“21. Dhënia e Shërbesës”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).
“21. Dhënia e Shërbesës”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm
21.
Dhënia e Shërbesës
21.0
Parathënia
Të japësh shërbesë do të thotë t’u shërbesh të tjerëve ashtu siç bëri Shpëtimtari (shihni te Mateu 20:26–28).
Zoti do që të gjithë anëtarët e Kishës së Tij të marrin kujdes të tillë. Për këtë arsye, mbajtësit e priftërisë caktohen si vëllezër shërbestarë për çdo vatër familjare anëtarësh. Motrat shërbestare i caktohen çdo motre në moshë madhore.
21.1
Përgjegjësitë e Motrave Shërbestare dhe Vëllezërve Shërbestarë
Motrat shërbestare dhe vëllezërit shërbestarë kanë përgjegjësitë vijuese për individët dhe familjet që u caktohen atyre:
-
T’i ndihmojnë ta forcojnë besimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
-
T’i ndihmojnë që të përgatiten për të bërë e për t’i mbajtur besëlidhjet e shenjta me Perëndinë kur marrin ordinancat.
-
Të dallojnë nevojat dhe të japin dashuri, përkujdesje dhe shërbim si të Krishtit.
-
T’i ndihmojnë ata të bëhen të mbështetur te vetja shpirtërisht dhe materialisht.
21.2
Organizimi i Dhënies së Shërbesës
21.2.1
Caktimi i Detyrave
Presidencat e kuorumit të pleqve dhe të Shoqatës së Ndihmës i shqyrtojnë plot lutje detyrat për vëllezërit dhe motrat shërbestare. Ata zakonisht caktojnë dy vëllezër ose dy motra si dyshe shoqëruese. Kërkojnë miratimin e peshkopit për dyshet dhe caktimet për dhënien e shërbesës.
Një çift i martuar mund të caktohet për t’i dhënë shërbesë bashkërisht një individi apo familjeje.
Vëllezërit dhe motrat shërbestare nuk thirren, mbështeten apo veçohen.
21.2.2
Caktimet për Dhënien e Shërbesës për Të Rinjtë e Të Rejat
Një e re mund të shërbejë si një shoqëruese shërbestare ndaj një motre në Shoqatën e Ndihmës kur e reja është e gatshme dhe në gjendje ta bëjë këtë. Ajo mund të fillojë të shërbejë vitin që mbush 14 vjeçe.
Një i ri shërben si shoqërues shërbestar për një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke kur shugurohet në detyrën e mësuesit ose të priftit.
21.3
Intervistat për Dhënien e Shërbesës
Presidenti i kuorumit të pleqve dhe këshilltarët e tij intervistojnë vëllezërit shërbestarë. Presidentja e Shoqatës së Ndihmës dhe këshilltaret e saj intervistojnë motrat shërbestare.
Këto intervista zhvillohen të paktën një herë në çdo tremujor.
Qëllimet e tyre janë që:
-
Të këshillohen mbi pikat e forta, nevojat dhe sfidat e individëve dhe familjeve të caktuara.
-
Të diskutojnë për mënyrat se si t’i ndihmojnë personat që të përgatiten për të marrë ordinancat nëse nevojitet.
-
Të marrin në shqyrtim se si mund të japin ndihmë kuorumi i pleqve, Shoqata e Ndihmës, këshilli i lagjes dhe të tjerë.
-
T’u japin mësim dhe t’i nxitin vëllezërit dhe motrat shërbestare.
21.4
Bashkërendimi i Përpjekjeve për Dhënien e Shërbesës
Presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve takohen së bashku të paktën një herë në tre muaj. Ata shqyrtojnë atë që kanë mësuar në intervistat për dhënien e shërbesës (shihni te 21.3). Ata gjithashtu bashkërendojnë caktimet për dhënien e shërbesës.
Në njësitë me pak anëtarë aktivë, presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve mund të vendosin të mos caktojnë si motra shërbestare ashtu edhe vëllezër shërbestarë për disa anëtarë.