“29. Mbledhjet në Kishë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“29. Mbledhjet në Kishë”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
29.
Mbledhjet në Kishë
29.0
Parathënia
Shenjtorët e ditëve të mëvonshme mblidhen së bashku për të adhuruar, për ta lartësuar njëri‑tjetrin, për ta dhënë mësim dhe për ta mësuar ungjillin (shihni tek Alma 6:6; Moroni 6:5–6). Shpëtimtari premtoi: “Kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre” (Mateu 18:20). Mbledhja së bashku është një mënyrë se si zemrat tona mund të jenë “të thurura në bashkim dhe në dashuri” (Mosia 18:21).
Megjithatë, zhvillimi i një mbledhjeje nuk duhet ta zëvendësojë kurrë shërbimin dhe dhënien e shërbesës siç e dha Jezu Krishti.
29.1
Planifikimi dhe Drejtimi i Mbledhjeve
Udhëheqësit i planifikojnë dhe i drejtojnë mbledhjet “siç udhëhiqen nga Fryma e Shenjtë, sipas urdhërimeve dhe zbulesave të Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 20:45; shihni edhe te Moroni 6:9; Doktrina e Besëlidhje 46:2). Ata kërkojnë mënyra se si ta ftojnë ndikimin e Shpirtit në mbledhjet e tyre.
Udhëheqësit sigurohen që numri dhe kohëzgjatja e mbledhjeve të mos krijojë ngarkesa për anëtarët ose familjet e tyre.
29.2
Mbledhjet e Lagjes
29.2.1
Mbledhja e Sakramentit
29.2.1.1
Planifikimi i Mbledhjes së Sakramentit
Peshkopata e planifikon dhe e drejton mbledhjen e sakramentit. Ajo sigurohet që përqendrimi i mbledhjes të jetë te sakramenti dhe ndërtimi i besimit te Jezu Krishti.
Mbledhja e sakramentit zgjat një orë. Ajo mund të përfshijë sa vijojnë:
-
Muzikën prelud (shihni te 19.3.2 për orientimet).
-
Përshëndetjen dhe mirëseardhjen.
-
Fjalët e falënderimit për autoritetet kryesuese ose udhëheqës të tjerë që janë të pranishëm.
-
Lajmërimet. Këto duhet të mbahen në minimum.
-
Punët e lagjes dhe të kunjit, të tilla si ato që vijojnë:
-
Vënien e emrit dhe bekimin e fëmijëve (shihni te 18.6). Kjo zakonisht bëhet në mbledhjen e agjërimit dhe të dëshmive (shihni te 29.2.2).
-
Konfirmimin e të kthyerve të rinj në besim (shihni te 18.8).
-
Himnin e sakramentit dhe administrimin e sakramentit. Sakramenti është përqendrimi kryesor i mbledhjes. Kjo ordinancë është një mundësi që anëtarët t’i drejtojnë mendimet e tyre te Shpëtimtari dhe flijimi i Tij shlyes.
Për më shumë rreth përgatitjes, bekimit dhe shpërndarjes së sakramentit, shihni te 18.9.
-
Mesazhet e ungjillit dhe të kënduarit si bashkësi ose ndonjë muzikë tjetër.
-
Himnin dhe lutjen e mbylljes.
-
Muzikën pas mbylljes.
29.2.1.4
Përzgjedhja e Folësve
Peshkopata përzgjedh folësit për mbledhjen e sakramentit. Më shpesh ata ftojnë anëtarë të lagjes, përfshirë të rinj, të reja e fëmijë.
Folësit japin dëshmi për Jezu Krishtin dhe japin mësim ungjillin e Tij duke përdorur shkrimet e shenjta (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:12; 52:9).
29.2.2
Mbledhja e Agjërimit dhe Dëshmive
Në një mbledhje agjërimi dhe dëshmish, nuk ka folës të caktuar ose përzgjedhje të veçanta muzikore. Në vend të kësaj, personi që drejton, jep një dëshmi të shkurtër. Më pas ai i fton anëtarët e bashkësisë të japin dëshmitë e tyre. Të japësh dëshmi do të thotë të shpallësh të vërteta të ungjillit siç frymëzohesh nga Fryma e Shenjtë.
29.2.3
Konferenca e Lagjes
29.2.4
Mbledhja e Peshkopatës
Çështjet për t’u marrë parasysh mund të përfshijnë:
-
Bashkërendimin e kryerjes së veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit në lagje.
-
Forcimin e individëve dhe familjeve në lagje – veçanërisht të rinjve, të rejave dhe fëmijëve.
-
Përcaktimin e anëtarëve që mund të përgatiten për të marrë ordinancat, përfshirë shugurimet në priftëri.
-
Përcaktimin e anëtarëve për t’i thirrur nëpër pozicione në lagje.
