“30. Thirrjet në Kishë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“30. Thirrjet në Kishë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
30.
Thirrjet në Kishë
30.0
Parathënia
Thirrjet u japin anëtarëve mundësi që të ndiejnë gëzimin kur i shërbejnë Perëndisë nëpërmjet shërbimit ndaj fëmijëve të Tij (shihni te Mosia 2:17). Thirrjet gjithashtu i ndihmojnë anëtarët ta rritin besimin e tyre dhe t’i afrohen më pranë Zotit.
Nuk është e përshtatshme që të aspirohet për thirrje të veçanta në Kishë (shihni te Marku 10:42–45; Doktrina e Besëlidhje 121:34–37). Anëtarët as nuk “avancojnë” nga një thirrje tek tjetra. Shërbimi me besnikëri në një thirrje është më i rëndësishëm sesa cila është thirrja. Zoti e nderon përkushtimin e të gjithë atyre që shërbejnë në Kishën e Tij.
30.1
Përcaktimi se Kush të Thirret
30.1.1
Orientime të Përgjithshme
Ata që shërbejnë në Kishë, thirren nga Perëndia (shihni te Hebrenjve 5:4; Nenet e Besimit 1:5). Udhëheqësit kërkojnë udhërrëfimin e Shpirtit për të përcaktuar se kë të thërrasin (shihni edhe te 4.2.6). Ata marrin parasysh edhe:
-
Denjësinë e anëtarit/es (siç përcaktohet në një intervistë).
-
Dhuntitë dhe aftësitë që ka ose që mund të zhvillojë anëtari/ja për t’i bekuar të tjerët.
-
Rrethanat vetjake të anëtarit/es, përfshirë shëndetin dhe punën e tij apo të saj.
-
Ndikimin që mund të ketë thirrja mbi martesën dhe familjen e anëtarit/es.
Anëtarët bekohen për sakrificat që bëjnë për të shërbyer në Kishë. Megjithatë, një thirrje nuk duhet t’u vërë ngarkesa të panevojshme individëve dhe familjeve. Po ashtu, thirrjet as nuk duhet ta bëjnë të vështirë që anëtarët t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre të punësimit.
Përgjithësisht, secili anëtar thirret për të shërbyer vetëm në një thirrje, përveç të qenit një vëlla ose motër shërbestare.
Kur një anëtari/eje të martuar i ofrohet një thirrje, udhëheqësit sigurohen që bashkëshortja/i të jetë në dijeni dhe përkrahës për thirrjen. Përpara se një të riu ose të reje t’i ofrohet një thirrje, udhëheqësit marrin miratimin nga një prind ose një kujdestar.
Përpara se të ofrohet një thirrje, peshkopi e shqyrton me kujdes dokumentin e anëtarësisë së personit për të verifikuar që nuk përmban ndonjë shënim shpjegues apo kufizime formale të anëtarësisë.
30.1.2
Thirrjet për Anëtarët e Rinj
Mundësitë për të shërbyer i ndihmojnë anëtarët të rriten shpirtërisht.
Udhëheqësit e lagjeve u japin anëtarëve të rinj mundësitë që të shërbejnë shpejt pasi të pagëzohen dhe konfirmohen.
30.1.3
Thirrjet për Ata që Nuk Janë Anëtarë
Njerëzit që nuk janë anëtarë të Kishës, mund të thirren në disa pozicione, të tilla si organist/e, drejtues/e muzike ose një thirrje për të ndihmuar në planifikimin e aktiviteteve. Megjithatë, nuk duhet të thirren si mësues/e, anëtarë të presidencave të kuorumeve ose anëtar/e të presidencës së organizatave, apo si udhëheqës/e të muzikës në Fillore.
30.1.4
Konfidencialiteti
Thirrjet dhe lirimet janë të shenjta. Për shkak të kësaj, udhëheqësit e mbajnë konfidencial informacionin për thirrjet dhe lirimet e propozuara.
30.1.5
Rekomandimet dhe Miratimet për Thirrjet
Tabela e Thirrjeve tregon se kush mund të bëjë rekomandime për secilën thirrje dhe kush e jep miratimin (shihni te 30.8).
