Manualet dhe Thirrjet
23. Shpërndarja e Ungjillit dhe Forcimi i Anëtarëve të Rinj dhe të Kthyer në Aktivitet


“23. Shpërndarja e Ungjillit dhe Forcimi i Anëtarëve të Rinj dhe të Kthyer në Aktivitet”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“23. Shpërndarja e Ungjillit dhe Forcimi i Anëtarëve të Rinj dhe të Kthyer në Aktivitet”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm.

njerëz duke parë në telefon

23.

Shpërndarja e Ungjillit dhe Forcimi i Anëtarëve të Rinj dhe të Kthyer në Aktivitet

23.0

Parathënia

Ftesa ndaj të gjithë njerëzve që ta pranojnë ungjillin, është pjesë e veprës së Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin (shihni te 1.2 në këtë manual; Mateu 28:19–20). Ajo përfshin:

  • Pjesëmarrjen në punën misionare dhe shërbimin si misionarë.

  • Ndihmën për anëtarët e rinj dhe ata që kthehen në Kishë, që të përparojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve.

23.1

Shpërndajeni Ungjillin

2:33
2:46

23.1.1

Jepni Dashuri

Një mënyrë se si ne e tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë, është kur i duam dhe u shërbejmë fëmijëve të Tij (shihni te Mateu 22:36–39; 25:40). Ne përpiqemi fort të duam dhe të shërbejmë ashtu siç bëri Jezu Krishti. Kjo dashuri na frymëzon t’ua shtrijmë dorën njerëzve të të gjitha feve, racave dhe kulturave (shihni te Veprat e Apostujve 10:34; 2 Nefi 26: 33).

23.1.2

Tregoni

Për shkak se e duam Perëndinë dhe fëmijët e Tij, natyrshëm duam të tregojmë për bekimet që Ai na ka dhënë (shihni te Gjoni 13:34–35) dhe të ndihmojmë për ta mbledhur Izraelin. Ne kërkojmë t’i ndihmojmë njerëzit të ndiejnë gëzimin që ndiejmë vetë ne (shihni tek Alma 36:24). Ne flasim hapur për Shpëtimtarin dhe ndikimin e Tij në jetën tonë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 60:22). Ne i tregojmë këto gjëra në mënyra të zakonshme dhe të natyrshme si pjesë e ndërveprimeve vetjake, në internet dhe në forma të tjera.

23.1.3

Ftoni

Ne lutemi për frymëzim dhe udhërrëfim mbi mënyrën se si t’i ftojmë të tjerët:

  • Të vijnë dhe të shohin bekimet që janë në dispozicion nëpërmjet Jezu Krishtit, ungjillit të Tij dhe Kishës së Tij (shihni te Gjoni 1:37–39, 45–46).

  • Të vijnë dhe t’u shërbejnë njerëzve nevojtarë.

  • Të vijnë dhe t’i përkasin Kishës së rivendosur të Jezu Krishtit.

Shpesh, të ftosh thjesht do të thotë të përfshijmë familjen, miqtë dhe fqinjët tanë në atë që po bëjmë tashmë.

23.2

Forcimi i Anëtarëve të Rinj

Çdo anëtar i ri ka nevojë për miqësi, mundësi për të shërbyer dhe ushqim shpirtëror. Si anëtarë të Kishës, ne u japim anëtarëve të rinj dashurinë dhe përkrahjen tonë (shihni te Mosia 18:8–10) Ne i ndihmojmë që të ndiejnë një ndjesi përkatësie në Kishë. Ne i ndihmojmë që të përparojnë përgjatë shtegut të besëlidhjeve dhe të “kth[ehen] në besim te Zoti” më thellësisht (Alma 23:6).

23.3

Forcimi i Anëtarëve të Kthyer në Aktivitet

Disa anëtarë zgjedhin që të mos marrin më pjesë në Kishë. “Pasi të tillëve”, – tha Shpëtimtari, – “ju duhet të vazhdoni t’u shërbeni; pasi ju nuk e dini në qoftë se ata do të kthehen dhe pendohen dhe vijnë tek unë me qëllim të plotë të zemrës, dhe unë do t’i shëroj; dhe ju do të jeni mjetet që do t’u sjellin shpëtim atyre” (3 Nefi 18:32).

Anëtarët që nuk po marrin pjesë plotësisht, kanë më shumë gjasa të kthehen nëse kanë marrëdhënie të forta me anëtarët e Kishës. Ashtu si anëtarët e rinj, ata kanë nevojë për miqësi, mundësi për të shërbyer dhe ushqim shpirtëror.

23.4

Zhvilloni Mbledhje të Përjavshme të Bashkërendimit

Çdo javë, zhvillohen mbledhje të shkurtra joformale për të bashkërenduar përpjekjet për të shpërndarë ungjillin dhe për të forcuar anëtarët e rinj dhe të kthyer në aktivitet. Nëse thirret një udhëheqës i misionit të lagjes, është ai që i drejton këto mbledhje. Përndryshe i drejton anëtari i presidencës së kuorumit të pleqve që e përmbush këtë rol.

Njerëz të tjerë që ftohen, përfshijnë:

  • Anëtarë/e të caktuar/a të presidencave të Shoqatës së Ndihmës dhe kuorumit të pleqve.

  • Misionarët e lagjes.

  • Një ndihmës në kuorumin e priftërinjve (ose presidenti i kuorumit të mësuesve apo dhjakëve nëse nuk ka priftërinj në lagje).

  • Një anëtare të presidencës së klasës me moshën më të madhe të Të Rejave.

  • Misionarët kohëplotë.