29.2.5
Mbledhja e Këshillit të Lagjes
Peshkopi i planifikon, kryeson dhe i drejton mbledhjet e këshillit të lagjes. Këshilli nuk merr vendime madhore pa peshkopin.
Udhëheqësit e organizatave të lagjes marrin pjesë në mbledhjet e këshillit të lagjes në dy role:
-
Si anëtarë të këshillit të lagjes që ndihmojnë për t’i bekuar të gjithë anëtarët e lagjes.
-
Si përfaqësues të organizatave të tyre.
Kur takohen së bashku, anëtarët e këshillit të lagjes diskutojnë çështje që do të përfitonin nga përpjekjet e bashkuara të të gjithë këshillit. Secili anëtar i këshillit inkurajohet që të japë mendimet dhe frymëzimin e vet në lidhje me këto çështje.
Mbledhjet e këshillit të lagjes zakonisht nuk zgjatin më shumë se një orë. Ato fillojnë me një lutje dhe një raportim të shkurtër për detyrat e caktuara nga mbledhjet e mëparshme. Peshkopi u jep përparësi çështjeve që janë më të nevojshme për të bekuar individët dhe familjet.
-
Të jetuarit të ungjillit të Jezu Krishtit. Të ndihmojë të gjithë anëtarët që të ndërtojnë besim, të marrin ordinanca shpëtuese dhe të mbajnë besëlidhjet e tyre.
-
Përkujdesjes për njerëzit nevojtarë. Të ofrojë burime dhe zotësi për të bekuar individët, familjet dhe komunitetin. T’i ndihmojë anëtarët e lagjes që të bëhen të mbështetur te vetja. (Shihni te kapitulli 22.)
-
Ftesës ndaj të gjithë njerëzve që ta pranojnë ungjillin. Të shqyrtojë përparimin e atyre që po mësojnë rreth ungjillit, si dhe të anëtarëve të rinj dhe anëtarëve që po kthehen në aktivitet. Të diskutojë me anëtarët mënyra se si mund ta shpërndajnë ungjillin tek të tjerët. (Shihni te kapitulli 23.)
-
Bashkimit të familjeve për përjetësinë. Të shqyrtojë përparimin e anëtarëve që po përgatiten për të marrë ordinanca në tempull. Të planifikojë mënyra se si të ndihmojë më shumë anëtarë që të kualifikohen për një rekomandim tempulli. Të diskutojë mënyra se si anëtarët mund të marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. (Shihni te kapitulli 25.)
Anëtarët e këshillit duhet ta mbajnë konfidencial cilindo informacion që është privat apo me ndjeshmëri (shihni te 4.4.6).
29.2.6
Mbledhja e Këshillit të Lagjes për Rininë
Përpara çdo mbledhjeje, peshkopi dhe personi që drejton, i rishikojnë pikat që do të diskutohen.
-
Veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit.
-
Nevojat e rinisë në lagje dhe mënyrat se si të trajtohen ato.
-
Përpjekjet për t’u ofruar ndihmë të rinjve dhe të rejave që janë më pak aktive ose anëtarëve të rinj.
-
Aktivitetet, përfshirë mundësitë për t’u shërbyer njerëzve nevojtarë. Shumica e planifikimit bëhet në mbledhjet e presidencës së kuorumit ose presidencës së klasës (shihni te kapitulli 20).
-
Dhënien e shërbesës (shihni te kapitulli 21).
-
Orientimin e presidencave të sapothirrura të kuorumeve dhe presidencave të klasave.
29.2.8
Programet për Mbledhjet e së Dielës
Lagjet përdorin njërin nga programet vijuese dyorëshe për mbledhjet e së dielës.
Plani 1
|
60 minuta |
Mbledhja e sakramentit |
|---|---|
|
10 minuta |
Kalimi për në klasat dhe mbledhjet |
|
50 minuta |
Të gjitha të dielat: Fillorja, përfshirë çerdhen Të dielat e para dhe të treta të muajit: Shkolla e së Dielës Të dielat e dyta dhe të katërta: mbledhjet e kuorumeve të priftërisë, mbledhjet e Shoqatave të Ndihmës dhe mbledhjet e Të Rejave Të dielat e pesta: mbledhjet për rininë dhe personat në moshë madhore. Peshkopata përcakton temën dhe cakton mësuesit. |
Plani 2
|
50 minuta |
Të gjitha të dielat: Fillorja, përfshirë çerdhen Të dielat e para dhe të treta të muajit: Shkolla e së Dielës Të dielat e dyta dhe të katërta: mbledhjet e kuorumeve të priftërisë, mbledhjet e Shoqatave të Ndihmës dhe mbledhjet e Të Rejave Të dielat e pesta: mbledhjet për rininë dhe personat në moshë madhore. Peshkopata përcakton temën dhe cakton mësuesit. |
|---|---|
|
10 minuta |
Kalimi për në mbledhjen e sakramentit |
|
60 minuta |
Mbledhja e sakramentit |
29.3
Mbledhjet e Kunjit
29.3.1
Konferenca e Kunjit
29.3.2
Mbledhja e Përgjithshme e Priftërisë në Kunj
29.3.3
Mbledhja e Udhëheqjes së Priftërisë në Kunj
29.3.4
Mbledhjet e Udhëheqjes së Kunjit
29.3.5
Mbledhja e Presidencës së Kunjit
29.3.6
Mbledhja e Këshillit të Lartë
29.3.7
Mbledhja e Këshillit të Kunjit
29.3.8
Mbledhja e Komitetit të Kunjit të Udhëheqjes së Personave në Moshë Madhore
29.3.9
Mbledhja e Komitetit të Kunjit të Udhëheqjes së Rinisë
29.3.10
Mbledhja e Këshillit të Peshkopëve të Kunjit
29.5
Shërbesat Mortore dhe Shërbesat e Tjera për të Vdekurit
29.5.1
Parime të Përgjithshme
Një qëllim i rëndësishëm i shërbesave të Kishës për të vdekurit është të dëshmohet për planin e shpëtimit, veçanërisht për Shlyerjen dhe Ringjalljen e Shpëtimtarit. Shërbesa të tilla duhet të jenë përvoja dinjitoze dhe shpirtërore.