Peshkopët dhe presidentët e kunjeve e shqyrtojnë me kujdes secilin rekomandim, duke vlerësuar faktin që është bërë me lutje. Peshkopata ose presidenca e kunjit ka përgjegjësinë përfundimtare për të marrë frymëzimin se kë të thërrasë.
30.2
Ofrimi i një Thirrjeje
Marrja e një thirrjeje për të shërbyer duhet të jetë një përvojë kuptimplote shpirtërore për një anëtar.
Kur një udhëheqës e ofron një thirrje, ai shpjegon se ajo ka ardhur nga Zoti.
Udhëheqësi gjithashtu mund:
-
Të shpjegojë qëllimin, rëndësinë dhe përgjegjësitë e thirrjes.
-
Ta nxitë anëtarin të kërkojë Shpirtin e Zotit në përmbushjen e thirrjes.
-
Të dëshmojë se Zoti do ta ndihmojë anëtarin dhe do ta bekojë atë për shërbimin me besnikëri.
-
T’i thotë anëtarit se kush do t’i japë trajnim dhe përkrahje për thirrjen.
-
Ta informojë anëtarin për çfarëdo mbledhje ku duhet të marrë pjesë dhe çfarëdo burimi që është në dispozicion.
30.3
Mbështetja e Anëtarëve në Thirrje
Ata që thirren në shumicën e pozicioneve në Kishë, duhet të paraqiten për mbështetje përpara se të fillojnë shërbimin (shihni te Doktrina e Besëlidhje 28:13; 42:11).
Personi që e drejton mbështetjen, së pari njofton se kush u lirua nga pozicioni (nëse gjen zbatim). Ai i fton anëtarët të japin një shprehje falënderimi për shërbimin e personit (shihni te 30.6).
Kur paraqitet një person për votën mbështetëse, një udhëheqës i autorizuar i priftërisë e fton atë që të ngrihet në këmbë. Udhëheqësi mund të përdorë fjalë si ato që vijojnë:
“[Emri] është thirrur si [pozicioni]. Ata që janë dakord ta mbështetin [atë], mund ta tregojnë këtë duke ngritur dorën lart. [Ndalon shkurtimisht.] Ata që janë kundër, nëse ka, gjithashtu mund ta tregojnë atë. [Ndalon shkurtimisht.]”
Nëse një anëtar me status të mirë e kundërshton thirrjen, udhëheqësi kryesues ose një udhëheqës tjetër i caktuar i priftërisë takohet me të privatisht pas mbledhjes.
30.4
Veçimi i Anëtarëve që të Shërbejnë në Thirrjet
Për më shumë informacion, shihni te 18.11.
30.6
Lirimi i Anëtarëve nga Thirrjet
Kur lirohet një president ose peshkop, automatikisht lirohen edhe këshilltarët e tij ose të saj.
Ofrimi i lirimit është një mundësi e rëndësishme që një udhëheqës të shprehë mirënjohje dhe ta dallojë dorën e Perëndisë në shërbimin e anëtarit. Udhëheqësi takohet personalisht me anëtarin për ta informuar atë për lirimin para se lirimi të njoftohet publikisht. Vetëm ata që kanë nevojë ta dinë, informohen për lirimin përpara se të njoftohet.
Një udhëheqës i autorizuar i priftërisë lajmëron lirimin në të njëjtin mjedis ku personi u mbështet. Udhëheqësi mund të përdorë fjalë si ato që vijojnë:
“[Emri] është liruar si [pozicioni]. Ata që dëshirojnë të shprehin falënderime për shërbimin [e tij ose të saj], mund ta tregojnë duke ngritur dorën lart.”
Udhëheqësi nuk pyet nëse ndonjëri ka kundërshtim.