2:9

23.5

Udhëheqësit e Kunjit

23.5.1

Presidenca e Kunjit

Presidenti i kunjit mban çelësat në kunj për shpërndarjen e ungjillit dhe forcimin e anëtarëve të rinj dhe të kthyer në aktivitet. Ai dhe këshilltarët e tij japin drejtimin e përgjithshëm për këto përpjekje.

Zakonisht çdo muaj, presidenti i kunjit takohet me presidentin e misionit për të bashkërenduar përpjekjet ndërmjet udhëheqësve të kunjit dhe lagjeve dhe misionarëve kohëplotë.

23.5.3

Këshilltarët e Lartë

Presidenca e kunjit mund të caktojë këshilltarë të lartë për të udhëzuar dhe përkrahur presidencat e kuorumeve të pleqve dhe udhëheqësit e misioneve të lagjeve. Një ose më shumë këshilltarë të lartë mund të caktohen për t’i udhëhequr këto përpjekje. Sidoqoftë, të gjithë këshilltarët e lartë i kanë këto përgjegjësi për lagjet dhe kuorumet në të cilat janë caktuar.

23.5.4

Presidenca e Shoqatës së Ndihmës të Kunjit

Nën drejtimin e presidentit të kunjit, presidenca e Shoqatës së Ndihmës të kunjit udhëzon dhe përkrah presidencat e Shoqatave të Ndihmës të lagjeve në përgjegjësitë e tyre për shpërndarjen e ungjillit dhe forcimin e anëtarëve të rinj dhe të kthyer në aktivitet.

23.6

Udhëheqësit e Lagjes

23.6.1

Peshkopata

Peshkopata bashkërendohet me presidencat e kuorumeve të pleqve dhe të Shoqatave së Ndihmës ndërsa udhëheqin përpjekjet e lagjes në shpërndarjen e ungjillit dhe forcimin e anëtarëve të rinj dhe të kthyer në aktivitet. Këta udhëheqës këshillohen së bashku rregullisht.

Peshkopata sigurohet që këto përpjekje të diskutohen dhe të bashkërendohen në mbledhjet e këshillit të lagjes dhe mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë.

Peshkopi interviston anëtarët e rinj që janë në moshë të përshtatshme, për një rekomandim tempulli për të kryer pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës (shihni te 26.4.2). Ai gjithashtu interviston vëllezërit në moshën e përshtatshme për të marrë Priftërinë Aarone. Ai zakonisht i kryen këto intervista brenda një jave nga konfirmimi i anëtarit.

23.6.2

Presidencat e Kuorumit të Pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës

Presidencat e kuorumeve të pleqve dhe të Shoqatave të Ndihmës udhëheqin përpjekjet e përditshme të lagjes për të shpërndarë ungjillin dhe për të forcuar anëtarët e rinj dhe ata të kthyer në aktivitet (shihni te 8.2.3 dhe 9.2.3).

Këta udhëheqës kanë përgjegjësitë vijuese:

  • Ndihmojnë për t’i frymëzuar anëtarët që t’i duan fëmijët e Perëndisë, ta shpërndajnë ungjillin dhe t’i ftojnë të tjerët të marrin bekimet e Shpëtimtarit.

  • Caktojnë vëllezër dhe motra shërbestare tek anëtarët e rinj dhe të kthyer në aktivitet (shihni te 21.2.1).

  • Udhëheqin punën e udhëheqësit të misionit të lagjes.

Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës caktojnë një anëtar/e të presidencës për të ndihmuar për udhëheqjen e këtyre përpjekjeve. Anëtarët e këtyre dy presidencave punojnë së bashku. Ata frekuentojnë mbledhjet e bashkërendimit çdo javë (shihni te 23.4).

23.6.3

Udhëheqësi i Misionit i Lagjes

Peshkopata këshillohet me presidentin e kunjit për të përcaktuar nëse duhet thirrur një udhëheqës i misionit i lagjes.

Udhëheqësi i misionit i lagjes duhet të jetë një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke. Nëse nuk thirret një udhëheqës i misionit i lagjes, një anëtar i presidencës së kuorumit të pleqve e përmbush këtë rol.

Udhëheqësi i misionit i lagjes përkrah presidencën e kuorumit të pleqve dhe presidencën e Shoqatës së Ndihmës në përgjegjësitë e tyre misionare. Ai gjithashtu ka përgjegjësitë vijuese:

  • Të bashkërendojë punën e anëtarëve dhe udhëheqësve të lagjes, misionarëve të lagjes dhe misionarëve kohëplotë.

  • Të udhëheqë mbledhjet e bashkërendimit çdo javë (shihni te 23.4).

23.6.4

Misionarët e Lagjes

Misionarët e lagjes i ndihmojnë anëtarët e lagjes të përjetojnë gëzimin e shpërndarjes së ungjillit siç përshkruhet te 23.1. Ata shërbejnë nën drejtimin e udhëheqësit të misionit të lagjes ose anëtarit të presidencës së kuorumit të pleqve që e përmbush këtë rol.

23.6.5

Këshilli i Lagjes dhe Këshilli i Lagjes për Rininë

Shpërndarja e ungjillit dhe forcimi i anëtarëve të rinj dhe atyre të kthyer në aktivitet duhet të diskutohen rregullisht në mbledhjet e këshillit të lagjes. Peshkopi mund ta ftojë udhëheqësin e misionit të lagjes që të frekuentojë mbledhjet e këshillit të lagjes.

Burime si ato që vijojnë mund të ndihmojnë në këto diskutime:

Këshilli i lagjes për rininë u kushton vëmendje të veçantë: 1) të rinjve e të rejave që janë anëtarë të rinj ose anëtarë që po kthehen në aktivitet dhe 2) të rinjve dhe të rejave që po marrin mësime nga misionarët.