Udhëheqësit e Kishës nuk duhet të përfshijnë rituale të feve ose grupeve të tjera në shërbesat e Kishës për të vdekurit.
29.5.2
Ofrimi i Ndihmës për Familjen
Si dishepuj të Jezu Krishtit, udhëheqësit dhe anëtarët e Kishës “vajto[jnë] me ata që vajtojnë … dhe … ngushëllo[jnë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:9). Kur një anëtar vdes, peshkopi e viziton familjen për ta ngushëlluar.
Peshkopi ofron ndihmë nga anëtarët e lagjes, përfshirë kuorumin e pleqve dhe Shoqatën e Ndihmës.
29.5.4
Shërbesat Mortore (Ku Është Traditë)
Një ceremoni mortore e drejtuar nga peshkopi, qoftë në një ndërtesë të Kishës ose diku tjetër, është një mbledhje e Kishës dhe një shërbesë fetare. Ajo duhet të jetë një ngjarje shpirtërore.
Ceremonitë mortore duhet të fillojnë në orar. Në përgjithësi ato nuk duhet të zgjatin më shumë se 1 orë e 30 minuta, për respekt ndaj njerëzve që marrin pjesë.
Shërbesat mortore zakonisht nuk zhvillohen të dielave.
29.6
Lutjet në Mbledhjet e Kishës
Lutjet në mbledhjet e Kishës duhet të jenë të shkurtra, të thjeshta dhe të drejtuara nga Shpirti. Cilido anëtar i pagëzuar i Kishës mund të ofrojë një lutje hapjeje ose mbylljeje. Fëmijët që nuk janë të pagëzuar, mund të luten në Fillore.
29.7
Transmetimi nëpërmjet Internetit i Mbledhjeve dhe Zhvillimi i Mbledhjeve Virtualisht
Peshkopi, si përjashtim, mund të autorizojë një transmetim të drejtpërdrejtë të mbledhjeve të sakramentit dhe ceremonive mortore e martesore që zhvillohen në shtëpitë e mbledhjeve.
Transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes së sakramentit nuk duhet të përfshijë administrimin e sakramentit.
Për disa mbledhje, peshkopi ose presidenti i kunjit mund t’i autorizojë anëtarët që nuk mund të frekuentojnë me prani fizike, që ata të marrin pjesë virtualisht. Këto mbledhje mund të përfshijnë:
-
Mbledhjet e udhëheqjes, të tilla si mbledhjet e presidencës ose të këshillit.
-
Mbledhjet e kuorumeve, të Shoqatës së Ndihmës dhe të Të Rejave.
-
Klasat e Shkollës të së Dielës.
-
Klasat e Fillores dhe kohën e të kënduarit.
29.8
Fotografitë dhe Regjistrimet Filmike të Mbledhjeve
Për ta ruajtur shenjtërinë e mbledhjeve të Kishës, askush nuk duhet të bëjë fotografi ose regjistrime filmike të mbledhjeve të sakramentit ose konferencave të kunjit.
Për informacion rreth regjistrimeve të mbledhjeve nëpërmjet internetit, shihni te 29.7.
29.9
Interpretimi për Mbledhjet
Në kunjet ku anëtarët flasin më shumë se një gjuhë amtare, një anëtar i presidencës së kunjit mund të thërrasë një bashkërendues të kunjit për interpretimin. Peshkopi mund të thërrasë interpretues të lagjes.
Për më shumë informacion, shihni te Church Interpretation Training and Best Practices [Trajnimi dhe Praktikat më të Mira për Interpretimin në Kishë] te ChurchofJesusChrist.org.