30.8
Tabela e Thirrjeve
30.8.1
|
Thirrja |
Rekomanduar nga |
Miratuar nga |
Mbështetur nga |
Thirrur dhe veçuar nga |
|---|---|---|---|---|
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenca e kunjit, duke përdorur sistemin BUN [LCR] | Miratuar nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit pasi merr miratimin nga Presidenca e Parë |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopi | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenca e kunjit (në këshillim me peshkopin) | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit |
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenti i kuorumit (në këshillim me peshkopin) | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose një këshilltar i caktuar apo një këshilltar i lartë i caktuar |
Thirrja Thirrje të tjera në kuorumin e pleqve | Rekomanduar nga Presidenca e kuorumit | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e kuorumit | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kuorumit ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja Presidentët/et e organizatave të lagjes | Rekomanduar nga Peshkopata | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi |
Thirrja Këshilltarë në presidencat e organizatave në lagje | Rekomanduar nga Presidenti ose presidentja e organizatës | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja Thirrje të tjera për Shoqatën e Ndihmës, Të Rejat, Filloren dhe Shkollën e së Dielës në lagje | Rekomanduar nga Presidenca e organizatës | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata (në këshillim me presidentin e kuorumit të pleqve dhe presidenten e Shoqatës së Ndihmës) | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata ose presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata (në këshillim me presidentin e kuorumit të pleqve dhe presidenten e Shoqatës së Ndihmës) | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopi (si presidenti i kuorumit të priftërinjve) | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e kuorumit | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e kuorumit | Thirrur dhe veçuar nga Thirren nga peshkopi ose një këshilltar i caktuar; veçohen nga peshkopi |
Thirrja Këshilltarë në presidencat e kuorumeve të mësuesve dhe dhjakëve, si dhe sekretarët e kuorumeve | Rekomanduar nga Presidenti i kuorumit | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e kuorumit | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja | Rekomanduar nga Peshkopata (në këshillim me presidencën e Të Rejave) | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtaret e klasave | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja Këshilltare në presidencat e klasave të Të Rejave dhe sekretaret e klasave | Rekomanduar nga Presidentja e klasës | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtaret e klasave | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja Interpretues nëse nevojiten | Rekomanduar nga Peshkopata | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
Thirrja Thirrje të tjera në lagje | Rekomanduar nga Peshkopata | Miratuar nga Peshkopata | Mbështetur nga Anëtarët e lagjes | Thirrur dhe veçuar nga Peshkopi ose një këshilltar i caktuar |
30.8.2
|
Thirrja |
Rekomanduar nga |
Miratuar nga |
Mbështetur nga |
Thirrur dhe veçuar nga | ||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenca e kunjit, misionit ose distriktit | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit | Mbështetur nga Anëtarët e degës | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose misionit (ose presidenti i distriktit nëse caktohet) | ||||||||||||
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenti i degës | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit) | Mbështetur nga Anëtarët e degës | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit, misionit apo distriktit ose një këshilltar i caktuar | ||||||||||||
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenca e degës | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit) | Mbështetur nga Anëtarët e degës | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose një këshilltar i tij apo një këshilltar i lartë i caktuar (për degët në kunje); presidenti i distriktit ose një udhëheqës i priftërisë që e cakton ai (për degët në misione) | ||||||||||||
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenca e kunjit, distriktit ose misionit (në këshillimin me presidentin e degës) | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit) | Mbështetur nga Anëtarët e degës | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose misionit (ose presidenti i distriktit nëse caktohet) | ||||||||||||
Thirrja | Rekomanduar nga Presidenti i kuorumit (në këshillim me presidentin e degës) | Miratuar nga Presidenca e kunjit dhe këshilli i lartë ose presidenca e misionit (ose, kur autorizohet nga presidenti i misionit, presidenca e distriktit) | Mbështetur nga Anëtarët e degës | Thirrur dhe veçuar nga Presidenti i kunjit ose misionit ose një këshilltar i tij apo një këshilltar i lartë i caktuar (ose, presidenti i distriktit apo një udhëheqës tjetër i priftërisë, nëse caktohet) | ||||||||||||
Thirrja Thirrje të tjera në degë | Rekomanduar nga Shihni te 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje. | Miratuar nga Shihni te 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje. | Mbështetur nga Shihni te 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje. | Thirrur dhe veçuar nga Shihni te 30.8.1, duke përdorur frazën president dege në vend të fjalës peshkop dhe degë në vend të lagje. | ||||||||||||