaft të reja që të shërbejnë, ajo me lutje merr parasysh anëtare të klasës për t’i rekomanduar si këshilltare dhe një sekretare.
Pas dhënies së këtyre thirrjeve, një anëtar i peshkopatës ua paraqet të rejat për mbështetje klasës së tyre. Peshkopi ose një këshilltar i caktuar i veçon të rejat.
11.3.4.2
Përgjegjësitë
Presidentet e klasave shërbejnë në këshillin e lagjes për rininë (shihni te 11.3.4.4). Presidencat e klasave gjithashtu kanë përgjegjësitë vijuese:
-
Të udhëheqin përpjekjet e klasës për të marrë pjesë në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te kapitulli 1).
-
Të arrijnë ta njohin dhe t’i shërbejnë secilës së re, përfshirë ato që nuk i frekuentojnë mbledhjet e klasave.
-
Të planifikojnë e të drejtojnë mbledhjet e klasave të së dielës (shihni te 11.2.1.2).
-
Të planifikojnë dhe të kryejnë shërbimin dhe aktivitetet e klasave (shihni te 11.2.1.3).
11.3.4.3
Mbledhja e Presidencës së Klasës
Presidencat e klasave të Të Rejave mblidhen rregullisht. Presidentja e klasës i drejton këto mbledhje. Gjithashtu marrin pjesë udhëheqëset në moshë madhore të Të Rejave që u caktuan për ta përkrahur presidencën e klasës.
11.3.4.4
Këshilli i Lagjes për Rininë
Shihni te 29.2.6 për më shumë informacion rreth këshillit të lagjes për rininë.
11.6
Orientime dhe Rregullore Shtesë
11.6.1
Mbrojtja e Rinisë
Kur personat në moshë madhore po ndërveprojnë me rininë në mjediset e Kishës, duhet të jenë të pranishëm të paktën dy persona të përgjegjshëm në moshë madhore. Mund të jetë e nevojshme të ndërthuren klasat që kjo të bëhet e mundur.
Të gjithë personat në moshë madhore që punojnë me rininë, duhet ta kryejnë trajnimin për fëmijët dhe rininë brenda një muaji nga dita e mbështetjes (ProtectingChildren.ChurchofJesusChrist.org).